LLESH PRENDI MARUBI I DITEVE TONA

Llesh Prendi
(1954)

Foto e Ll. PrenditJo krejt rastësisht, në qendër të Zadrimës në fshatin piktoresk të Kodhelit, pak metra distancë nga vendlindja e Marubëve të famshëm, me datën 25 tetor 1954 lindi Llesh Prendi nga dy prindër të mrekullueshëm. Familja e tij ishte me shumë fëmijë dhe, sipas kohës kur u lind Lleshi, pllakoste varfëria ngado, por i ati, Prendi, një mjeshtër duarartë, punoi me të gjitha fuqitë që familja e tij të mos i ndjente nevojat ekonomike, me gjithë vështirësitë që koha ia diktonte. Po kështu edhe Mrika, e ëma, një grua fisnike me dhunti dhe zgjuarsi natyrale, ndikoi mjaft në edukimin e fëmijëve të saj me tradita dhe edukatë të shëndoshë familjare e shoqërore, u mësoi si ta duan njëri-tjetrin, si të duan e respektojnë miqtë dhe shokët, si t’i njohin dhe t’i ruajnë traditat e shkelqyera shqiptare në përgjithësi e në veçanti ato zadrimore.
Lleshi, me një zgjuarsi natyrale të trashëguar nga prindërit e tij, mësimet e para fillore i mori në fshatin e lindjes, ndërsa tetëvjeçaren e bëri në Blinisht të Zadrimës, duke arritur rezultate të shkelqyera në mësime. I ati, Prendi, i cili të gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar artit të ndërtimit dhe që edhe gurët i bënte të flisnin bukur mbi kullat e Kodhelit e të Zadrimës, dëshiron t’ia lërë trashëgim këtë zanat të birit, Lleshit, ndaj me këmbënguljen dhe dëshirën e tij e dërgon në Shkodër në një shkollë ndërtimi. Pasi kryen dy vitet e kësaj shkolle, fillon punën në N.Sh.N në Shkodër dhe më pas në Hidrocentralin e Vau Dejës duke i shërbyer ekonomisë familjare, por edhe një eksperience të mirë pune. Atje njeh dhe bën mjaft miq e shokë që do të lënë mjaft gjurmë në jetën e tij. Disa kohë punoi edhe në Ndërmarrjen Bujqësore të Gjadrit, jo shumë larg nga vendlindja e tij. Gjatë kësaj kohe futet dhe kompleton shkollën e mesme bujqësore në Blinisht.
Përvoja e mirë e punës si dhe aftësitë e tij organizative bëjnë që ai të vihet në organet drejtuese të rinisë së kooperativës së Dajçit si drejtuesi kryesor i saj, si dhe si aktivist i shquar të rinisë së rrethit Lezhë duke shpalosur vlerat e Zadrimës në përgjithësi, si dhe të Dajçit e Kodhelit në veçanti.
Eksperienca e mirë që mori dhe fitoi në punë në këto ndërmarrje shtetërore, e bëri që shpejt të fitonte një vend pune në adminisratën e Kooperativës Bujqësore të Dajçit. Edhe këtu shquhet për aftësi organizative dhe drejtuese duke fituar respektin dhe admirimin e drejtuesve kryesorë të kësaj ekonomie bujqësore sidomos të kryetarit të asaj kohe Gjergj Kiri, njëri nga drejtuesit më të nderuar dhe të respektuar. Jo vetëm kaq, por edhe shpirti i tij prej artisti, bëri që drejtuesit kryesorë ta dërgojnë në një kurs për fotograf në vitet ’80, sidomos me këmbënguljen dhe përkrahjen pa rezerva të kryetarit të kooperativës, Loni Sallaku. Studjoi me shumë pasion artin e fotografisë dhe më vonë do ta shpaloste aty më së miri shpirtin e tij prej artisti duke gdhendur në celuloid jetën reale të kohës në të gjitha shpalosjet e saj me të mirat dhe të këqiat që pati.
Kur e pyet Lleshin se cilat qenë shtysat e tij që e çuan drejt artit të fotografisë, ai plot modesti të përgjigjet: “Që në rini jam marrë me letërsinë dhe artin dhe kam botuar ne shtypin e kohës poezi si dhe reportazhe për rininë. Gjithnjë e kisha mendjen te fotografia , lexoja dhe shikoja me ëndje fotot e  Marubëve që më frymëzuan tërë jetën dhe më bënin te ndjehesha krenar për origjinën time nga Kodheli,  derisa ëndrra ime u plotësua kur mora makinën fotografike. Menjëherë shkova në kurs tremujor për fotografinë në qendrën e fotografëve lezhjanë, e me këtë rast dëshiroj të falenderoj me mirënjohje të thellë përgjegjësin që më bëri kursin, të nderuarin Jorgo Volaj, që me një përkushtim  të veçantë më tregoi të gjitha sekretet e fotografisë. Natyrisht, kishte vështirësi të jashtëzakonshme në ato vite, pasi herë mungonte filmi dhe herë mungonte letra e ato ishin të një cilësie shumë të dobët. I varfër si të gjithë të tjerët isha, por kisha pasion për fotografinë artistike.”
Ashtu siç e thekson edhe vetë fotografi i talentuar, pasurinë më të madhe pati pasionin e tij për fotografinë, por edhe vështirësi të mëdha shumëplanëshe, sidomos në epokën komuniste. Pa dyshim, këtu na duhet të shtojmë se, krahas mungesave të shumta në të gjitha drejtimet si: filmat, letrat, aparate cilësore, studio cilësore, etj. duhet të theksojmë edhe diktatin dhe censurën e kohës që e frenonte dhe e ndrydhte shpirtin e lirë të artistit. Megjithatë, edhe ashtu, ky shpirt prej gjeniu nuk u frenua dhe, siç do ta shohim edhe më poshtë, ai arriti ta shpalosë të vërtetën lakuriqe të kohës, me të gjitha problemet e shumta që kishte, edhe pse shteti komunist bënte të pamundurën që t’i mbulonte, sidomos varfërinë e tejskajshme, por edhe mospajtimin e popullit me atë regjim dhe diktatin e tij. Ishte koha që për një fjalë goje mund të përfundoje në Spaç a gjetk duke shtyrë vagonat e rëndë me krom a bakër dhe me shkopin e gardianit të burgut të ravijëzur mbi kurriz, lë pastaj që fotot do ta kompromentonin haptas dhe me mjaft argument artistin, por ai nuk hezitoi dhe i stamposi ato kohë me të gjitha të palarat e saj.
Në vitet e demokracisë, iu hap drita jeshile dhe e vazhdon artin e fotografisë më lirshëm, pa pasur frikë nga censura, ndaj e zgjeroi tej mase gamën e tematikës së fotografisë. Kështu, në vitin 1994 hap në Tiranë ekspozitën e parë të fotografisë së tij aty pas gjashtë të tjerave që kishte hapur në Lezhë e gjetk. Pas kësaj, për disa kohë punon si inspektor i kulturës në rrethin e Lezhës derisa emigron në Itali aty nga nëntori i viti 1994. Megjithse kushtet ekonomike e detyrojnë të emigrojë në Itali për një jetë më të mirë, përsëri aparatin fotografik nuk e hoqi kurrë nga krahu dhe e vazhdoi aktivitetin e tij, tashmë, jo vetëm në Atdhe, por edhe në Itali duke fiksuar evente të ndryshme familjare, shoqërore dhe kombëtare. Pa u shkëputur nga arti dhe profesioni i tij i fotografisë, sot punon në Vicencia të Italisë në një kombinat poligrafik libri. Në biseda mes miqsh kur e pyesin për jetën e tij, ai me shumë modesti përgjigjet: “Jeta ime është e lidhur me fotografinë dhe punova fort për t’ia arritur ëndrrës sime të hershme. Jam i kënaqur me aq sa kam arritur edhe për faktin se kjo më ndihmoi ta shoh jetën ndryshe nga syri i zakonshëm, e pashë me një sy krejt tjetër dhe e fiksova realisht ashtu siç ishte duke stamposur historinë në celuloid edhe atëherë kur mund të më fluturonte koka. Pjesët e tjera të jetës sime kanë pak rëndësi krahasuar me pasionin që pata në jetë dhe që them se ia kam dalë me sukses.”
Para dhe pas hapjes së ekspozitës së parë në Tiranë, ai njihet dhe bie në kontakt me fotografë të tjerë të shquar të kohës si Besim Fusha, një fotograf i përmasave botërore, i cili, duke iu referuar asaj ekspozite, shkruan në shtypin e kohës tek “Rilindja Demokratike” ku mes të tjerave citon: “Llesh Prendi vjen e na jep një mësim të mirë për fotografinë.” Nga ajo ekspozitë ai u njoh me shumë personolitete të tjera të kohës sidomos në fushën e artit e të kulturës e mes tyre me fotografët e shkelqyer Rfik Veselin, Zamir Marikaj, Angjelin Nenshati, Pirro Naçe, etj. Ky i fundit, pasi formoi shoqatën e fotografëve shqiptarë “Gjon Mili”, e bën edhe Lleshin anëtar të kësaj shoqate që në ditet e para që nga fillimi i viteve ’90. Edhe më parë ai ishte njohur me personalitete dhe fotografë të tjerë e në mënyrë të veçantë me të madhin Ndoc Kodheli, mjeshtrin e shkelqyer të fotografisë dhe kishte krijuar marrëdhënie të shkelqyera miqësore dhe pune. Në atë ekspozitë, krahas personaliteteve të artit e të kulturës të shquara që i përmenda më sipër, ishin të pranishëm edhe shumë shokë e miq të Lleshit e mes tyre edhe miku i tij, përkrahësi pa rezerva dhe frymëzuesi i kohës së rinis së tij, shkencëtari Gjergj Kiri me gjithë familjen e tij.
Puna dhe aktiviteti i tij me rininë gjatë diktaturës e njeh me mjaft personalitete të asaj kohe dhe do ta lidhë ngushtësisht shoqërinë me ta. Kur merrej me rininë në Dajç, njihet dhe krijon një shoqëri të ngushtë me poetin dhe shkrimtarin Preç Zogaj që punonte aso kohe në Kooperativën e Bashkuar të Dajçit si punonjës kulture dhe së bashku organizojnë mjaft aktivitete kulturore zonale duke arritur suksese të mëdha në shkallë rrethi dhe kombëtare. Gjithashtu, kur punonte edhe me rininë e rrethit, u njoh dhe krijuan një shoqëri të ngushtë edhe me shkrimtarin e shquar Kujtim Dashi si dhe me mjaft të tjerë, shoqëri që ndikoi dhe e favorizoi mjaft në rritjen e tij profesionale. Në vitin 1988 merret me organizimin e aktiviteteve kulturore dhe përgatit ansamblin pjesëmarrës në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës ku dallohen mjaft elemente artistiko-kulturore edhe nga Kodheli duke u lauruar me medalje dhe kjo ishte falë organizimit dhe drejtimit me profesionalizëm nga ana e tij e atij grupi artistik. Pra, ai nuk ishte vetëm një fotograf i talentuar, por edhe një artist, drejtues dhe organizator i shkelqyer i jetës artistiko-kulturore në kohëra të ndryshme.
Por, ashtu siç edhe ai shpesh e thekson “Fotografia është jeta ime”, aty ai shkëlqen me të gjitha përmasat e një gjeniu duke bërë me qindra dhe mijëra shkrepje me aparatin e tij dhe në kohë të ndryshme të organizojë disa ekspozita fotografike nga të cilat gjashtë nga më të rëndësishmet në Lezhë dhe një në Tiranë(1994) ku marrin pjesë mjaft personalitete të artit e kulturës, por edhe nga elitat e tjera drejtuese. Dhe jo vetëm brenda vendit, por edhe në vende të tjera të botës e zhvilloi aktivitetin e tij. Më shumë se kudo, në Itali sidomos në Vicenza, Padova dhe Mantova e kudo ku komuniteti shqiptar organizonte evenimente të ndryshme, ishte e pamundur të mos gjendej Lleshi me aparatin e tij të magjiehëm të fotografisë duke fiksuar traditën dhe kulturën shqiptare, por edhe atë italiane e botërore.
Lleshi nuk mjaftohej veç me ekspozitat e fotografisë, prandaj shumë herë mori pjesë në konkurse të ndryshme ndërkombëtare të fotografisë artistike ku në njërin prej tyre, fotoja e tij doli fituese duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe personaliteteve botërore të cilët shkruajnë me superelativa të shkelqyera për talentin e tij. Këtu më poshtë po e paraqesim foton fituese së bashku me shënimet e jurisë ndërkombëtare të konkursit.GRATE E KALLMETIT

