Përdorimi i foljes përgatit

 

 

IMG_E1302Përdorimi i foljes përgatit

 

        Shumë fjalë në gjuhën shqipe janë formuar me parashtesën “për-“ si:

përdor, (parashtesa për +dor(ë)(parashtesë+emër)

përlesh,     -//-   për+lesh                    -//-      -//-       -//-

përgënjeshtroj,-//-për+gënjesht(ë)r+o(j)(parashtesë+emër+prapashtesë

përfundoj,    -//- për+fund+o(j)    -//-      -//-       -//-      -//-      -//-

përcaktoj,    -//- për+cak+o(j)         -//-     -//-      -//-      -//-       -//-

përqafoj    -//-    për+qaf(ë) +o(j)     -//-       -//-     -//-     -//-    -//-

përhap,(    -//-        për +hap)(  -//-           +folje)

përplas,     -//-         -//- +plas(       -//-         -//-)

përpunoj,     -//-      -//- +punoj      -//-        -//-)

përsërit,    -//-     -//- +sërit       -//-         -//-)

përmirësoj,   -//-    -//-+mirë +so  -//- +ndajfolje+prapashtesë)

përparoj,   -//-      -//- +par(a)+o(j) -//-   -//-        -//-         -//-)

përqëndroj, -//-    -//- +qëndroj   -//-     -//-       -//-      -//-

përlyej,     -//-    -//-  +lyej        -//-        -//-           -//-       -//-

përlaj,    -//-     -//- +laj       -//-          -//-            -//-          -//-

përthaj,   -//-     -//-+thaj    -//-       -//-        -//-             -//-

përndjek,     -//-     -//-  +ndjek -//-        -//-         -//-         -//-

përqesh,     -//-       -//- +qesh   -//-      -//-      -//-          -//-

përçaj,      -//-     -//-   +çaj        -//-       -//-        -//-         -//-

(sh)përndaj, parashtesa sh+parashtesa për+ndaj(parashtesë+parashtesë+folje)

(sh)përlaj,   -//-            -//-      -//-       për +laj -//-     -//-             -//-        -//-

e shumë të tjera që vetë lexuesi mund t’i kërkjojë e mund t’i gjejë vetë në mënyrë të pavarur, në se bëhet kureshtar dhe kërkues, por asnjëra prej tyre nuk ka krijuar konfuzion në përdorim sa ka krijuar folja përgatit që shumë herë është përdorur nga shumë njerëz në formën “pregatit” që është formë e gabuar.

Është e gabuar për vetë faktin se kjo fjalë vjen në gjuhën shqipe e prejardhur nga fjala “gatit” me parashtesën “për” dhe jo “pre” pasi në gjuhen shqipe nuk ekziston një parashtesë e tillë. Pra, nuk mund të thuhet:

“Unë i kam pregatitur mirë detyrat e shtëpisë.” apo

“Po pregatitem për pushimet e verës.”

Sigurisht, duhet thënë:

“Unë i kam përgatitur mirë detyrat e shtëpisë.” si dhe

“Po përgatitem për pushimet e verës.”

Mendo sikur foljet e tjera të përmendura më lart sikur ta ndryshonim parashtesën “për-“ “pre-“ si do të dukeshin në përdorimin e tyre në të folur. P.sh.

predor në vend të përdor,

apo prehap në vend të përhap,

preplas në vend të përplas,

prepunoj në vend të përpunoj,

presërit në vend të përsërit,

premirësoj në vend të përmirësoj,

preparoj(mos të krijohet konfuzion me fjalën “preparat”) në vend të përparoj,

pregënjeshtroj në vend të përgënjeshtroj,

prefundoj në vend të përfundoj,

preqëndroj në vend të përqëndroj,

precaktoj në vend të përcaktoj,

prelyej në vend të përlyej,

prelaj në vend të përlaj,

prethaj në vend të përthaj,

(sh)prelaj në vend të shpërlaj,

(sh)prendaj në vend të shpërndaj,

prendjek në vend të përndjek,

prelesh në vend të përlesh,

preqesh në vend të përqesh,

preçaj në vend të përçaj,

preqafoj në vend të përqafoj,

prevesh në vend të përvesh etj. që nuk kanë asnjë kuptim të përdorura në këtë mënyrë dhe aq më tepër na vijnë aq shumë bajate në veshët tanë sa nuk thuhet. Kështu duhat të ishte edhe me derivatin e foljes gatit që është “përgatit” e do të ishte e pakuptimtë sa edhe format e tjera që sapo paraqita më sipër forma “pregatit”. Në fakt, është përdorur aq dendur dhe aq gjërë nga shtresat e ndryshme të popullsisë sa që duket më bukur kur thuhet “pregatit” se sa “përgatit” që është forma më e rregullt dhe më logjike e njëkohësisht edhe më normative.

      Kur e dëgjojmë formën “pregatit” në vend të formës “përgatit” nuk na duket ndonjë gabim i madh, madje, gati gati na duket më e drejtë forma “pregatit” se sa forma normative. Megjithatë, kjo nuk përbën aspak arsye të përdoret pa ndonjë kompleksim tek dëgjuesit. Në të vërtetë nuk përbën ndonjë kompleksitet aq të madh sa bëjnë format e tjera të paraqitur më sipër me foljet e tjera me parashtesën”pre-“, ashtu siç e pamë edhe më sipër, pasi, siç thamë, është përdorur dendur dhe mjaft gjatë ashtu dhe nuk duket jashtë norme. Le të krahasojmë dy shembuj nga dy folje të prejardhura me “për” dhe të deformuara këtë parashtesë në “pre”:

“Unë i prevesha mëngët në punë dhe ia dola ta prefundoj punën në një kohë rekord.”

“E pregatita mirë e mirë vendin e punës dhe iu futa me forca të pretërira.”

Siç shihet në të gjitha rastet e tjera, përveçse në rastin”pregatit” shprehjet:

“prevesha”, “prefundoj”, “të pretërira” na e vrasin mjaft keqas veshin. Këtu ndokush mund të thotë: Mirë “prevesh”, “prefundoj”, po ç’hyn këtu përdorimi i fjalës “të pretërira”? Sigurisht, “të përtërira” është mbiemër, por ama, mbiemër që vjen nga folja “përtërij”.

Në fakt kështu duhej të na e vriste veshin edhe folja “pregatit” sikur gabimisht të mos ishte përdorur aq dendur e ngulitur gati në normë. Mua dhe kujtdo që është mësuar ta përdorë drejt fjalën “përgatit” në formën normative na duket mjaft bajate kur e dëgjojmë në formën”pregatit”, por jo shumicës dhe kjo duhet pranuar.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s