Foljet e parregullta dhe përdorimi i gabuar i tyre në gjuhën shqipe

A-çast pune  Rreth përdorimit të gabuar të disa foljeve të parregullta

    Në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në mjaft gjuhë të botës ka disa folje(verb) që gjatë përdorimit në fjali, në pozicione të ndryshme, e ndryshojnë formën (rrënjën) e tyre. Këto folje(verbs) janë quajtur folje të parregullta(iregular verbs). Le t’i shohim disa:

jap, bie, ha, kam, jam, rri, shoh, vij, dua, them etj. që në kohën e tashme dalin në formën që i paraqita dhe e ndryshojnë formën në kohët e tjera të foljes. Le të shohim ndryshimet:

jap(koha e tashme) – dhashë (koha e kryer e thjeshtë) –dhënë (pjesorja),

bie(koha e tashme) –rashë(koha e kryer e thjeshtë) –rënë(pjesorja),

bie (koha e tashme) –prura (koha e kryer e thjeshtë) –prurë (pjesorja),

ha (koha e tashme) –hëngra(e kryera e thjeshtë) –ngrënë (pjesorja),

jam –isha(e pakryer) –qeshë(e kryera e thjeshtë) –qenë (pjesorja),

kam(e tashmja) –kisha(e pakryera) –pata(e kr. e thjeshtë) –pasur (pjesorja),

rri (e tashmja) –ndenja (e kr. e thjeshtë) –ndenjur(pjesorja),

shoh (e tashmja) –pashë (e kr. e thjeshtë) –parë(pjesorja),

vij(e tashmja) –erdha (e kr. e thjeshtë) –ardhur(pjesorja),

them (e tashmja) –thashë (e kr. e thjeshtë) –thënë (pjesorja).

Tashti le të shohim disa dukuri të përdorimit të gabuar të disa prej tyre.

      Folja e parregullt “jap” në përdorimin normativ të saj prdoret natyrshëm në format e paraqitura më sipër, por ka raste të shtrembërimit të atyre formave deri në foshnjerizim të tyre. Është e natyrshme që të thuhet:

“Unë dhashë ndihmesën time modeste në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.”,por është mjaft e gabuar foshnjore të thuhet:

“Unë japa ndihmesën time modeste në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.”.

Gjithashtu, e gabuar është edhe përdorimi i pjesores “japur

“Kam japur ndihmë…”. apo edhe në formë:

jepa, jepur

Padyshim, të gabuara janë edhe format “nap”, apo “ap” për jap.

Në kohën e tashme në vetën e dytë njejës e shumës si dhe në vetën e tretë njëjës zanorja “a” ndryshohet në “e”, por kurrë në “i” siç ndokush e përdor në mënyrë të gabuar. Pra:

unë jap,

ti jep,

ai(ajo) jep’

ne japim,

ju jepni,

ata(ato) japin.

Pra, ju jepni e jo ju jipni. Po kështu edhe e pakryera që bën:

unë jepja(jo jipja),

ti jepje(jo jipje),

ai jepte(jo jipte),

ne jepnim(jo jipnim),

ju jepnit(jo jipnit)

ata jepnin(jo jipnin) apo edhe format e pësores (jipem, jipesh, jipet) që, gjithashtu janë të gabuara.

     Folja e parregullt “them” bën në të pakryerën

“unë thosha”,

“ti thoshe”, por jo

unë thojadhe asunë thoshja”, joti thojee asti thoshje. Aq më tepër në kohën e kryer të thjeshtë

unë thana”, “ti thane” dhe as “unë kam thanur”, por

unë kam thënë” që është norma e ngulitur e gjuhës letrare shqipe.

shënim: Këtu më duhet të shtoj se me kongresin e drejtshkrimit të vitit 1973 është vendosur si normativë përdoeimi i kësaj foljeje në këtë variant, bazuar edhe si shembull i përdorimit të foljeve kam dhe jam që bëjnë:

kam-kisha; -kishe dhe jo: unë kishja; ti kishje, ose

jam -sha; -ishe dhe jo: unë ishja; ti ishje. Kështu edhe folja them ka po ato forma zgjedhimi. Këtë gjë e kanë shtjelluar disiplinat gjuhësore, por për ta gjetur më saktë duhet shfletuar libri “GJUHA LETRARE SHQIPE për të gjithë” botuar në vitin 1976 paragrafi 114 faqe 154 në kapitullin Vërejtje rreth disa foljeve të parregullta. Më saktë, për ata që nuk e kanë mundësinë ta gjejnë këtë libër po sjell një foto të faqes së këtij libri me shënimin përkatës:

AA-IMG_0657

    Folja “kam” që është njëkohësisht edhe folje ndihmëse në formimin e kohëve të përbëra të foljes(e kryera, e kryera e tejshkuar, e kryera e plotë si dhe e ardhshmja e përparme) ashtu si edhe folja “jam”, në pjesoren, në paskajore dhe në përcjellore del në formën “pasur” dhe jo në “patur” që shpeshherë gabohet duke u përdorur. Krijohet konfuzion nganjëherë nën ndikimin e përdorimit të kësaj foljeje në kohën e kryer të thjeshtë që del në format:

unë pata”,

“ti pate”,

“ai pati” dhe kurrë :

“unë pasa”,

“ti pase”,

“ai pasi” gjë që s’e besoj se ndodh gjëkundi në të folur në asnjë vend ku flitet gjuha shqipe. Megjithatë, në pjesore, paskajore dhe përcjellore, bashkëtingëllorja “t” e kohës së kryer të thjeshtë këmbehet e shndërrohet në “s”.

