Rreth përdorimit të gabuar të foljeve në lidhore e koushtore

A-IMG_1252Rreth përdorimit të gabuar të foljeve në lidhore e koushtore

 

         Megjithëse nuk duhen përdorur dy standarde në përdorimin e gjuhës shqipe: një në të shkruar dhe një në të folur, përsëri them se sidomos në të shkruar duhet zbatuar me rigorozitet norma letrare edhe pse në të folur mund të lejohet përdorimi dialektor apo krahinor i të shprehurit sidomos tek moshat e vjetra të cilët e kanë të trashëguar dhe të ngulitur të folurit e krahinës nga vijnë. Por përsëri, disa forma janë krejt të patolerueshme. Me keqardhje paraqes këtu se kam vënë re, madje edhe tek personazhet e sferave të larta të shoqërisë si të politikës apo të medjave dhe të kulturës që manifestojnë dukuri të përdorimit të gabuar të foljeve si në vetën te tretë të kohës së ardhshme në mënyrën dëftore, ashtu edhe në vetën e tretë njëjës të mënyrës lidhore e kushtore, thënë ndryshe: përdorimin e foljeve në vetën e tretë njëjës kur shoqërohen nga pjesëza “të” apo “do të”.

 Forma “do të shkon”,

“do të punon”,

do të mëson” nuk është aspak e pranueshme si formë gramatikore, por

do të shkojë”,

“do të punojë”,

“do të mësojë” etj. janë format, jo vetëm të lejueshme, por të pranueshme dhe të patjetërsueshme. Po kështu edhe format e mënyrës lidhore

“të shkon”,

“të punon”,

“të mëson” janë të patolerueshme, prandaj detyrimisht duhet përdorur:

“të shkojë,

“të punojë”,

“të mësojë” etj. që shprehin normën letrare të pranuar për të dy dialektet dhe që besoj se përdoret nga shumica e shqipfolësve e të dy dialekteve, veç një pjese të vogël që e përdorin formën e gabuar që përmenda më sipër. Ndoshta kjo është ngulitur tradicionalisht në ato treva që e mjanifestojnë këtë dukuri, por në shkollat e atyre trevave duhet ngulur këmbë fort dhe besoj se bëhet, që të mësohet dhe ngulitet forma gramatikore letrare mbarëkombëtare.

     Kjo dukuri vërehet më shumë tek banorët e Kosovës dhe nuk mund ta them se mund të jetë ddukuri e përgjithshme e tyre apo e disave prej tyre, ose të një zone të caktuar nga Kosova. Siç e cilësova edhe më sipër, e kam vërejtur të përdorur tek ato përsonalitete të sferave të larta apo ndryshe të ashtuquajtur persona VIP të shoqërisë kosovare. Ndoshta është edhe dukuri e përgjithshme, por nuk dua ta besoj një gjë të tillë dhe as faktin, e theksoj: sidomos as faktin që nëpër shkolla nuk i mëshohet me forcë ngulitjes së normës letrare mbarkombëtare të formës së rregullt gramatikore të folur tradicionalisht e të pranuar ligjërisht në mënyrë akademike nga gjuhëtarë dhe personalitete të shkences e kulturës mbarkombëtare.

     E pranoj se përdorimi dialektor i shqipes sot është bërë tendencë, dhe e mirëkuptoj, pasi më shumë se gjysma e kombit, për të mos thënë dy të tretat e kombit jeton në trevat e gegnishtës së folur, por kjo nuk do të thotë se format e gabuara të paraqitura më lart i përkasin mbar dialektit të gegnishtes. Këto dukuri nuk ndodhin as në Tiranë, as në Durrës dhe as në kryeqendren e gegnishtes së bukur në Shkodren e artit, të kulturës dhe të letrave të shkruara që në hershmëri.

     Me shumë dashamirësi u bëj thirrje mësuesve të atyre trevave që e manifestojnë këtë dukuri në devijim nga normativa e gjuhës sonë, të ngulin këmbë me forcë dhe t’ua ngulisin me dashuri brezave që ata mësojnë dhe edukojnë se ata do t’u jenë përjetësisht mirënjohës për dijet me të cilat ju i ushqeni.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s