Ata që na lanë nder, besë dhe krenari
Kemi qenë jashtzakonisht fatlumë ne që i njohëm dhe mësuam prej tyre e, gjithashtu u edukuam nga miresia, burrëria dhe fisnikëria e tyre. Ata ishin arkva ime e veçantë për njohjen e parë të historisë së atdheut në përgjithësi dhe të Kodhelit në veçanti. Mirënjohje pafund për atë çka ata na lanë trashigimi në kulturë dhe tradita të mrekullueshme. Para kujtimit dhe fisnikërisë e burrërisë së tyre përulem me respekt të thellë duke u ndjerë thellësisht krenar që jam një nga nipërit e tyre.
Duke filluar nga e majta në tի djathtë janë: Ndrek Hila(Ndreca), Hilë Filipi (Brozi), Gac Kola(Lleshi), Ndok Simoni(Gjokhilaj, Llesh Kola(Lleshi), Jak Kola(Gjokhilaj), Kol Zefi (Marku), Zog Bardhi(Gjokhilaj) Zek Shtjefni(Gjokhilaj). Kjo foto e rrallë i takon viteve ’50-’60 kur unë isha fëmijë shkolle dhe është një kurorë me margaritarë të rrallë të Kodhelit tim. Kësaj kurore I mungojnë edhe margaritar të tjerë që unë njoha në atë kohë dhe pikërisht: Shuk Preka(Gjokhilaj), Rrok Deda(Gjokhilaj), Lush Paloka(Gjokhilaj), Lazer Matia, Mark Zef Marku, Geg Zef Marku, Zek Hila(Ndreca), Dod Hila(Ndreca), Shyt Lazri(Ndoci) dhe disa pak më të rinj se ata si Kol Mati Tukja, Prend Llesh Prendi, etj, që ishin njëkohësisht edhe kryefamiljarë në fshat.