Lakimi i emrave të gjinisë femërore në trajtën e pashquar njëjës

        A-IMG_1252  Shpeshherë ndeshemi me raste përdorimi të gabuar të emrave të gjinisë femërore sidomos në rasat: Gjinore; Dhanore dhe Rrjedhore, ndaj këtu do të shtjelloj lakimin e emrave sidomos në trajtën e pashquar njëjës. Gjithmonë, në numrin njëjës, kur i lakojmë emrat në trajtën e pashquar, përdorim nyjën joshquese “një” dhe për shumësin “ca” si:

Një vajzë; një grua; një shoqe; një mike; një plakë; një nënë; një nxënëse; një shqiponjë; një thikë; një shtëpi; një fletore; një gomë; një dele një depo; një disko; një kala, etj. në numrin njëjës ndërsa në shumës:

Ca vajza; ca gra; ca shoqe; ca mike; ca plaka; ca nëna; ca nxënëse; ca shqiponja; ca thika; ca shtëpi; ca fletore; ca goma; ca dele; ca depo; ca disko; ca kala, etj.

Siç i pamë, në të dy rastet e përdorura në numrin njëjës dhe në shumës disa nga emrat e përdorur aty nuk e ndryshojnë temën e tyre nga njëjësi tek shumësi dhe dallimi është vetëm tek nyjat joshquese njëca, si:

Një shoqe-ca shoqe; një mike- ca mike;(këtu nuk duhet ta ngatërrojmë emrin mike me mikeshë që kanë të njëjtin kuptim, por jo se kur emri mike në numrin shumës duhet medoemos të dalë mikesha), një nxënëse- ca nxënëse; një shtëpi- ca shtëpi; një fletore- ca fletore; një dele- ca dele; një depo- ca depo; një disko- ca disko; një kala- ca kala, si dhe një lopë- ca lopë që është një rast jo i shpeshtë i emrave që mbarojnë me ë fundore si:

Një gropë- ca gropa; një fushë; ca fusha; një detyrë ca detyra, por ka nga ato që ka edhe Raste të dyzuara sidomos kur përdoren në kontekste të ndryshme si:

Kokë që në ndonjë rast përdoret në shumës: ca kokë, por edhe ca koka. Për ilustrim po marrim këto dy raste fjalishë:

Bariu kishte vënë para pesë(mundej të shkruhej edhe ca në vend të pesë) kokë dele dhe po i ngjitej shpatit të një kodre.

Matanë ledhit u dukën pesë(ca) koka ushtarësh që kishin zënë pozicion luftimi.

Kasapi kishte vënë në kërrabë pesë(ca) koka delesh dhe i kishte vendosur para dyqanit të tij.

Siç shihet në rastin e parë fjala kokë del njësoj si në numrin njëjës, por në numrin shumës përdorur me numërorin(pesë në këtë rast) në dy fjalitë pasuese del: koka. Në rastin e parë nuk jep kuptimin kryesor të fjalës, por vihet në shërbim të emrit që e ndjek, ndërsa në dy rastet e tjera nga konteksti jepet kuptimi kryesor i fjalës(emërtimi i pjesës së trupit të: njeriut, apo kafshës).

Por ka edhe emra të gjinisë femërore që mbarojnë me bashkëtingëllore si:

Zemër, kodër, femër, ëndërr, vegël, cokël, cikël(e ujit), ashkël, etj. edhe këta emra kur dalin në shumës ndryshojnë si:

Një zemër- ca zemra; një kodër- ca kodra; një ëndërr-ca ëndrra; një vegël- ca vegla; një cokël- ca cokla; një cikël- ca cikla; një ashkël ca ashkla, etj. siç vihet re edhe nga lexuesi bie zanorja “ë” para bashkëtingëllorës fundore dhe në fund merr “a”.

      Këtu më poshtë po jap nga një shembull lakimi të këtyre lloj emrash:

Emërore: një vajzë                              ca vajza

Gjinore: i(e) një vajze                    i(e) ca vajzave

Dhanore: një vaze                                ca vajzave

Kallëzore: një vajzë                              ca vajza

Thirrore:    o vajzë                                 o vajza(dikurë trajtohej si rasë emri)

Rrjedhore: prej një vajze                 prej ca vajzash.

