Së pari dua të theksoj se folja them është një folje e parregullt në gjuhën shqipe dhe e kam trajtuar këtë gjë në një shkrim tjetër kur kam paraqitur foljet e parregullta në gjuhën shqipe. Përdorimi i saj në gjuhën shqipe është lehtësisht i gabueshëm, ndaj në këtë shkrim dua t’i kushtoj një paraqitje më të hollësishme duke e zgjedhuar në kohë dhe mënyra të ndryshme dhe në krahasimi me folje të tjera të ngjashme me të.
Shpeshherë kam vënë re se njerëz të shtresave të ndryshme e përdorin në formën e rregullt, por shumë edhe në formën e gabuar. Këtë e kam vënë re si tek përsonalitete të elitave, ashtu edhe tek ata të shtresave të mesme dhe të ulëta, në se mund t’i quaj kështu njerëzit e thjeshtë. Pikërisht kjo gjë më nxiti t’i kushtoj vëmendje të veçantë kësaj foljeje dhe konkretisht rasti kur një nga moderatoret e njërës nga mediat më të mëdha shqiptare të shqiptojë shprehjën: “Po thoja që…” dhe kështu e vazhdoi fjalinë e tij që këtu nuk po e sjell të plotë. Dua të shtoj këtu se ky moderator gëzon respektin tim maksimal përsa i përket përdorimit të saktë të gjuhës shqipe, por mbi të gjitha për këmbënguljen e tij për ta saktësuar gjuhën edhe tek bashkfolësit e tij dhe këtë gjë e kam vënë re me dhjetëra herë.
Është e vërtetë se në gjuhën shqipe ka shumë fjalë që janë lehtësisht të gabueshme në përdorimin e tyre në të folur për arsye të traditës së përdorimit të tyre nga njerëz të ndryshëm. Kështu mund të përmendim mbiemrin “e madhe- të mëdha- të mëdhaja” apo përemri pronor”ynë-jonë” si vendi ynë-vendi jonë. Kështu edhe folja “them” thosha-thoja përdoret në të dy standardet. Ndoshta nga tradita, por edhe mundet nga padituria. Gjithsesi, këtu më poshtë po paraqes tabelën e zgjedhimit të kësaj foljeje në mënyra dhe kohë të ndryshme për ta kuptuar se si ndryshon gjatë përdorimit në kohë, vetë, numër dhe mënyrë.
Mënyra Dëftore
Koha e tashme e pakryera e kryera e thjeshtë e ardhshmja
Unë them thosha thashë do të them
Ti thua thoshe the do të thuash
Ai/ajo thotë thoshte tha do të thotë
Ne themi thoshim thamë do të themi
Ju thoni thoshit thatë do të thoni
Ata/ato thonë thoshin thanë do të thonë
Kohët e përbëra të mënyrës dëftore
Pjesorja e foljes është thënë
E kryera e kr. e plotë kr. e tejshkuar e ardhshmja e përparshme
Unë kam kisha pata do të kemë (thënë)
Ti ke kishe pate do të kesh (thënë)
Ai/ajo ka kishte pati do të ketë (thënë)
Ne kemi kishim patëm do të kemi (thënë)
Ju keni kishit patët do të keni (thënë)
Ata/o kanë kishin patën do të kenë (thënë)
Këtu tek kohët e përbëra në tabelë nuk e kam vendosur pjesoren pas çdo folje ndihmëse në kohët e tjera veç tek e ardhshmja e përparme dhe lexuesi duhet ta nënkuptojë atë (unë kam thënë… kisha thënë….pata thenë; ti ke thënë…etj. dhe kështu do të vazhdoj edhe tek mënyrat e tjera
Mënyra Lidhore
E tashmja E pakryera
Unë të them të thosha
Ti të thuash të thoshe
Ai/ajo të thotë të thoshte
Ne të themi të thoshim
Ju të thoni të thishit
Ata/o të thonë të thoshin
Kohët e përbëra të mënyrës lidhore
E kryera E kryera e plotë
Unë të kemë thënë të kisha thënë
Ti të kesh “ “ të kishe “ “
Ai/ajo të ketë “ “ të kishte “ “
Ne të kemi “ “ të kishim “ “
Ju të keni “ “ të kishit “ “
Ata/o të kenë “ “ të kishin “ “
Mënyra Kushtore
E tashmja E kryera
Unë do të thosha do të kisha thënë
Ti do të thoshe do të kishe thënë
Ai/ajo do të thoshte do të kishte thënë
Ne do të thoshim do të kishim thënë
Ju do të thoshit do të kishit thënë
Ata/o do të thoshin do të kishin thënë