Mediat italiane, sidomos, i kushtojnë vëmendje të veçantë, duke mos lënë mënjanë mediat shqipetare. Juria e konkursit e krahasonte fotografinë e tij me fotografitë e të famshmit Robert Capa

.dok-gazetat-italiane-per-llesh-prendin
Kur e pyet për punën e tij si fotograf, ai me shumë pasion përgjigjet: “Më pëlqen portreti dhe më pëlqen të fotografoj njerëzit. Fotografia është loja me dritën dhe unë jam përpjekur të filmoj sa më shumë…Më pëlqen të fotografoj njerëzit e varfër….” dhe nuk është pa domethënie që në dritën e blicit të tij të jenë fiksuar që nga fëmija më i varfër, apo plaku i lodhur e drobitur nga jeta e vështirë, deri tek personaliteti më i lartë botëror, siç ishte Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali i Dytë dhe shumë personalitete të tjera në kohë të ndryshme si ministra, presidentë e shumë të tjerë personalitete. Gama e fotografive të tij shtrihet që nga Greqia e deri në Hollandë, në Amsterdam, pothuajse në të gjithë Europën dhe kjo, pa diskutim, i jep, tashmë atij, përmasa jo vetëm shqiptare e kombëtare por shumë më shumë se aq.
Fotografia e tij është me përmasa numerike mjaft e madhe, por edhe nga llojshmëria është shumëplanëshe dhe me mjaft vlera të mëdha të pamohueshme. Duke udhëtuar nëpër fotogalerinë e tij në vite, gjen aty një botë të madhe me karaktere të ndryshme sidomos në llojin e portretit, por një vend të veçantë zë edhe peisazhi artistik. Ai e kërkon çastin dhe e rrëmben atë mjeshtërisht, prandaj aty gjen mjaft çaste jete të gdhendura në lëvizje. Në qoftë se një poeti, romancieri, apo së fundi edhe një reporteri terreni do t’i duheshin shumë fjalë e shpjegime rreth një çështjeje dhe ndoshta përsëri do t’u duket se nuk e kanë shpalosur aq sa duhet, fotografia e Lleshit e shpalos veç me një shkrepje të blicit të aparatit të tij. Këtu më poshtë po ju paraqes një foto sa të thjeshtë, aq edhe monumentale të blicit të aparatit të tij dhe kam mendimin se askush nuk mundet ta shprehë domethënien e saj me një perifrazim të vetëm, lë pastaj me një fjalë, pse aty përmblidhet një jetë e tërë, një histori, një realitet, një domethënie me përmasa të thella filozofike. Pra aty janë gërshetuar e ndërthurur pazgjidhshmërisht jeta reale, historia, filozofia dhe sensi njerëzor e të gjitha këto nuk mund të përshkruhen me një fjalë, as me një frazë apo paragraf të vetëm.

Foto që flasin sa një histori
Dok-Lutje fetare tek vendi i kishësKjo foto që ju shihni këtu ka vlerën e një romani dhe askush nuk mund ta perifrazojë veç me një apo disa fjalë të thata. Kjo mbart vlerën e historisë dhe, siç e shikoni, fotografi rrëmben çastin dhe e fikson në celuloid historinë veç me një shkrepje aparati. Secili prej jush e shikon se kjo i takon epokës së diktaturës, asaj epoke kur diktatura komuniste, jo vetëm që i shkatërroi objektet e kultit duke i kthyer në gërmadha, por në themel të kushtetutës e shpall të jashtligjshëm besimin fetar. Jo vetëm i mbylli dhe i asgjësoi objektet e kultit, por i dërgoi në litar njerëzit e besimit, sidomos klerikët katolikë duke i shpallur armiq të popullit dhe të shtetit e ata që guxuan ta shfaqnin haptas bindjen dhe besimin e tyre fetar, e pakta i dënoi me disa vite burgim(mbi dhjetë). Pra ishte herezi dhe dënohej me ligj ushtrimi i besimit, por kjo grua fisnike nga Kodheli nuk e mori në sy rrezikun komunist dhe shkonte pothuajse çdo ditë tek gërmadhat e kishës ku fshatarët në heshtje e tinëzisht kishin grumbulluar gurët e asaj kishe dhe po aq tinëzisht luteshin atje, duke luajtur me zjarrin, si i thonë fjalës. Por Lleshi e fikson këtë çast, jo për ta denoncuar atë grua fisnike, por për të denoncuar sistemin komunist të diktaturës dhe kjo donte jo pak guxim.
Nuk e di nëse ai e ka dërguar në ndonjë konkurs kombëtar apo ndërkombëtar këtë foto, por jam i bindur se, pa dyshim, kjo foto do të merrte një çmim e vlerësim të veçantë, sepse nuk është aq e lehtë ta gjesh dhe ta fiksosh aq bukur dhe aq domethënës atë çast të vetëm e shumë kuptimplotë; një grua që lutet tek vendi i shenjtë i ndaluar dhe dënuar me ligj; shkopi shoqërues i vujtjeve dhe i mundimeve të saja i lënë aty përdhe dhe si për rastësi një breshkë aty tek këmbët e saj që rri për hesapin e vet. Edhe një gjeni i pikturës nuk do të arrinte ta hidhte në kanavacë aq bukur, aq natyrshëm atë pamje magjepsëse dhe me shumë kuptim e domethënie. Historia dhe filozofia aty janë gërshetuar e shkrirë së bashku dhe e shpalosin bukur relitetin e asaj kohe absurde. Po ta shikosh me një sy tjetër, aty janë shkrirë dhe ndërthurur dy ekstreme të jetës së asaj epoke: tragjikja dhe komikja. Sa të vjen të qeshësh, aq edhe të qash për atë jetë tragji-komike të asj kohe. Mjeshtri i ka fiksuar e përmbledhur të gjitha këto veç me një të shkrepur aparati dhe historinë e filozofinë e asaj fotoje e lexojnë brezat që patën fatin e nuk e njohën dhe nuk e jetuan atë epokë ekstremale.
Por unë ju paraqita këtu veç njërën nga ato foto monumentale, pasi mjeshtri fiksoi edhe shumë e shumë të tjera si ajo dhe i ruajti veç për vete në ato kohë, se nuk guxonte t’i publikonte, se mundej t’u bënte dëm edhe atyre protagonistë, por edhe vetes me të tilla foto tejet të guximshme dhe shumë kompremetuese. Pa diskutim, neni i famshëm “agjtacion e propogandë” do ta dërgonte edhe atë prapa hekurave si “element i rrezikshëm” për partinë, duke e dënuar me disa vite burg “në emër të popullit”.
Me shumë guxim ai kap edhe mjaft çaste të tjera e sidomos varfërinë e tejskajshme të kohës së shtetit komunist të diktaturës që trumbetonte se Shqipëria ishte një nga vendet më të lumtura në botë dhe se asgjë nuk i mungonte popullit.
54405747_408990379659642_4748703137391443968_n(Lleshi)Ja pra fëmijët e “Xhaxhit Enver” “më të lumturit” në botë, ja pra “Lulët e Vocërr” të Enverit se si mësyjnë tek qerrja që sillte bukën në Kodhel e ata të uritur rendnin përmes ujërave që kishin vërshuar dhe bllokuar rrugët, për ta marrë atë kafshatë buke të racionizuar me mjaft striktizëm e që shpeshherë ishte më e hidhur se jeta e tyre. Pra, a e shikoni ju sa të lumtur i ka paraqitur fotografi ynë ata fëmijë nga Kodheli dhe që lumturia u duket që nga gishtat e këmbëve e deri në sytë e tyre që shprehin jo tjetër veçse mjerim e trishtim.
Sigurisht, edhe sot ka varfëri dhe mjerim të tejskajshëm, po askush nuk ka frikë ta dënoncojë e ta tregojë haptas pakënaqësinë, por atë kohë ishte herezi dhe tejet e rrezikshme ta dënoncoje apo të ankoheshe. Po këto foto të tjera më poshtë, çfarë paraqesin? Asgjë më shumë, veçse skamje, mjerim e trishtim të theksuar dhe aspak fare lumturi, gëzim e mirëqenie komuniste.

54524769_412522329306447_1123250178308964352_n(Lleshi)48424448_372538263304854_208023536936157184_n(Lleshi)Nuk është pa domethënie fotoja e kësaj nëne e ngarkur me djep në kurriz dhe dy vogëlushët e saj këmbëzbathur duke udhëtuar në ato rrugë të vështira të fshatit, konkretisht, por edhe të jetës, përgjithësisht. Filozofikisht, mbi kurrizin e saj ajo mbart jetën, por një jetë të ngarkuar me shumë halle, me shumë mungesa e fare pak mundësi jetese.
Edhe kjo foto mbart një filozofi të dukshme dhe mjaft të lexueshme e pikërisht tek filozofia që mbart qëndron bukuria e saj. Fëmijë të pafajshëm që udhëtojnë në rugët e mundimshme të jetës dhe një nënë që mbart mbi kurrizin e saj jetën plot mund e sakrifica të panumërta. Ata fëmijë aty sikur e sfidojnë jetën, e sfidojnë varfërinë me shprehjet e fytyrave dhe veshjet e tyre.
48425860_370249503533730_558592369797103616_n(Lleshi)Po kështu edhe ky i moshuar i mjerë këmbëzbathur dhe i rreckosur që është ulur aty pranë banesës së tij që më shumë ngjan me një gërmadhë, sesa me një banesë të rregullt e të mirëfilltë, përmes asaj fotoje na rrëfen shumë vuajtje, shumë mjerim, shumë dhimbje, shumë histori, shumëçka nga jeta e vështirë e shqiptarit në ato kohë “të ndritura” të regjimit komunist të diktaturës. Besoj se pamjet flasin vetë dhe nuk duan asnjë koment se i paraqesin vetë fotot.
Llesh Prendi nuk është një fotograf i zakonshëm që të thotë “Qesh pak!” para se ta shkrepë aparatin fotografik dhe as një paparac i rëndomtë, por një gjeni vizionar që e gjen të bukurën edhe në ballin e rrudhosur, edhe në këmbët e zbathura të vogëlushëve apo rreckat e një lypsari dhe e pasqyron realitetin me guxim e me mjeshtëri të veçantë, pa marrë parasysh as rrezikun. Ai luan me rastin dhe e bën atë pronë e rob të aparatit të tij fotografik duke shpalosur jo vetëm çastin, por edhe historinë. Kjo nuk ka ndodhur veç në kohët postkomuniste kur pati më shumë liri e frymëmarrje, por edhe në censurën e diktaturës, ashtu siç e cilësova edhe më lart. Ai e nuhat me kilometra larg momentin e duhur dhe rend atje duke e stampuar mjeshtërisht realitetin. Duke udhëtuar nëpër fotogalerinë e tij, pa diskutim na bie në sy një larmi e madhe shumëplanëshe të cilën po mundohemi ta paraqesim këtu më poshtë sipas llojeve dhe tematikave kryesore të saj. Por duhet thënë se tematikat shpesh ndërthuren dhe gërshetohen me njëra-tjetrën dhe nuk është aspak e lehtë që në një foto të thuash është paraqitur kjo apo ajo tematikë. Siç do t’i shohim më poshtë, shpesh portretin e shkrin me peisazhin apo me traditën, me artin, ose me diçka tjetër krejt të pandashme.