Këtu dallohen qartë mbaresat si për numrin njëjës ashtu edhe për numrin shumës për secilën rasë. Këtu trajtova edhe rasën Thirrore që dikurë ka qenë trajtuar si rasë më vete nëpër tekstet shkollore. Në rastet që vijojnë, meqenëse nuk ndryshon nga rasa emërore dhe kallëzore, nuk do ta paraqes në tabela.

Emërore:  një grua                                ca gra

Gjinore: i(e) një gruaje                    i(e) ca grave

Dhanore:  një gruaje                             ca grave

Kallëzore: një grua                                ca gra

Rrjedhore: prej një gruaje             prej ca grashë

 

Emërore: një dele                                   ca dele

Gjinore: i(e) një deleje                      i(e) ca deleve

Dhanore: një deleje                                ca deleve

Kallëzore: një dele                                  ca dele

Rrjedhore: prej një deleje               prej ca delesh

 

Emërore: një depo                                   ca depo

Gjinore: i(e) një depoje                      i(e) ca depove

Dhanore: një depoje                                ca depove

Kallëzore: një depo                                  ca depo

Rrjedhore: prej një depoje               prej ca deposh

Siç shihet nga të tri tabelat e mësipërme në rasat: gjinore, dhanore, rrjedhore në numrin njëjës këta emra që dalin me temë në zanore apo diftong fundor, marrin një “je” si mbaresë, por jo në rastin kur kjo zanore fundore është “ë”. Më poshtë po paraqes edhe tabelën e lakimit të një ose dy emrave që mbarojnë me bashkëtingëllore.

Emërore:  një zemër;     një ashkël      |        ca zemra;     ca ashkla

Gjinore: i(e) një zemre; i(e) një ashkle |   i(e)ca zemrave; i(e) ca ashklave

Dhanore: një zemre;      një ashkle      |        ca zemrave;  ca ashklave

Kallëzore: një zemër;     një ashkël      |        ca zemra;      ca ashkla

Rrjedhore: prej një zemre; (ashkle)    | prej ca zemrash;     (ashklash)

 

Në tabelë pasqyrova lakimin e dy emrave tipikë të gjinisë femërore që mbarojnë me bashkëtingëllore. Nga tabela vërehet se në të dy rastet në rasat: gjinore, dhanore dhe rrjedhore emri i këtyre tipeve e humbet zanorën “ë” para bashkëtingëllorës në numrin njëjës si dhe në të gjitha rasat në numrin shumës.

    Në këtë shkrim unë nuk kam si qëllim të paraqes se si lakohen emrat e gjinisë femërore, por mora shkas ta paraqes edhe një herë tjetër tabelën e lakimit të këtyre emrave, pasi shpesh dëgjoj raste të përdorimit të gabuar të disa emrave sidomos në rasat: gjinore, dhanore dhe rrjedhore, sidomos në dy raste.

  • Siç e cilësova edhe më lart, emrat që dalin me temë në zanore: e, a, i, o, ose diftongje, në rasat që paraqita më sipër pas zanorës apo diftongut marrin një “je”. Nën shembullin e kësaj dukurie shumëherë vërehet të shqiptohen edhe emra si: tokë; fjalë; kokë; pendë; nënë; thikë; zemër; vegël; rregull; ëndërr e shumë të tjerë si këto. Në fakt duhen shqiptuar dhe shkruar, gjithashtu: një toke; një fjale; një koke; një pende; një nëne; një thike; një zemre; një një vegle; një rregulle; një ëndrre dhe jo: një tokeje; një fjaleje; një kokeje; një pendeje; një nëneje; një thikeje; një zemreje; një vegleje; një rregulleje; një ëndrreje.
  • Gjithashtu e theksova se emrat që dalin me temë në bashkëtingëllore dhe para bashkëtingëllores kanë një “ë” e humbin atë si për tri rasat e cilësuara më sipër, ashtu edhe në numrin shumës, si dhe kur shquhen. Të tilla janë: Zemër; femër; kodër; lodër; qendër; gogël; vegël; xhungël; ashkël;   ëndërr Këta emra dalin:
  • kur shquhen: zemra; femra; kodra; lodra; qendra; gogla; vegla; xhungla; ashkla; ënddrra, etj., por asnjëherë zemëra; femëra; kodëra; lodëra; qendëra;gogëla; vegëla; xhungëla; ashkëla; ëndërra,
  • kur vihen në rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore në trajtën e pashquar: zemre; femre; kodre; lodre; qendre; gogle; vegle; xhungle; ashkle; ëndrre, etj. dhe asnjëherë zemëre; femëre; kodëre; lodëre; qendëre; gogële; vegële; xhungële; ashkële; ëndërre,
  • në numrin shumës në të gjitha rasat si dhe në të dyja trajtat të shquar dhe të pashquar: ca zemra, ca zemrave, zemrat, zemrave; ca femra, ca femrave, femrat, femrave; ca kodra, ca kodrave, kodrat, kodrave; ca vegla, ca veglave, veglat, veglave; ca ëndrra, ca ëndrrave, ëndrrat, ëndrrave, etj. Rastet e tjera nënkuptohen, ndaj nuk po i shtjelloj të gjithë emrat e paraqitur aty. Por kurrë nuk mund të dalin: ca zemëra, ca zemërave, zemërat, zemërave; ca vegëla, ca vegëlave, vegëlat, vegëlave; ca ëndërra, ca ëndërrave, ëndërrat, ëndërrave, apo kokërra; dokërra, por duhet pasur parasysh se emrat e tipit: gjepur; rregull nuk e humbasin zanorën para bashkëtingullores dhe e ruajnë atë në të gjitha rastet e lakimit në njëjës e shumës në të dyja trajtat: të shquar dhe të pashquar: një gjepur, një gjepure, gjepura, gjepurës, ca gjepura, ca gjepurave(gjepurash), gjepurat, gjepurave.

