Foljet në kohën e kryer të thjeshtë dhe rastet e paraqitjes së gabuar drejtshkrimore

A-IMG_1252        Edhe më parë kam paraqitur mjaft vërejtje dhe sugjerime rreth përdorimit të saktë të gjuhës shqipe nga shqipfolësit, por shpesh na bien në vesh aty-këtu forma dhe modele të ndryshme të gabuara të përdorimit të fjalëve të ndryshme në fjali. Kryesisht këtu dua të trajtoj dukuri të përdorimit jo të saktë të foljeve që mbarojnë me temë në zanore ose më saktë folje që në vetën e parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore mbarojnë me: -oj, -aj, -yej, -uaj, etj. si punoj, lexoj, këndoj, zëvendësoj, zgjatoj, laj, thaj, shaj,pëlqej, gënjej,  ziej, lyej, thyej, shqyej, ngjyej, ruaj, shkruaj, gatuaj, etj. Këto folje në kohën e tashme në tri vetat e njëjësit të kohës së tashme të mënyrës dëftore bëjnë:

Punoj, punon, punon;(unë punoj, ti punon, ai punon; kështu nënkupto edhe shembujt e tjerë)

Lexoj, lexon, lexon;

Këndoj, këndon, këndon;

Zëvendësoj, zëvendëson, zëvendëson;

Zgjatoj, zgjaton, zgjaton;

Laj, lan, lan;

Thaj, than, than;

Shaj,shan,shan;

Pëlqej, pëlqen, pëlqen;

Gënjej, gënjen, gënjen;

Ziej, zien, zien;

Lyej, lyen, lyen;

Thyej, thyen, thyen;

Shqyej, shqyen, shqyen;

Ruaj, ruan, ruan

Ngjyej, ngjyen, ngjyen;

Shkruaj, shkruan, shkruan;

Gatuaj, gatuan, gatuan, etj.

     Deri këtu nuk ka ndonjë keqkuptim apo keqpërdorim. Probleme në përdorimin e tyre i hasim shpesh tek koha e kryer e thjeshtë e mënyrës dëftore dhe kryesisht përdorimi në vetën e tretë dhe kryesisht në dy-tri dukuri kryesore:

E para: -përdorimi I shkronjës “v” si antihiatus si: punovi, lexovi, këndovi, zgjatovi, zëvendësovi, lavi, thavi, shavi, pëlqevi, gënjevi, zievi, lyvi, apo lyevi, thyvi apo thyevi, shqyvi apo shyevi, ngjyvi apo ngjyevi, ruvi, shkruvi apo shkrovi, gatuvi apo gatovi, etj.

Këto forma në kohën e kryer të thjeshtë veta e tretë njëjës dalin kështu: punoi, lexoi, këndoi, zëvendësoi, zgjatoi, lau,thau, shau, pëlqeu, gënjeu, zieu, lyu, thyu, shqyu, ngjyu, ruajti dhe jo roi(përjashtim) shkroi, gatoi, etj.

E dyta: -përdorimi i vetës së parë njëjës të kohës së tashme, apo ngatërresa me formën e vetës së parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore sidomos për foljet që mbarojnë me -oj si:

Punoj për punoi;

Ndërtoj për ndërtoi;

Vizatoj për vizatoi;

Zgjeroj për zgjeroi,

Shkatërroj për shkatërroi;

Plotësoj për plotësoi etj. Këto forma të gabuara zakonisht hasën në të shkruar dhe nuk vërehën dallueshëm në të shqiptuar.

E treta: -përdorimi i gabuar i foljeve shkruaj, gatuaj etj sipas rastit ruaj- ruajti apo luaj-luajti. Pra si formë e gabuar:

Shkruajti për shkroi;

Gatuajti për gatoi. Etj

     Jam i bindur se format e gabuara të prdorimit të tyre janë si pasojë e një kulture gjuhësore të mangët të trashëguar sidomos në treva të ndryshme, por që rrezikon të shtrijë metastazat edhe në ato masa të shqipfolësve që nuk e kanë si traditë duke dëgjuar aty-këtu këto forma të gabuara dhe duke i marrë si forma normative. Gjithsesi, në radhë të parë mësuesve të gjuhës shqipe nëpër shkolla u bie detyrë të ngulmojnë për ta çrrënjosur këtë dukuri gjuhësore të gabuar, aty ku është dhe shfaqet dhe për ta devijuar aty ku mund të krijohet në mënyrë të panevojshme. Por sidomos tek rasti i dytë në mënyrë të veçantë i çështjeve të drejtshkrimit, duhet ngulitur që të fiksohet mirë dallimi në mes kohës së tashme në vetën e parë me kohën e kryer të thjeshtë veta e tretë njëjës:

Lexoj -veta e parë njëjës e kohës së tashme;(Unë lexoj)