Jeta dinamike në lëvizje
Një dukuri tjetër e artit të fotografit të talentuar është se krahas tematikave të veçanta që gjurmon e fikson, ai e regjistron jetën në lëvizje. Kur sheh fotot e tij, të duket se ato janë jo foto të thjeshta, por vidio të gjalla. Këtë mund ta shohim në shumicën e tyre, duke lënë mënjanë peizazhin apo portretin. Ja disa nga fotot që e paraqesin jetën në lëvizje.gratë e Dajçit në një dasëm
Kur e sheh këtë foto të duket se je pjesë e atij grupi dhe po vallëzon me ta e në vesh të vijnë mjaft këndshëm meloditë e këngëve të dasmës zadrimore dhe fillon e këndon me ato gra që këndojnë e hedhin valle aty. Gëzimi dhe hareja që shpaloset aty nuk është statik, por në lëvizje, në dinamikë. Përmes kësaj fotoje, nga ana tjetër, ai regjistron bukur një traditë, një vitalitet, një kulturë që të gjithëve ne na bën krenarë me madhështinë e tarditave të shkelqyera që Zadrima jonë ka pasur dhe mbart. A nuk ngjan kjo foto me pikturën e famshme “Vallja e shpatave” të piktorit të madh shqiptar, bashkëfshatarit të tij të hershëm, Kel Kodhelit, i cili na bën krenarë të gjithëve, jo vetëm si kodhelas, por edhe si zadrimorë e më gjerë.

38209669_301096153782399_7771605299042975744_n
Ndërsa këtu ndjek ritmin e hapave që ato gra e vajza zadrimore nga Dajçi shkojnë në punë në një ditë të zakonshme pune në kooperativën bujqësore. Kur sheh atë pamje me atë grup vajzash e grash me lopata në krah, nuk ka se si të mos shkojë mendja tek i madhi Tefë Palushi kur i thonë: “Tefë, na thuaj një rrenë me këngë!” dhe ai pa hezitim ia nis:
“Me gëzim po shkoj në punë
Faqebardhë e lumja unë…”
-Po ne thamë të na thuash një rrenë, -i thanë ata
-Po ku ka rrenë ma të madhe se kjo?! -përgjigjet ai me mjaft kuptim e kjo vlen edhe për foton që ju shihni aty mjaft domethënëse. Puna kolektive në kooperativën bujqësore ishte, jo vetëm një punë e rëndë dhe skllavëruese, por edhe e padobi, pasi atyre vajzave nuk u sillte asnjë fitim, asnjë gëzim, pse ato s’kishin asnjë lloj prone që t’i gëzoheshin e që ua sillte ajo punë, veç atyre lopatave që mbanin mbi supet e tyre ashtu si flamujt e vuajtjeve dhe mundimeve pa fund si vetë jeta e tyre.
Në foton e mëposhtme ndjen zhurmën e ujit që rrjedh në Kanalin e Madh kullues, por edhe trokun e kalit që tërheq nga pas karrocën duke kaluar mbi urë.

dok-ura-e-kanalit Apo në foton tjetër hapat e këtyre zotërinjve “shokë” që shkojnë të inagurojnë një furrë buke në Dajç ku spikat dukshëm parrulla-lubi e kohës.
52864515_399642817261065_119653798841942016_nA nuk ju duket se si është paraqitur pompoziteti absurd i asaj epoke mjaft të errët dhe pa shpresë në ato foto sa reale aq edhe denoncuese. “Të mëdhenjtë e vendit” që shkojnë për të prerë shiritin e një furre buke primitive për kohën e sotme, por “moderne” për atë epokë.
Apo mbllaçuritjet e kujdesshme të emigrantëve të pashpresë në natën e heshtur dhe tinëzare duke kaluar në mënyrë klandestine në netët e ftohta të dimrit me frikën në shpirt për të papriturën që i pret në dhè të huaj dhe me fare pak shpresë për një të ardhme më të mirë e aty në shoqëri me ta është i pranishëm edhe gjeniu i fiksimit të momentit me aparatin e tij. Edhe këtu kjo pamje që shpaloset aty, flet sa dhjetëra novela të trishta të një shkrimtari realist, apo të dhjetëra faqesh histori nga kronikanë apo historianë të epokës sonë. Fotoja flet vetë dhe nuk ka nevojë për
asnjë lloj komenti nga askush, pasi nuk do të mundet ta shprehë atë çka fotografi i talentuar ka thënë veç me një shkrepje aparati.

emigrantë drejt GreqisëKlandestinë duke kaluar lumin në tokën greke.
nga KodheliEdhe këto dy gra nga Kodheli rrugës për në Blinisht duken sikur po matin ritmin e kohës së tyre. Siç shihet, edhe këtu janë paraqitur në lëvizje e sipër dhe jo në qëndrime statike.

Portreti

Siç e kam cilësuar edhe më lart, Lleshi e dashuron gjininë e portretit, ndaj ka fiksuar shumë portrete të spikatura duke filluar nga njeriu i thjeshtë dhe deri tek personaliteti më i lartë botëror. Ai luan me çastin dhe e fikson atë me mjeshtëri pa kërkuar pozicione e gjetje të përshtatshme, por e gdhend atë person në origjinalitetin e tij natyror. Nuk pret dhe nuk kërkon artificialitet e zbukurim, por pikërisht të bukurën e gjen tek momenti i rastit. Ai nuk është një fotograf i zakonshëm që, para se t’i bëjë një fotografi dikujt, i thotë rri kështu apo buzëqesh pak, por as edhe një piktor që, para se të pikturojë, objektin e vendos në pozicionin që dëshiron. Ai qëndron mbi të dy këto kategori, pse zgjedh momentin dhe me penelata të natyrshme dhe reale i jep fizionomi portretit që fotografon, i jep shprehje, i jep gjallëri, i jep kuptim që rrallëkush mund t’ia japë. Portretet që fotografon flasin vetë e nuk kanë nevojë shumë për komente, pse flasin vetë momentet të cilat ai zgjedh për t’i stampuar në celuloid. Këtu më poshtë po paraqesim disa nga portretet më të spikatura të fiksuar me blicin e aparatit të tij fotografik.

50750907_385395752019105_525233487658090496_n(Lleshi)Papa përkëdhel një fëmijë në kishën e Shën Pjetrit në Romë, Fëmija është nga Gjadri i Lezhës, foto e vitit 1994
Dom Mikel KoliqiKardinali i parë shqiptar në vitet e para demokratike në Shqipëri Mikel Koliqi

52412719_398488890709791_1945306394777354240_n(Lleshi)
Kardinali më i ri shqiptar Dom Ernest Troshani
Dom Jaku

60077786_434491267109553_2811663167384453120_n(Lleshi)Dom Jak Zekaj, nga Baqli i përsekutuar dhe i mbijetuar i regjimit komunist

Antonio Sharra.jpgDon Antonio Sharra, misionar katolik nga Italia pas viteve ’90
Këto portrete si dhe shumë të tjerë të njerëzve të fesë, të fotografuara në fillimet e viteve ’90 e më pas, janë objekt i veçantë i fotografit. Don Antonio Sharrën do ta fotografojë në shumë momente dhe në shumë pozicione të tij humane e sociale që zhvilloi në Zadrimë, pas hapjes së Shqipërisë me Botën si dhe në rikthimin e fesë e besimit të munguar gjatë dhe të ndaluar me ligj nga regjimi komunist. Antonio Sharra luajti një rol të rëndësishëm në jetën e shumë fshatrave në zonën e Zadrimës. Ai organizoi aktivitete mjaft të rëndësishme sociale, por edhe hapi mjaft kisha në të gjithë zonën që përfshinte Komuna e Blinishtit, ndaj për jetën e popullsisë së asaj zone u bë njeriu më i rëndësishëm dhe më human, pasi, jo vetëm solli e shpërndau ndihma humanitare tek popullsia tejet e varfër, por u kujdes në zhvillimin ekonomik të zonës sidomos në modernizimin e bujqësisë duke sjellë mjete pune, fidanë pemësh frutore dhe farëra të zgjedhura nga më të ndryshmet duke i shpërndarë falas për fshatarët, hapi shkolla dhe objekte të artizanatit, kopshte fëmijësh, qendra shëndetësore dhe shumë e shumë gjëra të tjera me shumë vlera jetike për zonën, nfaj edhe Lleshi e kishte një figurë shumë të dashur e që nuk ngopej së fotografuari. Këtu më poshtë po paraqesim disa prej tyre.
38681668_307174403174574_4350629208867733504_nDon A. Sharra pranë shtratit të një gruaje të sëmurë.

48377873_370403353518345_9123362366157750272_n(Lleshi)D. A. Sharra me fëmijë.

52546681_398677524024261_6263254437280612352_n(Lleshi)Duke argëtuar fëmijët

52729400_401827110375969_3418628869073141760_n(Lleshi)
Duke organizuar punimet në ngritjen e kishave të reja.
52914559_399257627299584_1173851799363256320_n(Lleshi)Gjatë një ceremonie fetare popullore. Udha e Kryqit në Blinisht.
59967647_436293276929352_1378940709700108288_n(Leshi)Gjatë një meshe të shenjtë në Rrëshen, Mirditë.
Dok-Mesha e parë në Kodhel, pas territ komunist.Mesha e parë në Kodhel tek vendi i kishës së vjetër.

D. Antonio në ditët e para.Gjatë një procesi katekizmi.
54257274_410729639485716_9186854979363667968_n(Lleshi)Dom Antonio Sharra në ditët e para të misionit të tij në Zadrimë.
Lleshi-D. A. Sharra në KodhelDon Antonio Sharra në Kodhel.

Ll. Prendi, foto e d. A. Sharrës dhe nuseve zadrimore

25 vjet më parë u bë kjo foto në vendlindjen e D. Antonio Sharrës në Itali në mes zadrimoreve që aq shumë i deshi dhe i respektoi. Në fundin e fotos në mënyrë dixhitale është shënuar edhe data shkrepjes së aparatit fotografik.

48056326_366424067249607_2874588398230700032_n Antonio SAharra në Krajen
Por Lleshi nuk ka pasqyruar vetëm portrete klerikësh të spikatur në jetën reale të shoqërisë mbarë e në veçanti të zonës së Zadrimës në veçanti. Ai gjen dhe fotografon mjaft portrete interesante në kohëra të ndryshme. Gjen momente të veçanta në njerëz të ndryshëm dhe i fotografon ata. Ai nuk i thotë askujt: “Ktehu nga unë”; “buzëqesh pak!”; “rri kështu apo ashtu” e gjëra të tjera, por veç e rrëmben çastin(do të kisha dëshirë ta thosha: e vjedh çastin) dhe bën shkrepjen monumentale që më vonë merr vlera dokumentare e historike të veçanta. Këtu më poshtë po paraqesim disa nga më të spikaturat e portreteve që ka fiksuar me blicin e aparatit të tij në kohë të ndryshme pa komente të veçanta.

