Foljet e parregullta në gjuhën shqipe

IMG_E1302.JPGRreth përdorimit të gabuar të disa foljeve të parregullta

    Në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në mjaft gjuhë të botës ka disa folje(verb) që gjatë përdorimit në fjali, në pozicione të ndryshme, e ndryshojnë formën (rrënjën) e tyre. Këto folje(verbs) janë quajtur folje të parregullta(iregular verbs). Le t’i shohim disa:

jap, bie, ha, kam, jam, rri, shoh, vij, dua, them etj. që në kohën e tashme dalin në formën që i paraqita dhe e ndryshojnë formën në kohët e tjera të foljes. Le të shohim ndryshimet:

jap(koha e tashme) – dhashë (koha e kryer e thjeshtë) –dhënë (pjesorja),

bie(koha e tashme) –rashë(koha e kryer e thjeshtë) –rënë(pjesorja),

bie (koha e tashme) –prura (koha e kryer e thjeshtë) –prurë (pjesorja),

ha (koha e tashme) –hëngra(e kryera e thjeshtë) –ngrënë (pjesorja),

jam –isha(e pakryer) –qeshë(e kryera e thjeshtë) –qenë (pjesorja),

kam(e tashmja) –kisha(e pakryera) –pata(e kr. e thjeshtë) –pasur (pjesorja),

rri (e tashmja) –ndenja (e kr. e thjeshtë) –ndenjur(pjesorja),

shoh (e tashmja) –pashë (e kr. e thjeshtë) –parë(pjesorja),

vij(e tashmja) –erdha (e kr. e thjeshtë) –ardhur(pjesorja),

them (e tashmja) –thashë (e kr. e thjeshtë) –thënë (pjesorja).

Tashti le të shohim disa dukuri të përdorimit të gabuar të disa prej tyre.

      Folja e parregullt “jap” në përdorimin normativ të saj prdoret natyrshëm në format e paraqitura më sipër, por ka raste të shtrembërimit të atyre formave deri në foshnjerizim të tyre. Është e natyrshme që të thuhet:

“Unë dhashë ndihmesën time modeste në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.”,por është mjaft e gabuar foshnjore të thuhet:

“Unë japa ndihmesën time modeste në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.”.

Gjithashtu, e gabuar është edhe përdorimi i pjesores “japur

“Kam japur ndihmë…”. apo edhe në formë:

jepa, jepur

Padyshim, të gabuara janë edhe format “nap”, apo “ap” për jap.

Në kohën e tashme në vetën e dytë njejës e shumës si dhe në vetën e tretë njëjës zanorja “a” ndryshohet në “e”, por kurrë në “i” siç ndokush e përdor në mënyrë të gabuar. Pra:

unë jap,

ti jep,

ai(ajo) jep’

ne japim,

ju jepni,

ata(ato) japin.

Pra, ju jepni e jo ju jipni. Po kështu edhe e pakryera që bën:

unë jepja(jo jipja),

ti jepje(jo jipje),

ai jepte(jo jipte),

ne jepnim(jo jipnim),

ju jepnit(jo jipnit)

ata jepnin(jo jipnin) apo edhe format e pësores (jipem, jipesh, jipet) që, gjithashtu janë të gabuara.

     Folja e parregullt “them” bën në të pakryerën

“unë thosha”,

“ti thoshe”, por jo

unë thoja dhe as unë thoshja”, jo ti thoje e as ti thoshje. AA-IMG_0657Aq më tepër në kohën e kryer të thjeshtë

unë thana”, “ti thane” dhe as “unë kam thanur”, por

unë kam thënë” që është norma e ngulitur e gjuhës letrare shqipe. Shiko një shembull përdorimi në të shkruar:

folja them

    Folja “kam” që është njëkohësisht edhe folje ndihmëse në formimin e kohëve të përbëra të foljes(e kryera, e kryera e tejshkuar, e kryera e plotë si dhe e ardhshmja e përparme) ashtu si edhe folja “jam”, në pjesoren, në paskajore dhe në përcjellore del në formën “pasur” dhe jo në “patur” që shpeshherë gabohet duke u përdorur. Krijohet konfuzion nganjëherë nën ndikimin e përdorimit të kësaj foljeje në kohën e kryer të thjeshtë që del në format:

unë pata”,

“ti pate”,

“ai pati” dhe kurrë :

