Trajtat e shkurtëra të bashkuara të përemrave vetorë

   A-IMG_1252 Pasi kemi folur dhe sqaruar përdorimin e trajtave të shkurtëra të përemrave vetorë duke paraqitur tabelat përkatëse të paraqitjes së tyre, mendoj që në këtë shkrim të paraqes edhe rastet e trajtave të shkurtëra të bashkuara. Rastet e tilla janë atëherë kur pranëvihen dy trajta të shkurtëra. Në këto raste dalin disa variante të paraqitjes së tyre. Para se t’i paraqes rastet e bashkimit të dy trajtave dhe dallimet e tyre analitike, po paraqes edhe një herë tjetër tabelat e paraqitjes së tyre. Ndoshta për ndonjë do të duket disi e tepërt, por mendoj se është me vend për t’i pasur këtu edhe si pasqyrë e atyre që do të paraqes më poshtë që të kuptohet dhe të konceptohet më qartë paraqitja e kësaj ekspozeje dhe nuk do të kishte aspak nevojë që të shfletohet tjetër paraqitje për t’u rinjohur edhe një herë tjetër me konceptin trajta të shkurtëra.

      Para se të paraqes tabelën për secilin rast të trajtave të shkurtëra, dua të sqaroj se aty do të paraqes vetëm rastet kur dalin këto trajta të përemrave vetorë. Së pari duhet të sqaroj se jo në të gjitha rasat e lakimit të përemrave vetorë dalin trajtat e shkurtëra. Ato dalin veç në rasat dhanore dhe kallëzore, prandaj këtu do të paraqes edhe një herë tabelën e lakimit të përemrave vetorë vetëm në këto dy rasa.

         Njëjës  

                   Unë                                          Ti                                           Ai(ajo)

  Dhanore: Mua (më)                              Ty (të)                                   Atij(asaj) (i)

  Kallëzore:Mua (më)                              Ty (të)                                   Atë (e)

 

        Shumës

                      Ne                                        Ju                                            Ata(ato)

   Dhanore   Neve (na)                           Juve (ju)                                 Atyre (u)

   Kallëzore  Ne (na)                               Ju (ju)                                      Ata(ato) (i)

    Pra kjo ishte shkurtimisht paraqitja e tabelës ku dalin trajtat e shkurtëra të përemrave vetorë, ndaj, duke i paraqitur edhe një herë tjetër të listuar janë:

    Më; të; të; i; e; (njëjës) na; na; ju; ju; u; i.

    Këto trajta shpesh, ashtu siç e parashkrova edhe më sipër vihen pranë njëra-tjetrës dhe në këto raste ka rregulla të veçanta drejtshkrimore. Zakonisht mund të jenë një trajtë e shkurtër e vetës së parë dhe të dytë të rasës dhanore me një trajtë të shkurtër të vetës së tretë njëjës ose shumës të rasës kallëzore. Por edhe një trajtë e shkurtër e rasës dhanore veta e tretë njëjës, ose shumës me një trajtë të shkurtër të rasës kallëzore veta e tretë njëjës ose shumës. Para se të shohim rastet, duhet të themi se kur ato bashkohen janë ose fjalë përbëra, ose fjalë të përngjitura apo lokucion. Tashti le t’i shohim rastet:

       Më +e = ma; Më + i = m’i

      Të + e = ta; Të +i = t’i

      I +e = ia;  I + i = ia

      Na + e = na e;  Na + i =na i

      Ju + e = jua;  Ju + i = jua

      U + e =ua;      U + i = ua

    Duke i listuar rastet e trajtave të shkurtëra të bashkuara kemi këtë paraqitje:

    Ma; m’i; ta; t’i; ia; ia; na e; na i; jua; ju i; ua; ua.

    Format: ma; ta; ia; jua; ua; janë bashkuar me përngjitje.

    Format: m’i; t’i janë formuar me  përbërje duke thirrur në ndihmë apostrofin që shënon rënien e zanores ë.