48420427_372538373304843_5798769624187142144_n(Lleshi)
Axha Jak.jpgBurr i vjetër zadrimor. Jak Kola, Kodhel. Edhe pse bardh e zi, prap vlerat dokumentare të kostumit të zakonshëm kombëtar të zonës së Zadrimës janë të dukshme dhe të patjetërsueshme.

48417991_372538339971513_7871856445686284288_n(Lleshi)Shuk Luku(Gazulli), Dajç.

10293624_1411694515772095_1093659016956414092_o
Shkurt Zeka(Gjokhilaj), Kodhel

Lleshi- Ndoc Gjetja.jpgNdoc Gjetja, një nga penat më të shquara lezhjane.
Edhe fotoja e portretit të tij shpreh personalitetin dhe natyrën e poetit të shquar.

48420139_372538313304849_233183859083051008_n(Lleshi)Dodë Ndrecë Gjoka, Baqel
thumbnail_DC2421068Ll. Prendi- Kolë MatiaKolë Matia(Tukja), Kodhel

foto73Gegë Paluca, Kashnjet, nipi i Palucë Preng Gjonit, filozofit popullor nga Kashnjeti i Mirditës.
thumbnail_foto129 (nga Kotrri)Një i moshuar nga Kotrri
thumbnail_foto12.jpgMe një vizion fisnik për të ardhmën. Dinjitet dhe burrëri edhe në skamje e varfëri.
thumbnail_vali1.jpgValentina Miloti, Dajç. Portreti flet vetë dhe këtu ngjashmëria është si dy pika uji me “Motra Tone” e Kolë Idromenos. Kapja e momentit është krejt rastësore dhe aspak i improvizuar apo i pozuar, ose i kërkuar nga mjeshtri, prandaj nga ana artistike është një gjetje krejt origjinale dhe e papërsëritshme.
50226205_381433832415297_5732985405410639872_n(Lleshi).jpgTaze Rozhani, Mabë, solistja e famshme, krenaria zadrimore, pjesëmarrëse në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Lleshi- Dila Geraj.jpgDila Lleshi(Geraj), pjesmarrëse në Festivalin e Gjirokastrës.

50863046_388237565068257_9160269041607114752_n(Lleshi)Vera Kukaj(Prendi), Krajën

50713996_387272778498069_7035402377855238144_n(Lleshi)Portret i një vajze zadrimore nga Blinishti. Kompozim mjaft interesant dhe i papërsëritshëm.

Ll. Prendi- nuse zadrimore nga DajçiNuse zadrimore nga Dajçi në lëndinën piktoreske para Kishës së Dajçit. Dinjitet dhe hijeshi shkrirë në një.

Ll. Prendi, portret nuseje zadrimore.Në këtë portret të rrallë të një nuseje zadrimore është shkrirë, jo vbetëm bukuria dhe madhështia e saj, por edhe fisnikëria e dinjiteti i pamohueshëm i femrës zadrimore dhe mjeshtri e ka fiksuar këtë madhështisht e me gjenialitet.

48415185_370860936805920_706967001494454272_n(Lleshi).jpgGjyste Ndoc Lushi(Gjokhilaj) Kodhel. Portretin e saj e shohim në mjaft pozicione të ndryshme dhe autori pothuajse formon një fotogaleri të veçantë me mjaft domethënie. E kemi parë edhe tek fotoja që hap serinë e fotove të këtij materiali tek lutej tek gurët e kishës së vjetër në kohën e diktaturës si dhe mund ta shohim në mjaft vende dhe pozicione të ndryshme.

48417507_369157303642950_3955983720808185856_n(lleshi)Vuajtjet dhe varfëria i kanë shtuar rrudhat, por e kanë fisnikëruar mjaft dukshëm portretin e saj, ndaj autori gjen frymëzim pikërisht aty dhe e fotografon sa herë i del rasti.

61764030_445906465968033_6540053487391080448_n
Portret i rrallë i një gruaje heroinë që me sakrifica te jashtëzakonshme edhe pse e internuar nga regjimi komunist, rriti fëmijët e djalit të saj.

thumbnail_DC2421070Një grua e moshuar nga Pirajt gjatë një momenti lutjeje.

53628932_404450603446953_6971005665443577856_n(Lleshi)
Një grua nga Krajni gjat një ceremonie fetare në natyrë.
Kjo grua fisnike, në kohën e diktaturës, bënte gati më shumë se katër orë rrugëtim në ditë për të shkuar në NBSh të Gjadrit për të punuar atje në punë të rënda krahu dhe ushqeu familjen e saj me djersën, vështirësitë e mundin e pakrahasueshëm në sakrificat e jetës njerzore.

48411543_372538416638172_7641224686235287552_n(Lleshi).jpg48366104_369382393620441_8575606314812571648_n(Lleshi)Portretet e një gruaje të moshuar zadrimore gjatë lutjeve fetare.

50917002_385084218716925_5781458453557936128_n(Lleshi)Grua nga Gramshi Luke Lush Brruku
Një grua burrneshë nga Gramshi.(Luke Lush Brruku)
38072359_301104820448199_2669600926431444992_nPrenda e Liqit(Miloti) nga Dajçi.
48424313_372538449971502_1149223971556687872_n(Lleshi)Portret i një gruaje të moshuar zadrimore në një moment të veçantë të shkujdesur.
foto100(Lina e Dodë Hilës)
Lina e Dodë Hilës Kodhel. Portret dhe kompozim mjaft interesant. Aty paraqitet gjithashtu edhe një portë oborri, tradicinale për kullat zadrimore.

Ll. Prendi-Dila e Kolë MatisëDilë Kolë Tukaj(Matia) Kodhel

Ll. Prendi- nga mesha e parë në DajçDrande Simon Pepa, Dajç gjatë një meshe kishtare.

Por Lleshin e tërheqin shumë edhe portretet e fëmijëve si dhe jeta e tyre e vështirë. Shpeshherë i paraqet edhe në grupe, por edhe si individë të veçantë në pamje e pozicione të ndryshme. Këtu po paraqes disa prej tyre pa i përmendur me emra dhe pa i komentuar, pse pamjet flasin vetë, por edhe për etikë.

thumbnail_DC2421063
Siç shihet, pothuajse të gjitha portretet e mësipërme si dhe shumë e shumë të tjera që unë nuk i kam paraqitur këtu, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur i pozuar, por i rastësishëm, gjë që i ka dhënë mundësinë e artë mjeshtrit të gdhendë tipe e karaktere të veçanta nga shumë fusha të jetës njerëzore. Rastin e ka bërë rob dhe ndihmës të shkelqyer të aparatit të tij fotografik dhe ka luajtur me të duke e vënë në shërbim të tij me mjeshtëri, art e dashuri.

38247303_303370526888295_7193077709692469248_n
Jeta i ka ndëshkuar me shuplakën e varfërisë, por ama janë mjaft të bukur dhe tërheqës, ndaj Lleshi i dashuron ata dhe i bën objektiv të blicit të aparatit të tij e nuk ngopet së fotografuari ato portrete aq të dashura e aq të pafajshme. Ai ka bërë me qindra shkrepje të tilla dhe i ka stampuar në letër plot pasion e dashuri. Por atë e tërheqin edhe portrete kolektive dyshe dhe kështu ai ka bërë mjaft të tilla, ashtu shkujdesur siç kanë qenë në ato çaste protagonistet e tyre. Disa prej tyre po i paraqesim këtu dhe pamjet flasin vetë, ndaj nuk po i komentoj me fjalë.
Disa prej tyre nga më tipikët:
50226181_381940582364622_7712801484454232064_n(Lleshi)Dy nuse nga Nënshati

Më poshtë po ju paraqes edhe disa të tjera portrete kolektive mes shokësh apo miqsh.

Ll. Prendi- Fran Palushi me D. Jak ZekajDom Jak Zekaj së bashku me biografin e tij Fran Palushi

48378170_370003906891623_6778224078382694400_n(lleshi)Dy pleq nga Baqli
48396335_369836160241731_8956477228573523968_n(Lleshi).jpgDy pleq nga Kallmeti.
Është karakteristike se zona e Kallmetit, Rraboshtës dhe e Mërqisë, burrat dallohen nga zona tjetër e Zadrimës, jo vetëm nga disa tipare gjuhësore, por edhe nga lloji i qeleshes që ata mbajnë në kokë e kjo është e dallueshme tek këta burra që janë paraqitur aty. Pra ai depërton, jo vetëm në paraqitjen momentale të personit, por edhe në traditën e tij dhe na e paraqet si një testament të rëndësishëm të kulturës sonë.
Lleshi fotoPërsëri dy pleq nga zona e Kallmetit

Pak thashetheme grash për qejfin tonë
48390628_369562373602443_9014224923589083136_n(Lleshi)Dy gra nga Kodheli
52991425_404000513491962_2101921286304301056_n(Lleshi)Dy gra nga Dajçi në një moment bisede mes tyre.
51887857_396853714206642_3044257177133907968_n(Lleshi)Ndoc Gjetja dhe Daniel Gazulli, dy nga personalitetet më të shquara në fushën e letrave të Lezhës në ekspozitën fotografike të Llesh Prendit në Lezhë.
Portrete kolektive familjare monumentale janë paraqitur në mjaft raste dhe unë po i tregoj disa prej tyre këtu më poshtë.
60169780_435004720391541_6003336846321385472_n(Lleshi)Kolë Matia me të shoqen(Dilën) Kodhel
38448961_304262223465792_4965839985044357120_nNdokë Simoni me të shoqen(Agen) Kodhel. Siç shihet në të dyja këto foto janë paraqitur momente të ngrohta familjare edhe pse në një jetë mjaft të vështirë dhe në varfëri

Një tip i veçantë i portretit, krejt i rrall në llojin e vet, është edhe portreti eksperimental krahasues të paraqitur artistikisht me punime kompiuterike. Shikoni këtë foto më poshtë ku paraqitet portreti i vajzës në dy kohë të ndryshme me diferencë 30-vjeçare

Ll. Prendi- foto artistikeKëtu nuk bëhet fjalë për punime me fotoshop, por pranëvendosje artistike të dy fotove të të njëjtit person. Sigurisht që në kohën e pas 30 viteve fotoja duhej të ishte me ngjyra, por aty është paraqitur bardh e zi për të shikuar ngjashmëritë e saj të padiskutueshme.

Pasqyrimi i traditave:

Traditat dhe zakonet e shkëlqyera të vendlindjes lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e tij, ndaj me shumë pasion në një fushë mjaft të gjerë të tyre dhe në dimensione shumëplanëshe ai i gdhend në celuloid duke gjuajtur, por edhe duke e kapur momentin. Më poshtë po paraqesim disa nga ato foto që e lëvrojnë fushën e traditës dhe të zakoneve.
A_Zadrimore të tri brezniveParaqitja e veshjes tradicionale zadrimore në tri brezni.

53022864_404841646741182_7854037674347200512_n(Lleshi)
Kalimi i traditës së punimit me vegj nga nëna tek e bija.
10891735_1546366512304894_1595053974769738555_nTradita e punimit të veshjeve dhe takëmeve shtëpiake me motive zadrimore.

