Çështje drejtshkrimore në shtypin shqiptar

    Rreth problemeve të ndarjeve të fjalës në fund të rreshtit.

    A-IMG_1252Në dy fotë të më poshtme të gazetës “Kushtrim Brezash”, po të shihet me kujdes nga forma e paraqitjes ka një mori gabimesh drejtshkrimore, sidomos në drejtim të ndarjes së fjalës në fund të rreshtit. Kongresi drejtshkrimor ka përcaktuar dhe ngulitur rregulla të sakta dhe strikte edhe në drejtim të ndarjës në fund të rreshtit dhe parimi kryesor ka qenë dhe mbetet kryesisht parimi i ndarjes së fjalës në rrokje. Pra, kur na duhet të ndajmë një fjalë në fundin e rreshtit, së pari ne duhet ta ndajmë fjalën në rrokje dhe pastaj ta ndajmë fjalën në bazë të rrokjeve që ne shqiptojmë. Përveç këtij parimi janë paraqitur edhe rastet e palejueshme ndër të cilat janë:

 a) –nuk ndahet fjala njërrokëshe;

b) –nuk ndahet në fund të rreshtit një shkronjë e vetme;

 c)- nuk ndahen më dysh shkronjat e shqipes që formohen nga dy shenja si: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th xh, zh.;

d)-në rreshtin pasardhës zakonisht fjala e ndarë nuk fillon me zanore.

       Në dy editore të gazetës së lartpërmendur, pa u futur në brendësi të shkrimeve të tjera të kësaj gazete dhe pa u shtrirë në gazeta dhe revista të tjera që padiskutim nuk besoj se kanë ndonjë ndryshim të madh njëra me tjetrën janë vërejtur mjaft përdorime të gabuara sidomos në ndarjen e fjalës në fund të rreshtit që unë nuk e besoj se mund të jetë mangësi e teknologjisë, por thjeshtë mangësi e njohurive drejtshkrimore e atyre që drejtojnë teknologjinë e të shtypurit të atyre gazetave dhe revistave me mangësi të tilla. Në gazetën e parë “Kushtrim Brezash” në editorin e saj prej 12 rreshtash ka 4 raste të ndarjes në fund të rreshtit dhe të gjitha janë ndarje të gabuara. Aty janë paraqitur këto fjalë të ndara në fund të rreshtit: 1) mrekul-lueshëm. Është ndarë më dysh një bashkëtingëllore e vetme siç është bashkëtingëllorja “ll”. Ky rast është përsëritur dy herë. 2) anem-banë. Ndarja këtu duhej: anë-mbanë, pasi kjo është një fjalë e përbërë dhe ndahet sipas pjesëve përbërëse të saj. 3) patri-otizmin. Në rreshtin e ri është filluar me zanore. Duhej ndarë kështu: patrio-tizmin, ose patrioti-zmin.

      Gjithashtu, që në fillim ky editor fillon kështu: Ja  kujtojmë mbar popullit patriot e luftëtar…..etj. Duhet të shtojmë këtu edhe pse jasht objektit kryesor të këtij shkrimi, se në gjuhën shqipe nuk ka trajtë të shkurtër as teke dhe as të bashkuar ja, por i  (atij i) dhe e (atë e) që të bashkuara këto dy trajta të shkurtëra bëjnë: ia.

       Në foton e dytë në editorin e kësaj gazete në një numër tjetër të saj vërehen 33 raste të ndarjes së fjalëve në fund të rreshtit. Nga këto raste 13 janë të gabuara. Përmirësim I dukshëm. Nga 100% ndarje të gabuara në 39.3%. por duhet pasur parasysh se ky përmirësim nuk vjen nga njohja, por nga rastësia dhe po paraqes më poshtë fjalët e ndara në mënyrë të gabuar.

1)Sh-qiptar; 2) urtës-inë; 3) vet-eranëve në dy raste; 4)kontrib-ute; 5) sh-trohen; 6) mor-ale; 7) sh-trat; 8)kryes-itë; 9)sh-tëpinë; 10)përjas-htohen; 11) ndë-rhyjnë; por nuk janë edhe aq të pëlqyeshme edhe rastet: funk-sionim dhe prob-leme

   Siç shihet, duke I analizuar ratet e mësipërme shohim këto dukuri të gabuara:

1)-ndarje vetëm e një shkronje në fund të rreshtit (sh) në katër raste;

2) –në rreshtin e ri fjala e ndar fillon me zanore në 6 raste;

3)-ndarje e një shkronje të vetme në dy pjesë;

4)-mosrespektim I ndarjes së fjaljes së përbërë një rast(ndë-rhyrje)

    IMG_5571.JPGIMG_5572.JPG

 

Një mendim mbi “Çështje drejtshkrimore në shtypin shqiptar

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s