Pjesëza “u” dhe përdorimi i saj

     A-IMG_1252Zanorja “u” në gjuhën shqipe kryen disa funksione të cilat në një shkrim tjetër i kam trajtuar hollësisht, prandaj nuk po ndalohem edhe një herë tjetër t’i shtjelloj edhe këtu. Megjithatë, shkurt po i trajtoj:

        -përdoret si mbaresë e foljeve në mënyrën urdhërore forma joveprore: kapu; mblidhu; drejtohu; mësohu; lavdërohu; lahu; zgjatu; lagu; etj.

         -përdoret si mbaresë e disa foljeve në kohën e kryer të thjeshtë veta e tretë njëjës sidomos për foljet me temë në “g”, “k”, “h”, ose me diftongje:

ai lagu; ai rrahu; ai iku, etj. ai shkëlqeuai mbërtheu; ai lyu, ai shqyu; ai zieuai shkriu; ai shtriu; etj.

         -përdoret si nyje shquese e emrave që mbarojnë me “k”, “g”, “h” si dhe me zanore si:

Zog-u; shtog-u; prag-u; lak-u; hendek-u; levrek-u; ah-u; rrah-u; gjah-u; Ali-u; bari-u; Shyqyri-u; Ndre-u; Ante-u, etj.

       –përdoret si trajtë e shkurtër e peremrit vetor rasa dhanore, veta e tretë shumës: atyre u

       -përdoret si pjesës trajtformuese duke formuar trajtën pësore dhe vetvetore të foljeve sidomos për:

         a) kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore:

u mësova; u ndala; u mblodha; u gëzova;

         b)mënyrën urdhërore të shoqëruar me pjesëzën “mos”:

mos u lodh; mos u mundo; mos u dorëzo; mos u druaj; mos u druani; mos u luhatni; mos u shpërndani;

         c)mënyrën habitore:

u mësuakam; u mësuakësha; u lodhkam; u lodhkësha; etj.

         d)format e pashtjelluara në pësore dhe vetvetore si:

         1-paskajore: për t’u mësuar; për t’u kapur; për t’u ndërtuar, etj.

        2-përcjellore: duke u mësuar; duke u lodhur; duke u zgjedhur, etj.    

    Duhet pasur parasysh, gjithashtu të dimë ta dallojmë pjesëzën “u” nga trajta e shkurtër u e përemrit vetor rasa dhanore veta e tretë shumës sidomos kur përdoret pas pjesës mohuese mos tek mënyra urdhërore. Le të shohim disa raste në çifte: mos u shpërndani sa andej këndej; mos u shpërndani librat dhe fletoret nxënësve pa iu shpërndarë edhe mjetet e shkrimit.; mos u mësoni të flisni vend e pa vend; mos u mësoni fëmijëve gjëra që s’u duhet mësuar; etj.

     Shumë herë kam vërejtur që pjesëzau” përdoret pavend për të formuar formën pësore të foljeve edhe për kohën e pakryer të mënyrës dëftore, por edhe të mënyrave të tjera si lidhore e kushtore. Le të shikojmë këto raste përdorimi:

“Në atë kohë ne u argëtoheshim vetëm me ndonjë lojë futbolli, volejbolli, basketbolli apo bilardoje, se s’kishte asgjë tjetër me se t’u argëtoheshim.”

“Unë,. po t’u ndalësha aty, do ta pësoja si të tjerët”.

Në të gjitha këto raste përdorimi është i gabuar. Format e sakta janë:

“Në atë kohë ne argëtoheshim vetëm me ndonjë lojë futbolli, basketbolli apo bilardoje, se s’kishte asgjë tjetër me se të argëtoheshim”.

“Unë, po të ndalesha aty, do ta pësoja si të tjerët”.

Pra format: “u argëtoheshim“(e pakryera e dëftorës) si dhe “t’u argëtohesha“, “t’u ndalesha”(të pakryerat e lidhores) janë forma të gabuara.

Po kështu edhe po të marrim këtë rast:

Do t’u gëzohesha shumë, po të na vinit për darkë sonte”. Forma e saktë është:

Do të gëzohesha shumë, po të na vinit për darkë sonte”.

Forma “do t’u gëzohesha” është forma e gabuar e kohës së tashme e mënyrës kushtore në zgjedhimin e foljeve.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s