Ageja e Ndokës_furra
duke pjekur bukën tradicionale zadrimore .
38085005_301096417115706_6127354748547891200_nMomente dasme zadrimore.
Janë momentet e para të ndryshimit të traditave të hershme, momente kalimtare nga shtruarja e gostisë në sofra në shtruarjen në bankete. Siç shihet, aty nuk ka banket, por elemente të banketit. Në sofra vihej në mes një enë e përbashkët, por këtu dreka është shtruar në pjata të veçanta për secilën grua, po pa tavolina banketi. Pra gërshetimi i traditës me modernën në shumë elemente. Tradita: gratë shtrohen veç burrave në gosti; janë të gjitha me kostume tradicionale zadrimore; shtrohen rrafsh në dysheme, por pa sofra. Modernia: secila ha në pjaten e vet; pijnë arançata dhe jo raki me filxhana apo gota të vogla rakie. Kjo foto e ka fiksuar momentin dhe na e servir si një dokument të një epoke kalimtare nga tradita në modernizimin e riteve.

A-pritja e krushqëve me petulla e rakithumbnail_karm (2).jpgTradita e pritjes së krushqëve me petulla, mjaltë, djathë e raki. Edhe kjo një traditë mjaft e hershme dhe shumë e bukur e mbreslënëse. Shumë prej nesh kanë qëlluar të kemi pasur nëpër dasmat tona mysafirë të largët që nuk kanë njohur më përpara traditat e zakonet e Zadrimës dhe kur e kanë parë këtë traditë, janë mahnitur jashtmase e u ka lënë mbresa të veçanta dhe shije të shkelqyera. Kjo foto nuk paraqet veç traditën e një fshati, por të të gjithë zonës së Zadrimës, një traditë mjaft unike dhe, besoj, krejt e veçantë. Ashtu si UNESKO-ja po interesohet dhe ruan tradita e monumente kulturore, mendoj se edhe këtë traditë të zonës sonë duhet ta marrë në konsideratë e ta shpallë monument kulture të një rëndësie të veçantë. Kjo foto mund të vlejë shumë për ta paraqitur atë. Edhe sot kam parë se kjo traditë vazhdon si më parë dhe kam parë edhe foto të ndryshme që e paraqesin, por vlerën dhe autencitetin e fotos së mjeshtrit Llesh Prendi askush prej tyre nuk mundet ta ketë e ta paraqesë me aq shumë vlera dokumentare.
Lleshi pritja e krushqëveKjo foto është shkrepur në Karmë, në vendorigjinën e largët të familjes së tij.
foto99(pjekja e bukës për një dasëm)Pjekja e bukës për një dasëm
Në një dasëm zadrimoreNë një dasëm zadrimore.(foto e rrallë e gërshetimit të traditave)

thumbnail_DSC_0476Një banket dasme në shtëpinë e nuses i përgatitur për të pritur krushqit e dhëndrrit.
Kur filluan të ndryshonin traditat duke kaluar në modernizim, pritja e krushqve që vinin të merrnin nusen, filluan t’i gostitnin nëpër bankete me meze dhe raki. Aty në foton e mësipërme shihen qartë elementet e kalimit nga një traditë e kohërave tradicionale në zakone e rite të modernizuara. Aty janë paraqitur edhe takëme tradicionale zadrimore sidomos mbulesat e tavolinave(banketit), të gjitha punuar tradicionalisht nga gra e vajza zadrimore me vegjë.
Të bukura dhe me shumë vlera janë edhe foto që tregojnë traditën e shkelqyer që Zadrima pati në kostumografi, sidomos të nuses me të gjitha paraqitjes së saj si në ditën e dasmës, ashtu edhe pas saj. Ato e kanë vlerën e tyre, pse janë fotografuar në kohë të ndryshme. Le t’i shohim këtu më poshtë disa prej tyre të pashoqëruara me komente të veçanta, por më parë po paraqes se si e fotografon traditën e organizimit të dasmës zadrimore në disa detaje të tjera të veçanta dhe më pas disa foto të veçanta për veshjet tradicionale zadrimore.
foto72Nusja e stolisur në ditën e dasmës së saj. Edhe pse bardh e zi aty dallohen qartë mjaft elemente tradicionale të veshjes dhe zbukurimit të nuses në ditën e dasmës. Gjithashtu, siç e kam cilësuar edhe më lart, këtu janë gërshetuar portreti dhe tradita në shumëplane, sidomos tek nusja dhe qëndrimi i saj në ditën e saj të martesës, si dhe elementet e veshjes dhe të stolive tradicionale zadrimore në këtë event të veçantë.
thumbnail_vera bardh e ziEdhe kjo foto, megjithëse bardh e zi, i takon një kohe më të re dhe nusja e paraqet në portretin e saj në qëndrim krejt të lirshëm e të shpenguar, por duket qartë se nuk i përket ditës së dasmës.
A-Gjystja e VlashitKjo foto e veçantë me ngjyra e tregon më së miri traditën zadrimore të veshjes dhe stolisjes së nuseve zadrimore në ditët e pasmartesës e në vazhdimsi. Këtë gjë e paraqesin edhe fotot e tjera që po i paraqes këtu më poshtë pa ndonjë koment të veçantë, pasi ato foto që mjeshtri ka paraqitur, flasin vetë shumë më bukur se çdo koment që mund t’u bëhet.A-nusja zadrimorethumbnail_vera mrizi.jpg

thumbnail_shuta (2).jpgDy nuse nga Nenshati
thumbnail_zadrimore blinisht (2).jpgNë Blinisht
Foto Llesh. P.jpgServirja e kafesë së mëngjesit aty pranë oxhakut.
Edhe kjo foto mjaft e rrallë ka një kompozicion të veçantë me shumë detaje dhe me shumë kuptime. Njëri nga komponentet është respekti i veçantë për moshën e tretë.(nusja, mbesa duke i shërbyer kafenë gjyshes së saj).

Duke u dërguar bukën traktoristaveDuke u dërguar bukën punëtorëve.
Në Zadrimë ishte traditë që gruaja ua dërgonte bukën punëtorëve që punonin në arë apo në ndonjë vend tjetër. Lleshi e kap edhe këtë moment dhe e fikson me aparatin e tij.

Ll. Prendi- dasëm mirditoreDasma mirditore.

Ll. Prendi- dasëm në ZadrimëDasma zadrimore. Rregullimi i nuses.

Peizazhi e tërheq së tepërmi, ndaj fikson mjaft pamje shumë mbresëlënëse sidomos nga vendlindja me të cilën është i dashuruar pafundësisht dhe e adhuron pa masë, ndaj nuk ngopet së fiksuari pamjet madhështore që ajo i jep atij. Por më së shumti Kodheli është ai që i jep dashuri, madhështi dhe krenari pa fund dhe e fotografon në shumëplane.
Ai gjuan dhe rrëmben të pazakontën tek e zakonshmja dhe e fikson në celuloid, e tërheq shkëlqimi i barit nga rrezat e para mbi vesën e mëngjesit, një objekt a një ndërtesë e veçantë dhe karakteristike, një rrugë që gjarpëron në shpatin e një mali, një urë e vjetër dhe karakteristike në llojin e saj, një park tulipanësh diku në ndonjë qytet apo vend të huaj të botës, grunoret në pranverë dhe çdo gjë tjetër e bukur që i tërheq vëmendjen e mbi të gjitha, pamja mahnitëse që ka Zadrima e parë në disa pika shikimi të ndryshme, nga maja e një kodre, nga maja e një mali, apo edhe nga pika të rrafshta horizontale.
dok-pamje-nga-kodheliKodheliKulla zadrimore(Gazullorët)
Vjeshtë në KodhelVjeshta zadrimore

Fusha gruri në Zadrimëgrunore në pranverë
Bishti i kodrës së Dajçitparcelizimi i fushave

Dok-2 Kodheli bardh e ziKodheli para viteve ’90

Kodheli, marrë nga BrokaKodheli i marrë nga BrokaPamje e pjesëshme e Zadrimës e marrë nga Broka e Kodhelit
Shita marrë nga kodrat e KodhelitNjë pjesë e fushës dhe malit të Nënshatit
thumbnail_foto104Pamja e Zadrimës e marrë nga mali i Kreshtës mbi Troshan.
thumbnail_HOLLANT.jpgNë parkun e tulipanëve.

Siç shihet nga disa foto të paraqitura më sipër, por edhe tek këto të tjera që po paraqes më poshtë, këmba e mjeshtrit nuk ndalet veç në Zadrimë, por shkon edhe shumë më larg se aq duke fiksuar pamje mjaft mahnitëse dhe të veçanta.

foto109foto110Rruga e Dilicës e asfaltuar në demokraci
thumbnail_DSC_0478(Ura e Mesit)Ura e Mesit
thumbnail_10947555_10206085788130517_278998615_nUra e Zogut në Milot.
foto168Në Lurë. Portret dhe peizazh të shkrirë e gërshetuar në një.
foto141Pamje magjepsëse nga Lura. Siç shpesh shihet, gërshetohen peizazhi me portretin, apo edhe tradita, arti e portreti në një.

Ll. Prendi- Çobani me fyellJemi rritur me një varfëri të paparë, por me meloditë e këndshme të bilbilave dhe fyejve të barinjve të Zadrimës që përplaseshin këndshëm kodrave dhe maleve, burimet që kishte gjithandej dhe na gufonte zemra nga gëzimi. I kam kushtuar këtë fotografi baritore në kodrat e Kodhelit. Fotografia është bërë në vitet ’80.(diçiturë origjinale nga mjeshtri Llesh Prendi)

52633905_399427390615941_8873768300325109760_n(Lleshi)Vend i shenjtë në Kallmet.
thumbnail_PICT0274 (2)gjirokaster.jpgGjirokastra në epokën e komunizmit
DSC_0185Në Nënshat
thumbnail_DSC_0019 lago fuman.jpgPamje e rrallë dimërore.

thumbnail_DSC_0002 AKULL (2)Pamje e qetë dimri.
Pamje mahnitëse e Kodhelit në vjeshtëVjeshta zadrimore. Një pamje mahnitëse e shkrepur më 25 tetor 2019.

Vjeshtë në KodhelVjeshtë zadrimore 25 tetor 2019

Pasqyrimi i realitetit të kohës në epokën komuniste
Edhe absurditeti dhe fallsiteti i kohës së diktaturës u bë objektiv i fotove të tija në shumë plane. Më poshtë po paraqes disa nga ato foto. Komentet i kanë vetë ato foto dhe nuk më duhet aspak ta lodh veten time me komente të tepërta.

dok-fshatare-nga-kodheli38071775_301096003782414_428961765653479424_nPuna politike në brigadën kooperativiste në diktaturë. Brigadieri lexon shtypin e partisë dhe kooperativistët janë të detyruar t’i dëgjojnë ato pallavra me “realizime” marramendëse planesh ekonomike.
në poligonin e qitjesStërvitja ushtarake sipas parrullës “i gjithë populli ushtar”. Luftë me armikun imagjinar që kurrë nuk u duk të na pushtonte, gjersa ne e “pushtuam” atë pas viteve ’90 përfshirë edhe autorin e këtyre fotove.
foto65U GEZOHEMI LULEVE…. botuar ne revistën “YLLI” në vitet ’80.
(Diçitura e kësaj fotoje është autoktone e autorit të saj Llesh Prendi).
Siç shihet, fotot e tij publikohen edhe nga shtypi i kohës komuniste.
Disa foto nga epoka e komunizmit
thumbnail_blinisht (2)Pallati i kulturës në Blinisht në epokën komuniste.
thumbnail_busti enveri dajc (2)Në Dajç në vitet e komunizmit.