    Format: na e; na i nuk i takojnë as përngjitjes dhe as përbërjes por formës së lokucionit të formimit të fjalëve. Siç shikohet nga tabelat e bashkimit të trajtave, gjithnjë duhet pasur kujdes në paraqitjen dhe drejtshkrimin e tyre. Këtu dua të theksoj se rastet e trajtave të shkurtëra të bashkuara me përbërje m’i; t’i, janë përdorur me apostrof dhe detyrimisht kështu duhen shkruar në dallim me përemrat përkatësisht: pronor: mi dhe vetor ti.(Këta janë shokët e mi; Eja edhe ti me ne!) në rastet e trajtave të bashkuara: M’i sill librat që t’i kam huajtur për t’i lexuar. Shikojmë të trija këto raste: E para M’i që vjen: Kujt? mua më; cilat(cilët)? ato i. E dyta t’i që vjen: Kujt? Ty të; cilat(cilët)? Ato i. E treta t’i që vjen nga pjesëza e paskajores dhe trajta e shkurtër i e numrit shumës rasa kallëzore.

     Duke marrë shkas nga rasti i tretë të paraqitjes së trajtës së bashkuar parashtroj këtu se trajtat e shkurtëra të bashkuara nuk janë vetëm të tipit trajtë e shkurtër + trajtë e shkurtër, por edhe një pjesëz(të) me një trajtë të shkurtër, madje në këtë rast edhe me ato të rasës dhanore. Le të paraqesim shembuj me fjali për t’i kuptuar më qartë.

      Le t’u japim pak kohë atyre që të përgatiten më mirë për testin. Pyetja: Kujt t’u japim kohë? Atyre u. Pra kemi foljen: të japim dhe trajtën e shkurtër u.

Do t’i jap një shembull edhe këtij rasti. Cilit do t’i jap? Atij(këtij rasti) i. Dhe kemi edhe foljen jap në kohën e ardhshme do të jap dhe trajtën e shkurtër i veta e tretë njëjës rasa dhanore.

Ç’i do fjalët, kjo gjë duket qartazi. Këtu kemi një rast tjetër të veçantë të trajtës së bashkuar që është: Ç përemër pyetës dhe i trajtë e shkurtër (Cilat? Ato i).

     Sipas shembujve të sjellë më sipër shohim tre raste të bashkimit të trajtave të shkurtëra që ndryshe mund t’i quajmë edhe trajta të shkurtëra të bashkuara.

Rastet më të dendura janë bashkimi i dy trajtave të shkurtëra, por jo rrallë ndeshen edhe rastet e bashkimit të një pjesëze me një trajtë të shkurtër si dhe rasti i bashkimit të përemrit pyetës apo lidhor Ç me një trajtë të shkurtër dhe këtu jo vetëm të vetës së tretë, jo vetëm të rasës kallëzore, por edhe të vetës së parë dhe të dytë dhanore e kallëzore: Ç’më ke sjellë për ditëlindje?

Ç’më  deshe që thirre me kaq urgjencë?

Ç’të thanë në mbledhje?

Ç’na prrallis kot?! Ne këto gjëra i dimë me kohë.

 A mund të na thoni: ç’ju shtyu të silleshit aq keq me shokun tuaj?

Nuk e di ç’i keni bërë librat që jua dhashë?!

A mund të më thuash ç’u the atyre që ndërruan mendje kaq shpejt?

      Duhet të kemi kujdes dhe të mos ngatërrojmë trajtën e shkurtër u të vetës së tretë shumës të rasës dhanore me pjesëzën u trajtformuese. Dallimi bëhet edhe nga konteksti, por edhe në bazë të një analize gramatikore. Le të shohim një rast:

I solla shembujt e mësipërme për t’u mësuar më mirë lexuesve rastet e përdorimit të trajtave të shkurtëra.

 Lexuesit duhet të shohin mirë të gjitha rastet e mësipërme për t’u mësuar t’i dallojnë qartë trajtat e shkurtëra nga pjesëzat.

Kam sjellë aty më sipër dy shembuj gati identikë, por me kontekste të ndryshme që dallohen qoftë nga forma e foljes që në rastin e parë është veprore dhe në rastin e dytë është pësore, qoftë nga konteksti i thënies. Në të dy rastet është përdorur paskajorja letrare: për t’u mësuar, por në rastin e parë u është trajtë e shkurtër(Kujt? atyre u) dhe në rastin e dytë u është pjesëz që formon formën pësore të foljes mësoj(u mësova-për t’u mësuar). Po ta reformonim fjalinë në këtë formë do të dilte:

 “Lexuesit duhet të mësohen t’i dallojnë qartë trajtat e shkurtëra duke i parë mirë të gjitha rastet e mësipërme.”

Pra duket qartë forma pësore e foljes mësoj.