Mënyre Habitore
E tashmja e pakryera e ardhshmja
Unë thënkam thënkësha do të thënkam
Ti thënke thënkëshe do të thënke
Ai/ajo thënka thënkësh do të thënka
Ne thënkemi thënkëshim do të thënkëmi
Ju thënkeni thënkëshit do të thënkëni
Ata/o thënkan thënkëshin do të thënkan
Kohët e përbëra të habitores
E kryera e kryera plotë
Unë paskam thënë paskësha thënë
Ti paske “ “ paskëshe “ “
Ai/ajo paska “ “ paskësh “ “
Ne paskemi “ “ paskëshim “ “
Ju paskeni “ “ paskëshit “ “
Ata/o paskan “ “ paskëshin “ “
Siç shihet edhe mënyra habitore ka katër kohë: dy të thjashta dhe dy të përbëra, ose më saktë deri më sot jan studjuar në shkolla vetëm katër kohë, por në të vërtetë, në gjuhën shqipe ekziston edhe koha e ardhshme e mënyrës habitore dhe secili mund ta provojë lehtas ta përdorë në fjali me kuptim të plotë, ndaj edhe unë e kam trajtuar aty me shkronja të veçanta për të bërë dallimin. Për ta pasur sa më të qartë, po sjell një shembull me fjali për kohën e ardhshme: Nesër në miting do të flitkan shumë përsonalitete dhe do të thënkan mjaft gjëra për problemet që e shqetësojnë popullin. Aty do ta thënkam edhe unë fjalën time.
Mënyra Dëshirore
E tashmja e kryera
Unë thënça paça thënë
Ti thënç paç “ “
Ai/ajo thëntë pastë “ “
Ne thënçim paçim “ “
Ju thënçi paçi “ “
Ata/o thënçin paçin “ “
Mënyra Urdhërore
Ti thuaj! Ju thuani!
Nga tabela e mësipërme shohim se folja them në kohën e pakryer del: thosha; thoshe; thoshte; thoshim; thoshit; thoshin dhe jo; thoja;thoje;thonte;thonim;thonit;thonin dhe as thoshja;thoshje; thoshnim;thoshnit;thoshnin. Këta jan‰ forma të gabuara që shpesh njerëz të ndryshëm edhe i përdorin në të folurin e përditshëm.
Forma te pashtjelluara si pjesorja; pakajorja dhe përcjellorja dalin njësoj si foljet e tjera veç me pjesoren thënë
Paskajorja: për të thënë; përcjellorja: duke thënë.
Siç shihet më sipër edhe nga tabelat e zgjedhimit, por edhe nga paraqitja e pjesores forma e rregullt e kësaj foljeje në format e pashtjellura është thënë dhe jo thënur, ashtu si disa folje të tjera në gjuhën shqipe si: bie-rënë; lë-lënë; zë-zënë; vë-vënë; etj.dhe asnjëherë rënur; lënur; zënur; vënur.
Për analogji po kujtojmë zgjedhimin e foljes kam dhe këtu unë nuk po krijoj një tabelë enkas për këtë folje, por lexuesit i rekomandoj t’i kthehet edhe një herë tabelës dhe të shikojë se si formohen kohët e përbëra të foljes them dhe aty do ta gjejë zgjedhimin e kësaj foljeje(kam) duke i përkthyer kohët e përbëra me të thjeshtat dhe përkatësisht: e tashmja me të kryerën; e pakryera me të kryerën e plotë; e kryera e thjeshtë me të kryerën e tejshkuar; e ardhshmja me të ardhshmen e përparme. Po të shihet me kujdes ka një ngjashmëri mjaft të madhe mes këtyre dy foljeve në format gramatikore që marrin në kohët, vetat dhe mënyrat përkatëse.
Këtu unë nuk kam trajtuar diatezën pësore, por dihet se kohët e përbëra tek çdo folje në diatezën pësore formohen nga pjesorja e secilës duke i paraprirë nga folja ndihmëse jam(jam mësuar; je…; është…jemi; jeni; janë mësuar; apo isha…; ishe…; ishte…etj. mësuar). Këtu nuk po ndalem ta krijoj tabelën e plotë, pasi do të ngarkohej shkrimi me një ngarkesë të madhe të panevojshme dhe ia lë në dorë lexuesit ta krijojë vetë duke përdorur foljen ndihmëse “jam”, por ajo që dua të theksoj se ngjashmëria e foljes them me foljet kam dhe jam është mjaft e dukshme.
Ju faleminderit për këtë postim.
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person