Aksioni i korrje-shirje të grurit të ri. Kodhel 1986
foto64 BIB RRITESIBibërritësit e Kodhelit
foto50(brigada e Grashit në vitet '80Brigada kooperativiste e Grashit gjatë punës në vitet ’80

Dok-Punimi i tokës gjatë kooperativavePunimi i tokës(diskim dhe përgatitje për mbjellje)
thumbnail_PICT2815 (3) ANGHELININë vreshtat e Dragushës. Angjelin Gjokhilaj
Im vëlla, NdojaNë blloqet e lulediellit në Kodhel. Agronomi Ndue Gjokhilaj
punimi i tokës në Kdhel(mbjelljet)Punimi i tokave me traktorë në kooperativë(mbjellja e grurit)

Ll. Prendi- bibërritësi i Kodhelit, Çefë GaciBibërritës nga Kodheli(Çefë Gaci)

Dok-Kodheli buzë liqenitDok-Ura e kanalit gjatë përmbytjeve12834613_878989268866757_118476_n (1)Kohë përmbytjesh

Momente të veçanta nga larmia e jetës
Shumë shpesh, atë e tërheq një pamje e zakonshme e rutinë e një gjëje, por aty gjen momente të veçanta dhe i fikson si të jashtzakonshme dhe të papërsëritshme e na vijnë në kohën e sotme si diçka e jashtzakonshme. Shikoni pamjen që po paraqes këtu më poshtë ku në lumin Gjadër, aty tek ura e këtij lumi, një grup grash e vajzash, lajnë ndërresat e familjeve të tyre. Pamje e zakonshme për kohën, por sot duket tejet e jashtzakonshme, pasi, pothuajse askush më nuk shkon të lajë rrobat atje, pse kohët kanë ndryshuar dhe mjetet moderne janë futur në çdo familje zadrimore. Kjo pamje sot, e aq më tepër më vonë, duket gati e pabesueshme dhe tejet e jashtzakonshme.

38043211_301096180449063_5337161142101868544_nGratë e Dajçit duke larë rrobat në lumin Gjadër
Lleshi-Dasëm në DajçMomente të veçanta nga një dasëm në Dajç. Edhe pse shiu ka shkaktuar përmbytje deri edhe aty ku bëhet dasma, dasmorët përsëri e sfidojnë shiun.
thumbnail_PICT4041 gra ne dajc (2)Në Dajç
duke mbartur sanë me qerreNë Kotërr duke kaluar lumin Gjadër një qerre e ngarkuar me sanë në vitet e para të demokracisë. Sot ngjet rrallë, ose fare, pasi vendin e qeve e kanë zënë traktorët, zetorët apo makinat e transportit.
51039964_388341001724580_2010779855490121728_n(Lleshi)Në Blinisht
53199757_401666213725392_4347797876231897088_n(Lleshi)Gra nga Fishta ngarkuar me barrët e drurëve. Një pamje mjaft e rrallë dhe e papërsëritshme në kohërat moderne.
38178381_301086280450053_5469041312676184064_nMe autobusin e linjës….! Mos i fol shoferit….! Kjo pamje sa komike, aq edhe jetike i tërheq vëmendje mjeshtrit dhe e fikson ashtu siç ka ndodhur. Këta fëmijë udhëtojnë për qejfin e tyre aty mbi gomar futur ndër kosha, pasi rruga mund të ketë qenë e largët dhe mjaft e lodhshme e mjete transporti më moderne nuk ekzistonin asokohe e ata ishin mjaft të vegjël për ta bërë rrugën me këmbë. Sot duket mjaft e pazakontë, ndoshta edhe atë kohë, se pakkush e kishte edhe atë mundësi e duhej t’i mbarte mbi kurrizin e tij ata vogëlushë dhe jo më me mjete të tjera më moderne. Pra është një pamje jashtzakonisht e rrallë dhe shumë mbresëlënëse, sidomos në kohët e sotme, një pamje që rrallkujt i takon ta shohë e ta shijojë veçantinë e saj mbreslënëse.
Por atë e ka tërhequr edhe jeta e vështirë e njerëzve në përgjithësi dhe e fëmijëve në veçanti, si në diktaturë, ashtu edhe në vitet e para të demokracisë, prandaj ai i ka fiksuar realisht në momente të veçanta të jetës së tyre. Në paraqitjen e tyre ai është fluid dhe pa komplekse, prandaj nuk mendohet dy herë, para se të shkrepë aparatin e tij. Pa komente po paraqes disa foto nga jeta e tyre në kohë të ndryshme.

foto148(fëmijërisë sime. Ll)Momente të veçanta nga jeta e fëmijëve

Pasqyrimi i artit dhe kulturës
Duke qenë i lindur dhe i mbrujtur me një shpirt prej artisti atë e tërheq së tepërmi arti dhe kultura, ndaj shumë herë e gjurmon dhe e fotografon atë me të gjitha planet dhe format e shfaqjes, jo vetëm atë të artit tradicional popullor të traditës, por edhe atë të kultivuar dhe të zhvilluar nëpër aktivitete të ndryshme. Sidomos atë e tërheq arti popullor dhe manifestimi i tij përgjatë festivaleve kombëtare e në mënyrë të veçantë ai i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Atje e tërheqin, jo vetëm këngët e këngëtarët e rrethit të Lezhës, por e gjithë larmia e veshjeve dhe kostumeve kombtare nga të gjitha trevat shqiptare.
Më poshtë po paraqesim pa komente disa foto kushtuar këtij eventi.

 

Dy pjesëmarrës në F.K. të Gjirokastrës në vitin 1988
52427857_400041230554557_819261906450644992_nKëngëtari Zef Volaj nga Lezha dhe dy pjesmarrëse në F.K.Gj.
foto35Kolë Zefi, Gjovalin Gjoka(drejtor i kulturës Lezhë) Pjetër Haberi.
foto34Grupi i Lezhës pjesmarrës në F.F.K.Gj. Dhe Loro Gjeçi, përgjegjësi i kulturës për rrethin e Lezhës mes tyre.
foto36Një grup malësoresh pjesmarrëse në F.F.K. Të Gjirokastrës 1988.
foto53Duke kënduar këngë maje krahu nga grupi i burrave.

Lleshi- Gjirokastër 88

foto38foto41

foto58Rapsodja mirditore.

Ll. Prendi, lahutari Edhe kjo foto e veçantë pasqyron aktivitete artistike dhe pikërisht aty paraqitet një lahutar duke kënduar këngë legjendare tek vendlindja e Gjergj Fishtës në një ditë përkujtimore për poetin tonë kombëtar, Homerin e epikës shqiptare.

Ll. Prendi-aktivitete artistike në Lezhë 1994Aktivitet artistik në Lezhë më 4 mars 1994

Ll. Prendi-Ditë festive në LezhëDitë festive në Lezhë organizuar në mars 1994 me rastin e 550-vjetorit të Kuvendit të Lezhës nën drejtimin e Gjergj Kastriotit 4 mars 1444.

Lleshi-FestivaliNga Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 1988
62261305_668847353560219_2316100013886799872_nGrupi artistik i Shtëpisë së Kulturës Dajç me drejtues Dodë Doçi që zuri vendin e parë në Lezhë në kuadër të Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës. Kjo foto e bërë nga mjeshtri Llesh Prendi dhe e ruajtur nga Angjelin Lazri, pjesëmarrës në këtë ansambël artistik na dhurohet dhe publikohet këtu për herë të parë nga Angjelini.

Por Lleshi, jo vetëm e dashuron, por edhe e organizon artin dhe fotoja e mëposhtme me grupin e Kodhelit e tregon atë më së miri. Mjaft nga pjesëtarë të këtij grupi, jo vetëm që morën pjesë në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës 1988 dhe u shquan atje, por edhe u lauruan me çmime nga Juria e Festivalit.

lleshi me grupin artistik

Vitet e para të demokracisë
foto62(në demokraci duke ndarë pronën e përbashkët)Duke hequr tjegullat e një vatre kulture pas prishjes së koop. bujq.
49079322_370866966805317_6991822920955723776_n(Lleshi)thumbnail_foto158 Pazar në LezhëPazar në Lezhë në vitet e para të demokracisë.
28277036_158822948254558_3048099009510467131_nDuke shkuar në mitingun e partisë demokratike në Dajç.
48381755_370866030138744_9195308604578594816_n(Lleshi)Një çobaneshë e një tufe me…një kokë dele
foto147 Nënat që përcjellin bijtë në emigrimNënat duke përcjellë fëmijët në kurbet. Momente mjaft prekëse.
74238100_539437119948300_5675496168642052096_nNjë grup klandestinësh në tokën greke. Pamjet dhe detajet e fotos flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për komente të veçanta.
53323381_406120519946628_1203594366283677696_n(Lleshi)mitingjet e para pluraliste (Shelqet, Shkodër)
thumbnail_sali berisha dajc (1)Berisha, Arbnori, DemaçiP. Arbnori, A. Demaçi dhe Sali Berisha në Dajç 1994. Pamje historike e mjaft monumentale, pasi aty krah për krah janë paraqitur dy Mandelat shqiptarë, ai i Kosovës, Adem Demaçi dhe i Shqipërisë, Pjetër Arbnori.

Ll. Prendi-Bujar Bukoshi Kr. i KosovësBujar Bukoshi, kryeministri i Parë i Kosëvës pasi Kosova më 2 korrik 1990 u shpall Republikë. Më 4 mars 1994 mbajti një fjalim në Lezhë.

Ll. Prendi- Azem Hajdari në Lezhë 12 janar 1991Azem Hajdari, lideri historik i PD në Lezhë 12 janar 1991

Ll. Prendi-mitingu i PD Lezhë 12 janar 1991

Nga mitingu i PD në Lezhë 12 janar 1991

Ll. Prendi-Mitingu i PD 12 janar 1991

Mitingu masiv i PD me 12 janar 1991

Ll. Prendi -PD Lezhë 12 janar 199112 janar 1991. Mitingu masiv i PD në Lezhë.

Ll. Prendi-miting në Lezhë 12 janar 1991Momente të veçanta historike. Mitingu masiv i PD në Lezhë 12 janar 1991

thumbnail_DC2421073Puna e rëndë e gruasë zadrimore në demokraci.

Lleshi-Shkolla e vjetër e Dajçit në vitet '80

Foto dokument. Shkolla e vjetër e Dajçit në fund të viteve ’80 para se të shembej. Mjeshtri i magjishëm Llesh Prendi me një shkrepje intuitë ka skalitur në celuloid një foto-histori me vlera të jashtzakonshme. Ajo godinë që paraqitet në atë foto të thjeshtë, por me vlera të magjishme dokumentare ka qenë shkolla e vjetër e Dajçit ku me qindra djem e vajza, të rinj e të reja, burra e gra të moshave të ndryshme u ulën në bangot e saj dhe u brumosën me edukim e dije shkencore që nga parashkollorët e deri në nivelet e arsimit të mesëm e shumë prej tyre drejt arsimit të lartë në universitetet e vendit e të huaja duke u specializuar në fusha të ndryshme të dijes e të jetës duke spikatur dukshëm si intelektualë të dobishëm për shoqërinë. Aty, me shumë përkushtim, punuan dhe dhanë kontributin e tyre në fushën e dijes dhe të edukimit edhe një plejadë prej dhjetëra e qindëra mësuesish nga Dajçi, por edhe nga i gjithë rrethi i Lezhës dhe i Shkodrës si dhe nga rrethe të tjera deri edhe nga Vlora e largët. Aty pata nderin dhe fatin që në dy epoka të ndryshme të jetës time, të isha pjesë e asja plejade të madhe mësuesish.