 

22 mendime mbi “Lakimi i emrave të gjinisë femërore në trajtën e pashquar njëjës

  1. I’m not sure where you are getting your info, but great topic.
    I needs to spend some time learning more or understanding
    more. Thanks for magnificent info I was looking for this info for my mission.

    Pëlqejeni

  2. It’s a shame you dοn’t һave a donate button!
    I’d definitely donate to this superb blog! I suppoѕe
    for now i’ll settle for book-mɑгking and adding your RSS feeԁ to my Googlе account.
    I look forԝard to neѡ updates and will share this site with my Facebook group.
    Cһat soon!

    Pëlqejeni

  3. Just deѕire to say your artiϲle іs as amazing.
    The clarіtу in your post is simply excellent and i
    can asѕume you are an expert on this subject.
    Fine with your permission allow me to grab your feed to ҝeep
    updated with forthcoming ⲣost. Thanks a millіon and please keep up the rewarding work.

    Pëlqejeni

  4. I’d like tߋ thank you for the efforts you’ve put in penning this blog.
    I am hoping to view the same high-grɑde blog posts by ʏoս later
    on aѕ well. In trutһ, your creatіve ѡriting abilities has encouraged me
    to get my own, perѕonal site now 😉

    Pëlqejeni

  5. Attrɑctive part of ⅽontent. I ѕimply stumbled upon your
    site and in accession capital to claim that I get ɑctually
    loved account your bⅼog posts. Anyway I will be subscribing in your feedѕ and even I fulfillment you get admission to consistently quickly.

    Pëlqejeni

  6. Ꮩery nice post. I just stսmbled upon your weblog and wanted to mention that
    I’ve truly enjоyed ƅrowѕing your weblog posts.

    In any cɑsе I will be subscгibing in your rss fеed аnd I’m hoping you write once more very soon!

    Pëlqejeni

  7. I’ѵe been Ƅrowsing online more than 4 hоᥙrs today, yet I never
    found any interesting artіcle lіke yours. It is pretty worth enough for me.
    In my opinion, if all ԝeƅsite owners and bloggers madе good content
    as you did, the web wіll Ƅe a lot more useful than ever before.

    Pëlqejeni

  8. Hello Tһere. I found your blog usіng msn. This is a really well written article.
    Ι will be sure to bookmark it and ϲome back to read
    moге of yоur ᥙseful іnfo. Thanks for the post. I’ll definitely comeback.

    Pëlqejeni

  9. Magnificent items from уou, man. I have be mindful your stuff
    previous to ɑnd you’re simply t᧐o wonderfuⅼ. I actually lіke what you havе acquired һere, certainly like
    what you are stɑting and the wɑy during which you assert it.
    You are making it enjoyable and you continue
    to take care of to stɑy it smart. I can not wait to read far more from you.
    That is actually a great web site.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s