“unë pasa”,

“ti pase”,

“ai pasi” gjë që s’e besoj se ndodh gjëkundi në të folur në asnjë vend ku flitet gjuha shqipe. Megjithatë, në pjesore, paskajore dhe përcjellore, bashkëtingëllorja “t” e kohës së kryer të thjeshtë këmbehet e shndërrohet në “s”.

       Një dukuri e gabuar vihet re aty-këtu edhe tek folja ha sidomos në vetën e parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore. Duket si paradoks përdorimi i gabuar në gojën e një përsoni publik me një shkollë dhe kulturë gjuhësore të admirueshme, por ja që, në një intervistë televizive në një nga televizionet më prestigjoze shqiptare, një personalitet i artit dhe i kulturës, mjaft i njohur, deklaron se ka mbaruar universitetin në fakultetin gjuhë-letërsi, por kur gazetarja e pyet së cilat janë ushqimet që parapëlqen thotë:

“Unë haj çdo ushqim me prejardhje bimore….” dhe foljen ha e përsërit shpesh në vetën e parë në formën haj. Siç shihet kjo formë është thënë në formën e foljeve kalimtare që mbarojnë me bashkëtingëllorën “j” si:

mësoj, këndoj, lexoj, shkruaj, lyej, thyej, shaj, thaj, laj, etj.

Po, këto folje në vetën e parë të kohës së tashme dalin me “j”, por jo folja “ha” që mbaron me temë në zanore si foljet e rregullta pi, di. Kjo folje, kur zgjedhohet(përdoret) në të tri vetat e njëjsit bën:

unë ha;

ti ha;

ai ha dhe jo:

unë haj;

ti han;

ai(ajo) han ashtu siç nuk përdoren foljet pi, di në formën:

pij, dij;

pin, din;. Po kështu edhe në tri vetat e shumësit:

ne hamë dhe jo hajmë;

ju hani,

ata hanë dhe jo hajnë.

       Një drejtim i gabuar i kësaj foljeje vjen edhe në të kryerën e thjeshtë. Kjo folje si të gjitha foljet e tjera të parregullta në gjuhën shqipe nga e tashmja në të kryerën e thjeshtë si dhe në pjesore e ndryshojnë rrënjën e fjalës, edhe kjo bën:

ha-hëngra-ngrënë.

Por ka mjaft raste kur dikush thotë:

Unë sot ngrëna një drekë të shijshme në një restaurant të qytetit.

Folja ha është përdorur në kohën e kryer të thjeshtë, por gabimisht është përdorur pjesorja e formësuar si e kryera e thjeshtë. Forma e rregullt duhej të ishte:

Hengra dhe jo ngrëna, ashtu siç nuk duhet përdorur forma:

Kam hëngër(hangër) një drekë të shijshme në restaurant, por duhet thënë:

kam ngrënë.

      Krejt foshnjore dhe mjaft e papranueshme, aq edhe bajate është edhe përdorimi i gabuar i foljes shoh që në kohën e tashme bën:

unë shoh;

ti sheh;

ai(ajo) sheh;

ne shohim;

ju shihni;

ata(ato) shohin,

por në kohën e kryerë të thjeshtë bën:

unë pashë dhe jo pava; 

ti pe dhe jo pave;

ai pa dhe jo pau.

Por unë këtu nuk e kam fjalën tek këto raste të gabuara, megjithëse edhe këto raste janë të papranueshme, por tek një gabim mjaft foshnjor në përdorimin e kësaj folje në të kryerën e thjeshtë si:

unë shoha;

ti shohe.

Është mjaft bajate të thuash:

Mbrëmë unë shoha një film të bukur. Forma e rregullt është:

Mrëmë pashë një film të bukur.