Por pakkush e di se më parë ajo godinë që shihet në atë foto të thjeshtë ka qenë godina e sarajeve të turkut në kohën e Turrqisë ku ishte dislokuar një garnizon me një numër i konsiderueshëm ushtarësh e oficerësh turq. Gjithashtu mendoj se pakkush e di se aty përreth dhe në të gjithë hapësirën gjeografike të fshatit Dajç është bërë një nga betejat më të përgjakshme që historia shqiptare ka parë, mes dy forcave pushtuese të fillimshekullit XX të atyre tureke e serbe. Kjo betejë ishte aq e përgjakshme saqë, sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë të asaj kohe, brenda një dite të vetme u vranë dhe u masakruan mes tyre dhjetë mijë turq të atij garnizoni si dhe të ardhur nga Bushati e Shkodra, si dhe të gjashtë mijë serbëve të zbritur nga Kreshta dhe Vela e të dislokuar në Kodhel një natë para se ajo betejë e përgjakshme të zhvillohej, nuk mbeti më asnjë këmbë turku dhe as serbi, por mijëra kufoma ushtarësh e oficerësh nga të dyja palët që, aty ku ata kishin rënë, u varrosën me kontributin e të gjithë zadrimorëve nga të gjitha fshatrat përreth Dajçit.

Nuk e di pse, por historia nuk e ka përfshirë këtë betejë të përgjakshme, ose të paktën, jo aq sa e meriton të thuhet për të. Ndoshta edhe pse ajo betejë u zhvillua në mes dy fuqive pushtuese, por prap, ajo ishte një ngjarje që duhej evidentuar, se ndodhi në truallin shqiptar dhe jo diku tjetër. Por historia nuk ka përfshirë dhe evidentuar edhe mjaft beteja të përgjakshme që janë zhvilluar në Zadrimë edhe mes kryengritësve zadrimorë e forcave turke në kohëra të ndryshme e një nga ato ishte edhe lufta tek Trapat e Rraboshtës e udhëhequr nga Llesh Pjetër Bajraktari mes kallmetorëve, rraboshtnjakëve, blinishtasve dhe shumë e shumë zadrimorëve të tjerë kundër ushtrisë turke që vinte nga Lezha për të shkuar drejt Dajçit, Bushatit e Shkodrës. Historia nuk i përmend, gjithashtu, as betejat e përgjakshme të komitave zadrimore të udhëhequra nga Shtjefen Preç Sallaku kundër turqve e shumë e shumë raste të tjera.

Historia ka përmendur dhe evidentuar dukshëm bëmat dhe kryengritjet e Rrapo Hekalit, Tafil Buzit, Zenel Gjolekës, të Çerçiz Topullit e Mihal gramenos, të Themistokli Gërmenjit e shumë e shumë të tjerëve në Jug të Shqipërisë, por aspak të luftërave në Zadrimë e kjo gjithnjë në formën më selektive që regjimi komunisto-jugor i bëri historisë, pse Zadrima dhe Mirdita ishte e krishtërë dhe krishtërimi nuk e donte regjimin komunisto-diktatorial. Historianët selektivë të diktaturës komuniste as nuk e morën mundimin të gjurmonin e të evidentonin historinë e lavdishme të Zadrimës, edhe pse ishin të gjalla dhe të freskëta ngjarjet e bujshme të luftërave dhe të qëndresës historike të zadrimorëve kundër pushtimit turk të skalitura në këngët epike të zonës, por edhe nëpër arkivat kishtare. Ato arkiva mjaft të pasura me dokumente e dëshmi nga historia, jo vetëm nuk u morën në konsideratë, jo vetëm nuk u shfletuan, por u bë e mundur që me forcën e inkuizicionit të egër komunist të dëmtoheshin e të shkatërroheshin totalisht, duke i djegur apo groposur thellë në tokë.

Me dhjetëra patriot kryengritës që nga mesjeta e fillimpushtimeve turke e deri në Pavarësinë e Shqipërisë luftuan me trimëri e burrëri duke dhënë edhe jetën pa iu dhimbsur as edhe një grimë për lirinë e vendit të tyre. Janë dhe ishin të freskëta, se ishin skalitur edhe në këngët epike të popullit zadrimor që u këndonte bijëve të vet që ranë në fushën e betejave pa iu dridhur qerpiku, apo vdiqën si heronj të paepur në torturat çnjerzore prej turqve në Kalanë e Shkodrës, siç ishte rasti i Shtjefën Sallakut nga Blinishti, Dodë Kinit nga Fishta, Gjokë Hilës nga Kodheli e ndonjë tjetri nga fshatrat e tjerë dhe që ishin jo më pak të përmendur nga heronjtë e Jugut që i përmenda më sipër.

Pra fotoja e mësipërme mbart mbi vete shumë histori, ndaj gjej rastin t’i shpreh edhe një herë mirënjohjen time të thellë mjeshtrit Llesh Prendi për këtë margaritar të paçmuar që na e ka dhuruar dhe e ka vendosur në gjerdanin e artë të fotogalerisë së tij të magjishme dhe shumë shprehëse. Falenderime e mirënjohje pa fund edhe në emër të të gjithë atyre brezave që u ulën në bangot e asaj shkolle që bëri epokë me edukimin e brezave, që bëri epokë me veprimtaritë e saj mësimore-edukative dhe artistiko-kulturore ndër vite. Mirënjohje pa fund, mjeshtër i magjishëm i fotografisë, që ishe dhe je një vlerë e shtuar në gjerdanin e artë të vlerave të Zadrimës sonë!

foto3“DO JEPJA GJITHEÇA, VRESHTA , TOKA E PYJE VETEM MOS TE SHIKOJA LOTET E NJE FEMIJE. Është pak a shumë një poezi kosovare të lexuar këtu e 40 vjet më parë dhe i kushtova këtë foto.”
Kjo diçiturë është autentike nga autori i fotografisë Llesh Prendi.

Ll. Prendi Grua nga PirajtSiç shihet edhe në këtë foto, mjeshtri ka fotografuar, jo vetem momente gëzimesh apo të zakonshme, por edhe dhimbjen njerëzore. Aty paraqitet një nënë që qan mbi varrin e djalit të saj në Piraj. Atë dhimbje ai e shpreh edhe tek fotoja tjetër pararendëse edhe me fjalët e tij.

Lleshi- Gratë e KallmetitGratë e Kallmetit
duke hedhë grurin në KodhelDuke hedhur grurin për ta pastruar nga papastërtitë.

thumbnail_foto130Punimi i tokës në demokraci.
foto LleshiDuke pjekur rakinë e re.

Rihapja e kishave në Shqipëri.
71591513_534034470488565_7356939636976910336_n71895768_534034520488560_1423698065675517952_n24 janar 1991. Dy foto nga mesha e parë në Dajç pas diktaturës
Dajç 1992Foto historike. Dajç 1992 tëk vendi ku ishte Pallati i kulturës fillon kthimi në kishën e re të Rruzares.
51562141_394873637737983_6833824869570838528_n(Lleshi)Rihapja e kishave në vitet e fundit të diktaturës në Nënshat.
Foto Ll. PrendiMesha e parë në Nënshat. Në plan të parë fotografi Angjelin Nënshati
52848342_400575860501094_5473191170207121408_n(Lleshi)Mesha e parë në Troshan pas diktaturës.
Ivan Dias në Dajç.jpgMonsinior Ivan Dias në Dajç
Dom Ernest TroshaniMonsinior Nikollë Troshani gjatë një meshe
72469096_540818579810154_2780596243003342848_oDon Antonio Sharra gjatë një meshe.
Blinisht 1993Mesha e përshpirtjes për At Daniel Dajanin në Blinisht 1993

80391082_587344911824187_7359411699893403648_oNë Krajën kur ende nuk ishin hapur themelet e kishës

Llesh Prendi-Mesha e parë në KodhelMesha e parë në Kodhel prill 1990

Ll. Prendi-Nga mesha e parë në KodhelGjatë ceremonisë së meshës së parë në Kodhel(prill 1991)

thumbnail_PICT0075 (2) mesha pare kodhelNga celebrimi i meshës së parë në Kodhel tek Lisi i Kishës prill1990

Ll. Prendi në KallmetCelebrimi i meshës së parë në Kallmet

Mesha e parë BaqelMesha e parë në Baqel.

Ll. Prendi-Nga mesha e parë në Baqel.Momente nga mesha e parë në Baqel.

Misionarët katolikë në Zadrimë

50767758_387000678525279_6071001461909618688_n(Lleshi)thumbnail_priferinjet baqel.jpgPriftërinj të persekutuar gjatë regjimit komunist

thumbnail_PICT0065 (6) e rregulluarMomentet e ardhjes së priftit katolik në Kodhel të sjellë aty nga Simon Doda prill1990

Foto të tjera të rralla
thumbnail_njerzitefishtesFamiljarët e Fishtës në meshën përkujtimore
My beautiful pictureMaska e At Gjergj Fishtës në momentin e vdekjes së tij e ruajtur nga familjarët.
foto7Familjarët e Dom Jak Zekës nga Baqli

Monumente dhe objekte të kultit
thumbnail_DSC_0118Një pllakë guri ku shënon vitin e ndërtimit të një kishe të vjetër
52893140_398975633994450_6163451491949477888_n(Lleshi)Pllakë përkujtimore në shtëpinë e Gjergj Fishtës.

52809895_402784316946915_5660974437537677312_n(Lleshi)My beautiful pictureMuret e vjetra të kishës së Shkrepit, një ndër kishat më të vjetrat në Zadrimë dhe që mbart një legjendë origjinale për kohën e saj të ndërtimit ku thuhej se ishte planifikuar të ndërtohej në një vend tjetër, por materialet e ndërtimit në çdo mëngjes gjendeshin sipër atij shkrepi ku së fundi u ndërtua.

thumbnail_PICT1648 (2) troshan50732276_386067955285218_304496164625973248_n(Lleshi)Në vendin e vjetër të Sapës.
Këmbanat e TroshanitKëmbana kishe në Troshan
thumbnail_DSC_0883Në Kukël tek qendra muzeale Dom Ndre Mjeda
39008855_311680279390653_7896817227947573248_nKisha e re e Kodhelit
thumbnail_DSC_0073 bunkerthumbnail_DSC_0042Bunkerët e diktaturës                                                         Në vendlindjen e Fishtës
58719857_429153234310023_4712314361983533056_nNjë kopje e vjetër e librit “Mrizi i Zanave” të Gj. Fishtës ruajtur me fshehtësi të madhe nga familje zadrimore.
thumbnail_PICT0192 (2)kisha kallmetitMeshë tek kisha e Troshanit

Mesha e parë në Kodhel prill 1990

61452790_443783636180316_5281801161140076544_oNë Blinisht, Monument kushtuar zadrimorit Martir At Daniel Dajanit dhe Patër Faustit, pushkatuar nga regjimi komunist.
Vepër e bërë nga Dom Antonio Sharra.
thumbnail_DSC_0078Monument martirësh të feve në Shqipëri ngritur nga D. Antonio Sharra

Rrapi i PirajveÇinari i Sh. Jakut në Piraj monument i lashtë kulture
61757838_446979142527432_140930151998291968_nLleshiMonument fetar në Blinisht të Zadrimës.

