Mire dita jam, Liljana rri ne itali dhe punoj guzhiniere ne nje ristorante por jam shum kryrioze per te gatuar bukfike e nuk di. Si gatuhet falemenderit?
Përshëndetje Liljana! Nuk e di se nga ç’krahinë je, por po të përgjigjem me aq sa mundem. Para së gjithash dua të të sqaroj se unë në jetën time kurrë nuk kam përgatitur bukëfike, se nuk më ka qëlluar rasti, por e di mirë si përgatitet, pasi më ka qëlluar ta shoh procesin e përgatitjes. Zgjidhen fiqtë mirë dhe, pasi të çahën më dysh apo katërsh me një thikë, vihen të thahen në diell për disa kohë derisa të karamelizohen. Por duhet të vendosen në vende të pastra dhe jo aty ku mund të ndoten nga pluhuri apo rëra, pasi më ka qëlluar ta blej në pazar dhe ishte e mbushur me kokrriza rëre. Pasi të jenë tharë mirë, mund t’i fusësh në ndonjë makinë grirëse(dikur i grinin në një çark grirës duhani, por sot ka mjaft mjete të tjera më higjenike, bie fjala një makinë grirëse mishi). Pjesën që del nga grirja e mbledh duke e ngjeshur dhe duke i dhënë formën që ti dëshiron dhe ja ku u bë edhe bukëfikja.

PëlqejeniPëlqejeni