Lexoi -veta e tretë njëjës e kohës së kryer të thjeshtë.(Ai lexoi) pra dallim i qartë i-j kur përdoret njëra shkronjë dhe kur përdoret tjetra. Shih këtu më poshtë si është shkruar kjo thënie dhe kryesisht folja shkruaj në dy variante: I pari variant që del si mbiemër formuar nga pjesorja e foljes(shkruajtur) që duhet të ishte shkruar si dhe variant i dytë ka shkruar që është forma e rregullt. Forma I shkruajtur vjen si pasojë e përdorimit të gabuar të foljes shkruaj në kohën e kryer të thjeshtë shkruajta(shkruajte, shkruajti, shkrajtëm shkruajtët, shkruajtën) kur forma e saktë duhej të ishte: shkrova, shkrove, shkroi, shkruam, shkruatë, shkruanë. Përsa u përket gabimeve të tjera nuk po i analizoj, pasi nuk është objekti i shkrimit i tillë.

FATI I NJERIUT ËSHTË I SHKRUAJTUR DITËN KURË LIND, ME DIT KUSH E KA SHKRUAR FATIN TIM E VRAS FARE😂😂😂  

       Megjithatë ka edhe disa raste perjashtuese. Këtu po sjell si shembull dy folje tipike si:

Mbroj me pjesore mbrojtur dhe jo mbruar. Koha e kryer e thjeshtë duhet të dalë:

mbrojta dhe jo mbrova.

Rroj me pjesor rrujtur dhe jo rruar, pasi krijohet keqkuptim me foljen rruaj. Po kështu edhe e kryera e thjeshtë e kësaj folje del:

rrojta dhe jo rrova. gjithnjë keqkuptimi me foljen rruaj.

      Këtu më poshtë po sjell si shembuj tri strofë të një poezie marrë nga rrjetet sociale ku bie në sy përdorimi i gabuar i foljeve në kohën e kryer të thjeshtë veta e tretë njëjës. lexuesi le t’i shohë vetë gabimet pa pasur nevojë për komentet e mia.  

Filloj pleshti punë për s’mbarit
Me zgjedhë leshin ndër shqiptarë
Iu fut mjekrës së Kryetarit *
Mjekërkuqit, lesh pa larë!

Ban vaki,- mendoj i shkreti,
Ndoshta këto… i ka pushteti!
Dhe e zuri pa e kuptuar
Gjumi i embël, në lesh të rruar!

Ndaj ky plesht qe u zhgenjye
Dhe kujtoj se gjet xhehnetin.
Nga kish ardhur na u kthye
S’kruhej dot…ai me Pushtetin!

A_ foljet në kohën e kryerë të thjeshtë

Në poezinë e mësipërme, gjithashtu, siç shihet edhe në pjesët e nënvizuara, foljet:perëndoj dhe mbuloj  janë përdorur në kohën e kryerë të thjeshtë veta e tretë njëjës, por janë shkruar si të ishin në kohën e tanishme në vetën e parë njëjës njësoj si folja ta pushtoj që është në kohën e tashme të mënyrës lidhore. Këtu unë nuk po ndalem të shqyrtoj edhe gabimët e tjera drejtshkrimore dhe gjuhësore, pasi nuk e kam këtu objekt të këtij shkrimi, por vetëm atë të paraqitjes së gabuar drejtshkrimore të foljeve në kohën e kryerë të thjeshtë të mënyrës dëftore. Të tjerat gabime ia lë lexuesit t’i gjejë dhe t’i analizojë sipas dëshirës së tij, por dua të shtoj se folja rroj në vargun e fundit është paraqitur saktë, pasi ajo folje është përdorur aty në kohën e tashme të mënyrës dëftore veta e parë njëjës.

A- koha e kryerë e thjeshtë dhe trajta e shkurtër

Edhe në këtë shkrim paraqitet forma e gabuar e përdorimit të foljes në kohën e kryerë të thjeshtë në vetën e tretë numri njëjës. Përveç asaj edhe trajta e shkurtër e bashkuar është paraqitur në formë të gabuar ja për ia, por kjo i takon një shkrimi tjetër që është paraqitur në tjetër temë.

6 mendime mbi “Foljet në kohën e kryer të thjeshtë dhe rastet e paraqitjes së gabuar drejtshkrimore

  1. Thanks for ones marvelous posting! I really enjoyed reading it,
    you will be a great author. I will always bookmark your blog and
    will come back later on. I want to encourage continue
    your great posts, have a nice morning!

    Pëlqejeni

  2. Hi there! I could have sworn I’ve been to this blog before but after browsing through some of the posts I
    realized it’s new to me. Regardless, I’m certainly delighted I stumbled
    upon it and I’ll be book-marking it and checking back
    regularly!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s