Foljet që mbarojnë me temë në zanore 

 

A-IMG_1252

      Edhe më parë kam paraqitur mjaft vërejtje dhe sugjerime rreth përdorimit të saktë të gjuhës shqipe nga shqipfolësit, por shpesh na bie në vesh aty-këtu forma dhe modele të ndryshme të gabuara të përdorimit të fjalëve të ndryshme në fjali. Kryesisht këtu dua të trajtoj dukuri të përdorimit jo të saktë të foljeve që mbarojnë me temë në zanore ose ma saktë folje që në vetën e parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore mbarojnë me: -oj, -aj, -ej, -iej -yej, -uaj, etj. si: punoj, lexoj, këndoj, zëvendësoj, zgjatoj, laj, thaj, shaj,pëlqej, gënjej,  ziej, lyej, thyej, shqyej, ngjyej, ruaj, shkruaj, gatuaj, etj. Këto folje në kohën e tashme në tri vetat e njëjësit të kohës së tashme të mënyrës dëftore bëjnë:

Punoj, punon, punon;(unë punoj, ti punon, ai punon; kështu nënkupto edhe shembujt e tjerë)

Lexoj, lexon, lexon;

Këndoj, këndon, këndon;

Zëvendësoj, zëvendëson, zëvendëson;

Zgjatoj, zgjaton, zgjaton;

Laj, lan, lan;

Thaj, than, than;

Shaj,shan,shan;

Pëlqej, pëlqen, pëlqen;

Gënjej, gënjen, gënjen;

Ziej, zien, zien;

Lyej, lyen, lyen;

Thyej, thyen, thyen;

Shqyej, shqyen, shqyen;

Ruaj, ruan, ruan

Ngjyej, ngjyen, ngjyen;

Shkruaj, shkruan, shkruan;

Gatuaj, gatuan, gatuan, etj.

     Deri këtu nuk ka ndonjë keqkuptim apo keqpërdorim. Probleme në përdorimin e tyre i hasim shpesh tek koha e kryer e thjeshtë e mënyrës dëftore dhe kryesisht përdorimi në vetën e tretë dhe kryesisht në dy dukuri kryesore:

E para: -përdorimi i shkronjës “v” si antihiatus si: punovi, lexovi, këndovi, zgjatovi, zëvendësovi, lavi, thavi, shavi, pëlqevi, gënjevi, zievi, lyvi, apo lyevi, thyvi apo thyevi, shqyvi apo shyevi, ngjyvi apo ngjyevi, ruvi, shkruvi apo shkrovi, gatuvi apo gatovi, etj.

Këto forma në kohën e kryer të thjeshtë veta e tretë njëjës dalin kështu: punoi, lexoi,zëvendësoi, zgjatoi, lau,thau, shau, pëlqeu, gënjeu, zieu, lyu, thyu, shqyu, ngjyu, ruajti dhe jo roi(përjashtim) shkroi, gatoi, etj.

E dyta: -përdorimi i vetës së parë njëjës të kohës së tashme, apo ngatërresa me formën e vetës së parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore sidomos për foljet që mbarojnë me –oj si:

Punoj për punoi;

Ndërtoj për ndërtoi;

Vizatoj për vizatoi;

Zgjeroj për zgjeroi,

Shkatërroj për shkatërroi;

Plotësoj për plotësoi etj. Këto forma të gabuara zakonisht hasën në të shkruar dhe nuk vërehën dallueshëm në të shqiptuar.

 

E treta: -përdorimi i gabuar i foljeve shkruaj, gatuaj etj sipas rastit ruaj- ruajti apo luaj-luajti. Pra si formë e gabuar:

Shkruajti për shkroi;

Gatuajti për gatoi. Etj

     Jam i bindur se format e gabuara të prdorimit të tyre janë si pasojë e një kulture gjuhësore të mangët të trashëguar sidomos në treva të ndryshme, por që rrezikon të shtrijë metastazat edhe në ato masa të shqipfolësve që nuk e kanë si traditë duke dëgjuar aty-këtu këto forma të gabuara dhe duke i marrë si forma normative. Gjithsesi, në radhë të parë mësuesve të gjuhës shqipe nëpër shkolla u bie detyrë të ngulmojnë për ta çrrënjosur këtë dukuri gjuhësore të gabuar, aty ku është dhe shfaqet dhe për ta devijuar aty ku mund të krijohet në mënyrë të panevojshme. Por sidomos tek rasti i dytë në rastin e çështjeve të drejtshkrimit, duhet ngulmuar që të fiksohet mirë dallimi në mes kohës së tashme në vetën e parë me kohën e kryer të thjeshtë veta e tretë njëjës:

Lexoj -veta e parë njëjës e kohës së tashme;(Unë lexoj)

Lexoiveta e tretë njëjës e kohës së kryer të thjeshtë.(Ai lexoi) pra dallimi i qartë i-j kur përdoret njëra shkronjë dhe kur përdoret tjetra. Shih këtu më poshtë si është shkruar kjo thënie dhe kryesisht folja shkruaj në dy variante: I pari variant që del si mbiemër formuar nga pjesorja e foljes(shkruajtur) që duhet të ishte shkruar si dhe variant i dytë ka shkruar që është forma e rregullt. Forma I shkruajtur vjen si pasoj e përdorimit të gabuar të foljes shkruaj në kohën e kryer të thjeshtë shkruajta(shkruajte, shkruajti, shkrajtëm shkruajtët, shkruajtën) kur forma e saktë duhej të ishte: shkrova, shkrove, shkroi, shkruam, shkruatë, shkruanë. Përsa u përket gabimeve të tjera nuk po i analizoj, pasi nuk është objekti i shkrimit i tillë.

FATI I NJERIUT ËSHTË I SHKRUAJTUR DITËN KURË LIND, ME DIT KUSH E KA SHKRUAR FATIN TIM E VRAS FARE😂😂😂 

      Në fotot e më poshtme marrë nga një roman i ditëve të sotme paraqiten dy variante të keqpërdorimit në të shkruar të foljeve të tilla. Në dy fotot e para është përdorur veta e tretë njëjs e kohës së kryer të thjeshtë për vetën e parë njëjës të kohës së tashme respektivisht të mënyrës lidhore dhe dëftore. në foton e tretë është paraqitur forma e vetës së parë njëjës të kohës së tashme për vetën e tretë njëjës të kohës së kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, d.m.th. e anasjellta e përdorimeve. Shih për këtë në të tri fotot foljet e nënvizuara.

A folja IMG_0930A folja IMG_0955A folja IMG_0942

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s