       Një dukuri e gabuar vihet re aty-këtu edhe tek folja ha sidomos në vetën e parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore. Duket si paradoks përdorimi i gabuar në gojën e një përsoni publik me një shkollë dhe kulturë gjuhësore të admirueshme, por ja që, në një intervistë televizive në një nga televizionet më prestigjoze shqiptare, një personalitet i artit dhe i kulturës, mjaft i njohur, deklaron se ka mbaruar universitetin në fakultetin gjuhë-letërsi, por kur gazetarja e pyet së cilat janë ushqimet që parapëlqen thotë:

“Unë haj çdo ushqim me prejardhje bimore….” dhe foljen ha e përsërit shpesh në vetën e parë në formën haj. Siç shihet kjo formë është thënë në formën e foljeve kalimtare që mbarojnë me bashkëtingëllorën “j” si:

mësoj, këndoj, lexoj, shkruaj, lyej, thyej, shaj, thaj, laj, etj.

Po, këto folje në vetën e parë të kohës së tashme dalin me “j”, por jo folja “ha” që mbaron me temë në zanore si foljet e rregullta pi, di. Kjo folje, kur zgjedhohet(përdoret) në të tri vetat e njëjsit bën:

unë ha;

ti ha;

ai ha dhe jo:

unë haj;

ti han;

ai(ajo) han ashtu siç nuk përdoren foljet pi, di në formën:

pij, dij;

pin, din;. Po kështu edhe në tri vetat e shumësit:

ne hamë dhe jo hajmë;

ju hani,

ata hanë dhe jo hajnë.

       Një drejtim i gabuar i kësaj foljeje vjen edhe në të kryerën e thjeshtë. Kjo folje si të gjitha foljet e tjera të parregullta në gjuhën shqipe nga e tashmja në të kryerën e thjeshtë si dhe në pjesore e ndryshojnë rrënjën e fjalës, edhe kjo bën:

ha-hëngra-ngrënë.

Por ka mjaft raste kur dikush thotë:

Unë sot ngrëna një drekë të shijshme në një restaurant të qytetit.

Folja ha është përdorur në kohën e kryer të thjeshtë, por gabimisht është përdorur pjesorja e formësuar si e kryera e thjeshtë. Forma e rregullt duhej të ishte:

Hengra dhe jo ngrëna, ashtu siç nuk duhet përdorur forma:

Kam hëngër(hangër) një drekë të shijshme në restaurant, por duhet thënë:

kam ngrënë.

      Krejt foshnjore dhe mjaft e papranueshme, aq edhe bajate është edhe përdorimi i gabuar i foljes shoh që në kohën e tashme bën:

unë shoh;

ti sheh;

ai(ajo) sheh;

ne shohim;

ju shihni;

ata(ato) shohin,

por në kohën e kryerë të thjeshtë bën:

unë pashë dhe jo pava; 

ti pe dhe jo pave;

ai pa dhe jo pau.

Por unë këtu nuk e kam fjalën tek këto raste të gabuara, megjithëse edhe këto raste janë të papranueshme, por tek një gabim mjaft foshnjor në përdorimin e kësaj folje në të kryerën e thjeshtë si:

unë shoha;

ti shohe.

Është mjaft bajate të thuash:

Mbrëmë unë shoha një film të bukur. Forma e rregullt është:

Mrëmë pashë një film të bukur.

Gjithashtu e gabuar është edhe po të thuhet:

Mbrëmë pava një film të bukur.

35 mendime mbi “Foljet e parregullta dhe përdorimi i gabuar i tyre në gjuhën shqipe

    1. Në asnjërën formë që ti jep si shembull. Kujto si bën folja dua në kohën e ardhshme të mënyrës dëftore dhe hiq pjesëzën “do”. Kjo në kohën e tashme, pasi në kohën e pakryer bën: Të doja; të doje, të donte….etj. (Unë po të dua, do të vij. Unë po të doja, do të vija. Ti po të duash, mund të vish me ne.) etj

      Pëlqejeni

  1. Hi, I believe your website may be having web browser compatibility issues. Whenever I look at your website in Safari, it looks fine but when opening in Internet Explorer, it has some overlapping issues. I just wanted to provide you with a quick heads up! Other than that, excellent site!

    Pëlqejeni

  2. Having read this I believed it was extremely enlightening. I appreciate you finding the time and energy to put this short article together. I once again find myself spending a significant amount of time both reading and posting comments. But so what, it was still worth it!

    Pëlqejeni

  3. You are so cool! I do not believe I’ve read a single thing like this before. So great to find someone with a few genuine thoughts on this issue. Seriously.. thanks for starting this up. This site is something that is required on the internet, someone with a bit of originality!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s