Shumësi i disa emrave mashkullorë

     A-IMG_1252 Në gjuhën shqipe janë disa emra të gjinisë mashkullore që kur dalin në numrin shumës pësojnë ndryshime në rrënjën e fjalës. Të tillë janë emrat: dash; cjap; ka; kal; gomar; kulaç; gardh; plak; lak; hendek; shteg; breg; etj. Këtu unë nuk do të ndalem t’i analizoj të gjitha rastet e shumësit të emrat të gjinisë mashkullore, por do të analizoj vetëm formimin e shumësit të emrave mashkullor të tipit të emrave të paraqitur më lart.

      Duke dëgjuar një emision televiziv në një nga kanalet televizive shqiptare ndër më të shikuarit, një raportues lokal në mes të tjerave përdor emrin kulaç në numrin shumës me formatin: kulaçër, ndërsa drejtuesi i emisionit me një dëshirë të ligjshme për ta korrigjuar i thotë: kuleçër dhe jo kulaçër. Në fakt mua ma vrau veshin, pasi, jo vetëm raportuesi lokal, por edhe formatori korrigjues e vendosën gabim shumësin e emrit kulaç. Forma e saktë duhet të ishte kuleçë dhe jo kalaçër dhe as kuleçër. Më poshtë po jap si e bëjnë shumësin emrat e sipërshënuar:

Dash – desh dhe jo deshër dhe as dashër

Cjap – cjep dhe jo cjepër dhe as cjapër

Ka – qe

Kal – kuaj dhe jo kalër

Gomar – gomerë dhe jo gomarër e as gomerër

Gardh – gjerdhe por edhe gardhiq

Plak – pleq dhe jo pleqër

Lak – leqe dhe jo leqër por rasti i mëposhtëm ndryshon

Shtrat – shtretër dhe jo shtret e as shtratër

Hendek – hendiq dhe jo hendiqër

Shteg – shtigje dhe jo shtigj e as shtigjër

Breg – brigje dhe jo brigj dhe as brigjër. Ka një rast tjetër kur del brigj dhe ky rast jo për fjalën breg, por për emrin brig që do të thotë një copë dheu i shkëputur nga toka me një lopatë, kazëm apo plug me të cilin lërohet toka dhe mund të thuhet edhe brig dheu. Në këtë rast shumësi i takon kategorisë së emrave që mbarojnë me “k”, “g” e këtë e kam trajtuar në një shkrim tjetër e nuk mendoj se është e nevojshme ta trajtoj edhe një herë tjetër këtu. Qëllimi i këtij shkrimi ishte të vija në dukje se jo të gjithë emrat e gjinisë mashkullore kur dalin në numrin shumës e kanë të domosdoshme ta marrin prapashtesën –ër nga pas, pasi nuk është forma normative e pranuar.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s