Përemri KUSH dhe rastet e keqpërdorimit në fjali

IMG_0095.jpg

    Edhe një herë tjetër dua të theksoj se shpeshherë ndeshemi me përdorime të gabuara të fjalëve në gjuhën shqipe dhe këtu nuk e kam fjalën dhe nuk ngulmoj tek përdorimet dialektore, por veç tek dukuri të përgjithshme jashtdialektore. E kam cilësuar në mjaft raste këtë dukuri, por ajo që më bie në sy më shumë dhe që mua ma vret veshin jashtzakonisht shumë kur e dëgjoj është keqpërdorimi i fjalës “Kush” si dhe fjalëve të formuara nga kjo fjalë.

    Së pari dua të cilësoj funksionet gramatikore dhe kuptimore të kësaj  fjale të cilat janë:

      –përemër pyetësKush t’i ka dërguar këto lule kaq të bukura? Kush është i gatshëm të vijë me mua sot? Kush e fitoi kupën në futboll këtë vit?

     –përemër lidhor: Këtu mund të qëndrojë kush të dojë. Kush punon gëzon.

     –përemër i pacaktuar: A po vjen kush(ndokush) me mua sot? Tashma s’e besoj se vjen kush për sonte veç këtyre që janë këtu. Në mbledhje nuk u dëgjua kush të flasë pas fjalës së kryetarit.

    Së dyti dua të theksoj përdorimet specifike të kësaj fjale dhe të gjitha fjalëformimeve prej saj.

     –përdoret veç për të nënkuptuar frymorë njerëz: Kush mendoni se do ta fitojë garën këtë vit? Në këtë mbledhje mund të vijë kush(ai që) dëshiron të marrë pjesë. Aty nuk e kundërshtoi kush fjalën e ligjëruesit.

Siç shihet, janë përdorur të tre rastet e përdorimit si përemër pyetës, lidhor dhe i pacaktuar dhe në të tre rastet nëkuptohen frymorë njerëz. Është e palejueshme që me këtë fjalë të zëmë vendin e emrave të kafshëve, të sendeve apo ideve abstrakte, ndaj këtë gjë duhet ta theksojmë shumë dhe ta kemi parasysh gjithnjë.

Së treti dua të theksoj se fjala kush në fjali nuk pranon të vendoset pranë emrit që zëvendëson në asnjërin prej rasteve gramatikore të përdorura si përemër.

    Kush dëshiron të marrë pjesë në garë?

Siç shihet aty pranë përemrit kush nuk është përdorur asnjë lloj emri(djalë, vajzë, burrë, grua, nxënës, nxënëse, sportist, sportiste, këngëtar, këngëtare, piktor, arkitekt…. etj. Pra është e palejushme që të thuhet:

Kush djalë(vajzë,burrë, grua, nxënës, nxënëse, sportist…. e kështu me radhë), pse nuk pranon kjo fjalë pranëvënie emrash që zëvendëson. Ndryshe ndodh me përemrin Cili(cila, cilët) të cilët  mund të vihen pranë emrave ose jo.

    Së katërti duhet theksuar se nga fjala kush formohen edhe mjaft fjalë të tjera sidomos si përemra të pacaktuar si:

Askush, gjithkush, çdokush, kurrëkush, pakkush, shumëkush,ndokush, kushdo, etj. dhe të gjitha këto fjalë që kanë si funksion kryesisht si përemra të pacaktuar, nuk përdorën asnjëherë pranë emrave që zëvendësojnë dhe që i nënkuptojnë

     Së pesti dua të theksoj se fjala Kush si përemër në të tre rastet përdoret njësoj për të dyja gjinitë, femërore dhe mashkullore si dhe lakohet në të gjitha rasat që lakohen emrat dhe përemrat. Kjo gjë vlen edhe për fjalët e formuara prej kësaj fjale. Gjithashtu përdoret edhe për të nënkuptuar edhe emra në njëjës, ose në shumës.

     Tani le ta shohim përdorimin e përemrit kush në rasa të ndryshme dhe më pas përdorimet e përemrave të formuar nga ky përemër:

   Kush erdhi mbrëmë? –rasa emërore

   E kujt është kjo vajzë? I kujt është ky nxënës? –rasa gjinore(këtu bëhet dallimi gjinor dhe vetëm në këtë rasë)

   Kujt ia dhanë çmimin e parë këtë vit? –rasa dhanore

   zgjodhe të marrësh me vete kësaj radhe? –rasa kallzore

   Prej kujt po na vijnë këto lule? –rasa rrjedhore

    Po kështu lakohen në fjali edhe përemrat e formuar prej përemrit kush.

   Askush, i(e) askujt, askujt, askënd, prej askujt;

 kurrëkush, i(e) kurrëkujt, kurrëkujtë, kurrëkënd, prej kurrëkujt;

gjithkush, i(e) gjithkujt, gjithkujt, gjithkënd, prej gjithkujt;

çdokush, i(e) çdokujt, çdokujt, çdokënd, prej çdokujt;

shumëkush, i(e) shumëkujt, shumëkujt, shumëkënd, prej shumëkujt; siç shihet në rasën kallëzore merr si shtesë grupin e bashkëtingëlloreve –nd, por kjo nuk ndodh në rastin kushdo:

    kushdo, i(e) kujtdo, kujtdo, këdo, prej kujtdo.

Pra është e papranueshme forma ndokë por vetëm forma:

Ndokënd; gjithkënd; shumëkënd, askënd, pakkënd, çdokënd, kurrëkënd etj.

      Me që analizova rastet e mësipërme dhe rastet e drejtëpërdorimit të fjalës kush më duhet të trajtoj disa raste të përdorimit të gabuar të kësaj fjale nga njerëz të ndryshëm dhe sidomos në mediat televizive. Në shumë raste kam dëgjuar nga njerëz të ndryshëm të përdoret shprehja e tipit: Kush gjë na bën të ndihemi krenar? Kjo shprehje, ose më mirë të themi; përdorimi i përemrit kush aty është totalisht i gabuar në dy raste krejt të palejueshme:

    E para: përdoret për të nënkuptuar jofrymorë e aq më tepër jo njerëz;

    E dyta: përdoret pranë emrit që zëvendëson

    Është me vend të theksoj këtu se fjala kush në fjali është nganjëherë e barasvlershme me fjalët: cili, cila, cilët, të cilat mund të përdoren ose jo të shoqëruar me emra, përdoren për të gjithë llojët e emrave frymorë njerëz dhe kafshë; emra sendesh apo ideshë abstrakte. Por kjo nuk duhet të na lejojë ta keqpërdorim fjalën kush si pasoj e përdorimit të lirshëm të përemrave cili, cila, cilët.

Një mendim mbi “Përemri KUSH dhe rastet e keqpërdorimit në fjali

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s