Gjithashtu e gabuar është edhe po të thuhet:

Mbrëmë pava një film të bukur.

 

187 mendime mbi “Foljet e parregullta në gjuhën shqipe

  1. Right here is the right site for anyone who wants to understand this topic. You know a whole lot its almost hard to argue with you (not that I actually will need to…HaHa). You definitely put a new spin on a subject that has been written about for ages. Great stuff, just excellent!

    Pëlqejeni

  2. An impressive share! I have just forwarded this onto a friend who was doing a little homework on this. And he actually bought me lunch because I stumbled upon it for him… lol. So let me reword this…. Thanks for the meal!! But yeah, thanks for spending some time to discuss this subject here on your web site.

    Pëlqejeni

  3. I do agree with all of the ideas you’ve presented in your post. They are really convincing and will definitely work. Still, the posts are very short for starters. Could you please extend them a little from next time? Thanks for the post.

    Pëlqejeni

  4. Hi! I could have sworn I’ve been to this blog before but after looking at many of the posts I realized it’s new to me. Anyways, I’m definitely pleased I found it and I’ll be bookmarking it and checking back regularly!

    Pëlqejeni

  5. Thank you for the sensible critique. Me and my neighbor were just preparing to do some research on this. We got a grab a book from our local library but I think I learned more from this post. I’m very glad to see such great information being shared freely out there.

    Pëlqejeni

  6. An impressive share! I have just forwarded this onto a co-worker who has been conducting a little homework on this. And he in fact bought me lunch due to the fact that I stumbled upon it for him… lol. So allow me to reword this…. Thanks for the meal!! But yeah, thanks for spending time to discuss this topic here on your internet site.

    Pëlqejeni

  7. I love your blog.. very nice colors & theme. Did you create this website yourself or did you hire someone to do it for you? Plz answer back as I’m looking to create my own blog and would like to find out where u got this from. thanks a lot

    Pëlqejeni

  8. Hello, There’s no doubt that your web site could be having browser compatibility problems. When I look at your website in Safari, it looks fine however when opening in Internet Explorer, it has some overlapping issues. I just wanted to provide you with a quick heads up! Besides that, excellent blog!

    Pëlqejeni

  9. You’re so cool! I don’t suppose I have read something like this before. So nice to find another person with a few unique thoughts on this issue. Seriously.. many thanks for starting this up. This web site is something that’s needed on the web, someone with a bit of originality!

    Pëlqejeni

  10. An impressive share! I have just forwarded this onto a coworker who was doing a little research on this. And he in fact bought me breakfast because I discovered it for him… lol. So allow me to reword this…. Thanks for the meal!! But yeah, thanks for spending time to talk about this issue here on your web page.

    Pëlqejeni

  11. Hello there! I could have sworn I’ve been to your blog before but after going through some of the articles I realized it’s new to me. Nonetheless, I’m definitely pleased I found it and I’ll be bookmarking it and checking back regularly!

    Pëlqejeni

  12. You are so awesome! I don’t suppose I have read something like this before. So nice to find somebody with a few unique thoughts on this subject. Really.. thanks for starting this up. This website is something that is needed on the internet, someone with some originality!

    Pëlqejeni

  13. An outstanding share! I’ve just forwarded this onto a colleague who was conducting a little homework on this. And he in fact ordered me dinner because I found it for him… lol. So allow me to reword this…. Thanks for the meal!! But yeah, thanks for spending some time to discuss this topic here on your internet site.

    Pëlqejeni

  14. Howdy, I do believe your site could possibly be having internet browser compatibility problems. Whenever I look at your blog in Safari, it looks fine but when opening in I.E., it’s got some overlapping issues. I just wanted to give you a quick heads up! Aside from that, great site!

    Pëlqejeni

  15. Excellent site you have here but I was wanting to know if you knew of any forums that cover the same topics discussed in this article? I’d really love to be a part of group where I can get feed-back from other experienced individuals that share the same interest. If you have any suggestions, please let me know. Appreciate it!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s