     Kur bashkohet pjesëza e lidhores me trajtën e shkurtër e të rasës kallëzore veta e tretë njëjës, kemi të njëjtën dukuri si në rastin kur është trajtë e shkurtër e rasës dhanore veta e dytë njëjës. Po sjellim dy shembuj:

1 Duhet ta marrim parasysh çdo rrethanë që na paraqitet.

 (të marrim çfarë? Atë(çdo rrethanë) e.

2 Ta solla librin që më kërkove.

 Kujt? ty të; Cilin? Atë e(librin).

Pra pjesëz + e trajtë e shkurtër baras  ta;

trajtë e shkurtër + e trajtë e shkurtër baras ta(trajtë e bashkuar).

Po sjell më poshtë edhe dy raste identike dhe shikojmë dallimin mes tyre:

    Herën tjetër do ta sjell librin në klasë që ta shihni të gjithë.

    Herën tjetër do të ta sjell librin që ma kërkuar.

Në rastin e parë kemi: pjesëz + trajtën e shkurtër e dhe del ta.

Në rastin e dytë kemi: trajtën e shkurtër të + trajtën e shkurtër e.

Dallimi shihet nga konteksti, por edhe nga forma e të shkruarit.

Në rastin e parë kemi do të(pjesëze të formimit të kohës së ardhshme) + e (trajtë e shkurtër;

Në rastin e dytë kemi do të(pjesëza të formimit të kohës së ardhshme) + të(trajtë e shkurtër) + e(trajtë e shkurtër, prandaj detyrimisht duhet të shkruhet e plotë: do të ta sjell dhe jo do ta sjell, pasi do të krijoheshin keqkuptime dhe paqartësi kontekstuale.

      Këtu më poshtë dua të theksoj se duhet t’i dallojmë mirë dhe të mos i ngatërrojmë rastet jua dhe ua

Jua solla librat.(kujt? juve ju; cilat? (librat) ato i)

Ua solla librat nxënësve. (kujt?(nxënësve) atyre u; cilat?(librat) ato i

Këto dy forma shpesh në të shkruar i shohim të ngatërruara njëra me tjetrën, por jo rrallë edhe në të folur, prandaj duhet pasur mjaft kujdes në përdorimin e tyre si në të folur ashtu edhe në të shkruar.

A- koha e kryerë e thjeshtë dhe trajta e shkurtër - Copy

Me rreth të kuq është paraqitur një rast i paraqitjes së gabuar të kombinimit të dy trajtave të shkurtëra që bashkohen me njëra-tjetrën “ia zbuloi”. Kë zbuloi? atë e. Kujt i zbuloi? asaj i. Pra trajtat i+e =ia dhe jo ja siç është shkruar aty për çiftin e divorcuar. Ja nuk është dhe nuk mund të jetë trajtë e bashkuar, por si fjalë mund të ishte një pasthirrmë apo pjesëz treguese: Ja ku po vjen personi që të tregova për të! Ja si i mbjellin fidanat këta bujq! Ja! Po na vjen edhe pranvera!

Në tekstin e mësipërm ka edhe gabime të tjera drejtshkrimore, por kjo i takon një teme tjetër dhe nuk po ndalem të analizoj rastet.

Po kështu mund të shikoni edhe tekstin tjetër më poshtë:

Nje dite ndryshe kjo e sotmja, tashme e bere tradite si dita e fundit te muajit te jete nje dite ndryshe ku pas mesimit zhvillohet dhe nje veprimtari. Muajin qe kaloj spikatem te gatuarit, kete muaj ja kushtuam kercimit. Muaji I rradhes do kete surprizen merituar si qershia mbi torte. 
Kjo eshte shkolla qe duam: edukim, mesim, bashkepunim, argetim , lumturi.

Këtij teksti nuk po futem t’i analizoj të metat e tjera këtu, pasi duhen analizuar shumë elemente që nuk kanë lidhje me temën që po trajtoj.

