Përdorimi i mbiemrit i(e)madh(e)

Picture 069.jpg

Përdorimi i mbiemrit i(e)madh(e)

 

Po ta shikojmë shkarazi në përdorimin e përditshëm nga përdoruesit e zakonshëm të gjuhës shqipe në pamje të parë nuk bie shumë në sy ndonjë keqpërdorim i dukshëm. Në fakt, ashtu është kur përdoret në numrin njëjës, por kam mjaft vërejtje kur poërdoret në numrin shumës, sidomos për gjininë femërore.

Shpesh herë më ka ndodhur rasti të dëgjoj në televizor gazetar, por edhe njerëz të ndryshëm që kanë një formim mjaft të admirueshëm arsimor dhe kulturor që mbiemrin i(e) madh(e) në numrin shumës, sidomos në gjininë femërore ta shprehin në mënyrë të gabuar dhe këtë dukuri po e trajtoj më poshtë si vijon:

Në numrin njëjës bën: mal i madh, fushë e madhe, apo qytet i madh, lagje e madhe. Këtu s’ka asnjë përdorim të gabuar.

Në numrin shumës këta raste dalin: male të mëdha, fusha të mëdha, qytete të mëdha, lagje të mëdha.

Pra pa asnjë ndryshim. Natyrshëm vjen pyetja:

Pse njësoj kur mal, qytet janë në gjininë mashkullore dhe fushë, lagje janë në gjininë femërore?

Po, e drejtë pyetja, por duhet ditur se disa emra të gjinisë mashkullore në numrin shumës e ndryshojnë gjininë nga mashkullorefemërore dhe janë pikërisht rasti i emrave të mësipërm.

Le të shohim rastin e emrave që nuk e ndryshojnë gjininë:

gur i madh gurë të mëdhenj,

njeri i madh, njerëz të mëdhenj,

dhe jo gurë të mëdha,

njerëz të mëdha.

Po të përdoreshin në rastin e fundit, do të dukeshin mjaft qesharake.

Mirë, deri këtu jemi në rregull. Askush nuk i përdor në atë formë besoj dhe shpresoj. Të paktën nuk i kam dëgjuar ndonjëherë të shqiptuar në atë formë bajate dhe aspak standarde e shqipes në secilin dialekt. Atëherë ku qëndron thelbi i sugjerimeve të mia? Në jo pak raste kam dëgjuar të shprehen në formën:

male të mëdhaja dhe më keq akoma, ka raste që del edhe me variantin mëdhana në mënyrë krejt të gabuar, gjithashtu.

fusha të mëdhaja(mëdhana),

qytete të mëdhaja(mëdhana),

lagje të mëdhaja(mëdhana

që janë forma të gabuara dhe të papranueshme. Prapashtesa –ja është e tepërt. Krahaso:

“vajzë e mirë”, “vajzë e bukur”,

“vajza të mira” me “vajza të miraja”,

“vajza të bukura” me “vajza të bukuraja”.

A do të ishte e pranueshme forma e dytë “miraja” apo “bukuraja” duke shtuar pas mira apo bukura një –ja të panevojshme. Ose po të themi:

“mollë e ëmbël” e në shumës të themi:

“mollë të ëmblaja”, në vend të “mollë të ëmbla”.

Në se “ëmblaja” është e gabuar edhe “mëdhaja”(mëdhana), padyshim është e gabuar dhe këtu nuk kemi asnjë lloj përjashtimi apo rasti të veçantë e nuk mund të trajtohet si i tillë.

Megjithatë, unë e kam dëgjuar aq dendur, sa më vjen të mendoj se tashmë po bëhet normë, apo më mirë të them se po bëhet dalëngadalë një perjashtim i normës pkërisht për mbiemrin i(e) madh(e)  –të mëdha(ja)/(na)

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s