Disa vërejtje rreth përdorimit të “u”

 

 

 

  Disa vërejtje rreth përdorimit të “u”

 

    A-IMG_1252  Tingulli “u” në gjuhën shqipe ka disa përdorime:

është një nga shtatë zanoret që ka gjuha jonë dhe shërben për të formuar rrokje vetëm apo në diftongje;

shërben si mbaresë tek trajta e shquar e disa emrave që mbarojnë në “k”,”h”,”g” si:

shok-shoku, flok-floku, dok-doku, park-parku, qark-qarku,hark-harku,Mark-Marku, Sadik-Sadiku,

trung-trungu, shtog-shtogu,shelg-shelgu, log-logu, lug-lugu, zog-zogu, breg-bregu,burg-burgu,

ah-ahu, rrah-rrahu,shah-shahu,krah-krahu e tj., si dhe tek disa emra të gjinisë mashkullore kur përfundojnë me zanore të theksuar si:

gjeni-gjeniu, komshi-komshiu, shakaxhi-shakaxhiu, batakçi-batakçiu, kumarxhi-kumarxhiu,dai-daiu, dyqanxhi-dyqanxhiu, bari-bariu, Ndre-Ndreu, ka-kau, muze-muzeu, por

kufi-kufiri,dre-dreri, zotëri-zotëria e jo:

kufiu, dreu, zotëriu, e tj.

Nganjëherë dëgjohet përdorimi i gabuar tek fjala “zotëri-zotëriu e dikujt i duket si normative përdorimi i tillë, por nuk është e tillë, në fakt. Këtu duhet pasur kujdes, pasi shpesh dëgjohet përdorim i gabuar tek fjala “fëmijë-fëmija“, por forma e gabuar e përdorur shpesh është:

fëmijë-fëmiu“.

Siç vërehet, emri “fëmijë“, ndonse të jep përshtypjen dhe shpesh shqiptohet gabimisht “fëmi“, përsëri nuk përfundon me një zanore të theksuar “i“, por me “” e nuk mund të dalë me formën “fëmiu” që është formë e gabuar;

është trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore si:

atyre u” p.sh.

Pasi i futën nxënësit në klasë u dhanë temën e hartimit dhe ata iu futën punës.

Kujt (u) dhanë temën e hartimit? Atyre “u“.;

përdoret si pjesës e formës psore e foljeve në të kryerën e thjeshtë të dëftores si:

mësoj -mësova –u mësova, apo mëson-mësove(mësoi) –u mësove(mësua), u mësuam(mësuat, mësuan”.

Kështu mund të japim mjaft shembuj përdorimi foljesh të ndryshme si dhe përdorimet e tyre në fjali, por qëllimi i këtij shkrimi nuk është kjo. Qëllimi i këtij shkrimi është rasti i përdorimit pa kriter i rastit të fundit në ndonjë rast jo të saktë morfologjikisht.

      Shumë herë kam vërejtur që pjesëzau” përdoret pavend për të formuar formën pësore të foljeve edhe për kohën e pakryer të mënyrës dëftore, por edhe të mënyrave të tjera si lidhore e kushtore. Le të shikojmë këto raste përdorimi:

“Në atë kohë ne u argëtoheshim vetëm me ndonjë lojë futbolli, volejbolli, basketbolli apo bilardoje, se s’kishte asgjë tjetër me se t’u argëtoheshim.”

“Unë,. po t’u ndalësha aty, do ta pësoja si të tjerët”.

Në të gjitha këto raste përdorimi është i gabuar. Format e sakta janë:

“Në atë kohë ne argëtoheshim vetëm me ndonjë lojë futbolli, basketbolli apo bilardoje, se s’kishte asgjë tjetër me se të argëtoheshim”.

“Unë, po të ndalesha aty, do ta pësoja si të tjerët”.

Pra format: “u argëtoheshim“(e pakryera e dëftorës) si dhe “t’u argëtohesha“, “t’u ndalesha”(të pakryerat e lidhores) janë forma të gabuara.

Po kështu edhe po të marrim këtë rast:

Do t’u gëzohesha shumë, po të na vinit për darkë sonte”. Forma e saktë është:

Do të gëzohesha shumë, po të na vinit për darkë sonte”.

Forma “do t’u gëzohesha” është forma e gabuar e kohës së tashme e mënyrës kushtore në zgjedhimin e foljeve.

      Pjesëza “u” përdoret edhe për të formuar format e pashtjelluara të foljes si paskajorja dhe përcjellorja

“për t’u bërë”, “duke u bërë”.

“Në përbërjen e ekipeve zbuluese janë duke u bërë ndryshime rrënjësore.”

“Erdhi koha për t’u larguar”.

Në këto raste janë prdorime të sakta dhe nuk ka asnjë rast keqpërdorimi. Gjithashtu, nuk mund të them se kam vërejtur ndonjë rast keqpërdorimi të këtyre formave, ndaj nuk e shtjelloj si të tillë rastin, por si rast përdorimi të pjesëzës “u“.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s