a- keqpërdorimi i trajtave të shkurtëra të bashkuara

Këtu trajtat e shkurtëra të bashkuara i+u i ka paraqitur gabimisht si të ishte trajtë e shkurtër e vetës së dytë shumës ju dhe jo bashkimi i dy trajtave të shkurtëra të vetës së tretë shumës u– rasa dhanore dhe i- rasa kallzore. Shikoni edhe rastet e mëposhtme dhe vëreni vetë ku qëndrojnë gabimet tek trajtat e shkurtëra të bashkuara që janë nënvizuar:trajtat e bashkuaratrajtat e shkurtëra dhe keqpërdorimettrajtat e shkurtëra të bashkuaratrajtat e bashkuara-keqpërdorimi Këtu kemi gabime të ndërsjellta të trajtave të shkurtëra të bashkuara

trajtat e bashkuara dhe keqpërdorimi i tyretrajtat e bashkuara përdorur gabimtrajta e bashkuar      Në secilin rast trajtat e shkurtëra të bashkuara Ju janë përdorur gabim dhe duheshin iu. Në shembullin e fundit kemi një rast krejt të rëndomtë të keqdrejtshkrimit që ngatërrohet shpesh nga shumëkush: ia me ja. Po ta analizojmë bashkimin e trajtave të shkurtëra tek ia na del: i e = ia, ose ia: (Kujt i dedikonte?- asaj i; çfarë dedikonte?-  atë  (ose) ata(o) i në rasën kallëzore njëjës në rastin e parë, ose shumës në rastin e dytë(atë (e)- njëjës; ata(o)  (i)- shumës)

     Shikoni fotot e mëposhtme ku në një televizion kombëtar shqiptar në titra jepet një deformim i bashkimit të trajatave të shkurtëra:

thumbnail_IMG_2671thumbnail_IMG_2673 Fjalia e shkruar është kjo: Keni ëndërruar të këndoni në një skenë dhe nuk keni mundur dot? Ne ja u plotësojmë dëshirën! 

Duke lënë mënjëanë problemet e tjera drejtshkrimore, po analizojmë trajtën e shkurtër të bashkuar e cila konkretisht duhej të ishte jua, por është deformuar në ja u që është një përdorim i gabuar totalisht. kryesisht këto trajta janë:

Kujt ia plotësojmë dëshirën? (pyetja) – juve ju (përgjigjja)

Kë plotësojmë ne? (pyetja) – atë(dëshirën) e (përgjigjja

Bashkimi i trajtave duhej të ishte: ju + e = jua dhe asnjëherë ja u dhe as jau.

Shiko më poshtë se si në një televizion tjetër keqpërdoren trajtat e shkurtëra ku në vend të u përdoret ju. Ju vetë mund ta gjeni pse duhet ndryshe.

thumbnail_IMG_2792thumbnail_IMG_2789 Në fakt, as mua(), apo neve(na) dhe as juve(Ju) nuk na i heq targat, prandaj mos u shqetësoni, por atyre (u, ose ua) [konsujve] heq targat. Pra nuk ka vend për panik për njerëzit e thjeshtë.

7 mendime mbi “Trajtat e shkurtëra të bashkuara të përemrave vetorë

    1. Përshëndetje Greis! Deri në ditët e sotme, në dijen time, por edhe në praktikën gjuhësore të të folurit shqip, nuk ekzistojnë trajta të shkurtëra as në rasën rrjedhore e as në emërore e gjinore(veta e tretë, pasi në vetë të parë e të dytë përemri vetor nuk ka rasë gjinore). Të falenderoj për vërejtjen tënde!

      Pëlqejeni

    1. “Ju” është trajtë e shkurtër e thjeshtë dhe “t'” është pjesëz e lidhores. Ajo trajtë e shkurtër nuk mund të quhet e bashkuar, pavarësisht se bashkohet me një pjesëz që shërben për të formuar mënyrën lidhore të foljeve. Po ta kishe fjalinë kështu: “Mund t’jua tregoja qëllimin…” këtu “Jua” është trajtë e shkurtër e bashkuar dhe komponentët janë ju+e=jua : juve -ju; atë(qëllimin) -e. Ose: “Mund t’ua tregoja qëllimin…” ua është trajtë e shkurtër e bashkuar dhe komponetët janë: atyre -u; atë(qëllimin) -e. “T'” gjithnjë është pjesëza formuese e lidhores, por që apostrofi shënon rënien e zanorës “ë”. Pra: të jua tregoja- të tregoja juve atë(qëllimin); të ua tregoja – të tregoja atyre atë(qëllimin). Shiko me kujdes kur përdoret “t’jua” dhe “t’ua”, pse shpesh ngatërrohen në përdorimin e tyre, sidomos kur nuk konceptohet mirë në thelb përemri vetor që ato zëvendësojnë. Pra juve-ju dhe atyre-u.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s