Foto komike
Ashtu siç edhe shpeshherë e kemi cilësuar, Lleshi e kap momentin dhe luan me të, ndaj ai ka stampuar mjaft momente interesante dhe shpeshherë edhe mjaft komike.
thumbnail_foto131Në pistën e Gjadrit. Gati për fluturim, por pa samar.
thumbnail_foto17Nga inspektimi i qendrave të zjarrit.
foto27(m0ment i veçantë)Zgjidhje origjinale dhe me kulturë
foto84(plazh modern)Në Plazhin e Shëngjinit sapo kanë mbërritur plazhistët e parë me çadra dhe… hije pishash.
thumbnail_foto gomari (2) (1)Një vizitë kortezie tek përmendorja e Leninit, dy ditë pas arratisjes së tij nga “vendroja” dhe keqardhja është e dukshme tek vizitori i radhës.

foto74Jemi që jemi, bëjmë një çikë plazh edhe ne. Edhe tendën po e rregullojmë secila palë për hesap të vet që të mos na djegë dielli, por na mungon pak vaj plazhi.
thumbnail_shengjin (2)Shëngjin. Plazh dhe bukerë.
foto6 (2) SHENGJINNë plazh ka vend për të gjithë.
Duke ngritur gotën e rakisë(Lleshi)Hajde, Gëzuar! Le ta ngremë këtë dolli për…shëndetin tim dhe..!
foto69Bunkerët e kohës së komunizmit. Po e dredhim një cigare duhan se kemi kohë deri kur armiku të na e mësyjë. Shkopin e kemi gati me i rrahë e me i zhdëpë. Le të guxojnë, në ua mban!
foto68Shengjin. Vitet ’90
Vëmendjen e mjeshtrit shpeshherë e ka tërhequr kompozimi i çastit të cilin e ka aplikuar në shumë raste. Këtu më poshtë po paraqesim disa nga fotot tipike të këtij lloji:
Lleshi-Katrovë rakieNjë katrovë rakie e hershme dhe një pamje origjinale përmes vegës së saj.
thumbnail_DSC_0238Kompozim origjinal i kohërave “moderne”
Lleshi-Mesha e parë KakarriqVitet e para në demokraci. Mesha e parë në Kakarriq dhe improvizimi i këmbanës së kishës varur në një shtyllë telefoni me formën e një kryqi.
thumbnail_foto163 (2)Kështjella e Krujës parë nën harkun e këmbëve të kalit të Skënderbeut.

foto125Pa koment! Në vendrojë dhe vigjilentë! Një gjë është e sigurtë: Këtej nuk kalon këmbë armiku pa u diktuar!

Foto nga larg dhe nga afër
thumbnail_foto24Papa Gjon Pali i Dytë në Shkodër.
Lleshi-Papa dhe Nënë TerezaPapa Gjon Pali i Dytë dhe Nënë Teraza në Shkodër mes popullit shkodran.
foto59Karnavale në Venecia

Ll. Prendi-Pashk Përvathi në VeneciaPashk Përvathi në Venecia. Është karakteristikë e veçantë se mjeshtri, shumë nga njerëzit e artit, jo vetëm i ka pasur shokë e miq të mirë, por ku ka mundur edhe i ka ndjekur nga pas dhe i ka fotografuar me kënaqësi të veçaantë

Ll. Prendi- Zadrimore në Itali 1994Zadrimore në Itali në vitin 1994. Mahnia e kostumeve popullore zadrimore.

Nusja nga VeneciaNuse nga Spanja në Venecia
Jeta reale e fshatit socialist në epokën e komunizmit
thumbnail_DC2421066“Lumturia” e këtyre fëmijëve socilist është mjaft e dukshme.
foto135Kontribut familjar për ekonominë e përbashkët të familjes.
foto19(një nënë me shumë fëmijë)Një nënë me shumë fëmijë.
foto1(Fëmijë nga Kodheli në një kuvend)Fëmijë nga Kodheli(po bajmë pak kuvend fëmijësh).
Lleshi-Kaubojsit e KodhelitKawboys-it e Kodhelit

48394077_370867220138625_7105632209905647616_n(Lleshi)Jo. Mos u hutoni! Nuk është Luli i Vocërr i Migjenit, por i “xhaxhit” Enver. Ajo kohë kishte plot dhe kudo Lula të Vocërr dhe nuk kishte nevojë t’i kërkoje, por nuk ia mbante askujt ta hapte gojën e ta shprehte një gjë të tillë.

foto122Jetë në ekstrem mbijetese.
thumbnail_KASHNJETBurra nga Kashnjeti malor.
26230777_125492851587568_6169386007950433993_nHë, si thua? A ia marrim një kënge majë krahut, apo një valle dyshe?!

Momente të veçanta
10614206_1482966068644939_7892312933181268568_nFutja e kompiuterit në jetën e fshatit
12825121_878507772248240_1664026705_nRreshtimi i mëngjesit në shkollën e mesme të Dajçit.
Lleshi-Mësuesit e BlinishtitMësuesit e Blinishtit

74673261_561729651052380_3614080529927766016_oNë Baqel
zadrimore me qerre.jpgGrua zadrimore me qerre
foto56Dasëm në Kashnjet në familjen e Palucës.
thumbnail_rrapi konispol (2)Rrapi në Konispol- pikënisja e refugjatëve.

74569276_559021827989829_4470615515487797248_oTakim brezash(gjyshja me mbesën nuse)
38139487_301033000455381_2318125078081961984_nNjë nënë e re zadrimore duke vënë në gjumë fëmijën e saj.

foto113.jpg
foto20 (3) MOND KACELIStafi drejtues dhe gazetarë e redaktorë të parë të gazetës “Koha Jonë”: Alfons Zeneli, Marash Mirashi, Pal Dragusha, Edmond Kaçeli.
gurët rrethues të një pusi të vjetër ujiDuke mbushur ujë në pusin e lagjes

Foto Llesh PrendiPelegrinazh tek Kisha e Shën Ndoit Laç gjatë viteve ’80, një foto që kurrë nuk u publikua, pse regjimi komunist mund t’i persekutonte ata njerëz aty në foto. Edhe kjo foto flet qartë për rezistencën e popullit shqiptar në kohën e diktaturës për ta ruajtur dhe ushtruar fenë.
Lleshi-tek Kisha e Laçit vitet e paraTek Kisha e Laçit në vitet e para të demokracisë.
50618165_387888421769838_5597730459988525056_n (1)(Lleshi)Figurat fetare pas vitit 1967 u ruajtën në fshehtësi të plotë, pasi regjimi komunist i dënonte ata njerëz që i ruanin ato haptas.
Mjeshtri Llesh Prendi me aparatin e tij fotografik, ashtu siç e paraqita më sipër, ka kapur shumë momente duke trajtuar shumë tematika dhe mund të themi se kjo është e pamohueshme duke marrë në konsideratë ato qindra mijëra shkrepje aparati, por ajo që atij gjithmonë ia ka ndezur dëshirën gjithnjë e në çdo kohë ta fotografojë, ka qenë vendlindja e tij. Ashtu si çdo djalë, çdo fëmijë e dashuron ekstremalisht nënën e tij dhe i lidhur ngushtësisht me të në të mirë e në të keq, me një krenari të ligjshme, ai e stampon atë në celuloid në të gjitha planet e paraqitjes së saj, me të mirat dhe me të kqiat, në kohë të mirë dhe të keqe. Këtë e ka bërë qoftë kur banonte e jetonte aty, qoftë edhe kur u shkëput e jetoi jashtë në emigrim dhe sa herë vinte a vjen në vendlindje nuk ngopet së shfryri mallin e tij edhe duke e fotografuar prap e prap në shumë plane si gjithmonë ai e bënte edhe kur banonte atry. I kam paraqitur mjaft nga fotot e tij nga Kodheli, por pa i cilësuar të gjitha se kjo është prej aty dhe kjo tjetra jo pa bërë një veçim e një seleksionim të tillë e po t’i veçojmë, mund të themi se janë më shumë se një e treta, por këtu më poshtë po paraqes disa që mjeshtri ia kushton veç vendlindjes së tij, Kodhelit.

Dok-Hyrja në Kodhel53098668_405666229992057_1294076957704585216_n(Lleshi)Pamje nga Kodheli në ditët e sotme

My beautiful picturePamje e pjesshme e lagjes ku lindi dhe u rrit Lleshi. Në sfond duket kulla e vjetër e familjes së tij.
Dok-Kodheli fotoPak kohë pas përmbytjeve në Kodhel.
thumbnail_PICT2679 (2) RRUGE.jpgRrugë krysore fshati në epokën e komunizmit
Dok-Kodheli gjatë përmbytjesSiç e kemi parë përmes shumë fotove të shpalosura këtu më sipër dhe siç e kam cilësuar kur kam folur për jetën e tij, Lleshi e filloi artin e tij të fotografimit në vitet ’80 kryesisht në kooperativën e Dajçit, por edhe gjatë asaj periudhe(periudha e kooperativave bujqësore), ai nuk u mbyll brenda kufijve që i përfshinte ajo ekonomi bujqësore, po e shtriu në mbarë zonën e Zadrimës. Sigurisht, tema më e dashur dhe që e frymëzoi shumë e pafundësisht pa ndërprerje ishte krenaria e tij e madhe, ishte Kodheli, vendlindja e tij të cilin e fotografoi në plot dimensione shumëplaneshe në të gjitha aspektet e jetës me të mirat dhe me të kqijat e saj. Por ai me aparatin e tij i ra kryq e tërthor Zadrimës duke gjuajtur momente të veçanta dhe shpesh i kaloi kufijtë e saj duke shkuar atje ku rasti e momenti e thërriste, ashtu siç e kemi parë sidomos në Gjirokastër, por edhe në vende të tjera.
Por Lleshi nuk ishte veç një fotograf i apasionuar pas fotos së çastit, apo pas atyre të programuara e të porositura. Ai është edhe një koleksionist i mrekullueshëm i fotove arkivore të gjetura e të ruajtura me kujdes nga ana e tij, foto me vlera të veçanta historike. Disa prej tyre po i paraqesim këtu më poshtë:
AAAAAFoto e viteve ’70 e pleqve të Kodhelit e ruajtur nga mjeshtri Llesh Prendi
Arkiv personal i Ll. Prendit 1Një foto me moshë mbi njëqindvjeçare e shkrepur tek kisha e Rruzares në Dajç të Zadrimës dhe e ruajtur nga Llesh Prendi.

 

EPSON MFP image

Grupi artistik i Kodhelit i vitit 1968. Disa prej tyre morën pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër.
thumbnail_PICT0380 (3) FOTO 90 VJECARENjë nuse zadrimore e kohërave të hershme.
Pas viteve të diktaturës komuniste, kur Shqipëria i hapi dyertë me botën, ai i kaloi edhe kufijtë shqiptarë dhe e shtriu shumë aktivitetin e tij edhe jashtë Atdheut, ashtu siç e kemi parë në shumë foto të paraqitura më sipër. Kudo që shkoi, bëri mjaft miq e shokë të ndryshëm, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Këtu më poshtë po paraqes disa foto personale të tij ku ka dalë me miq e shokë dhe njerëz të tjerë nga familja apo nga shoqëria e fëmijërisë dhe rinisë së tij.
Lleshi me fotografin bullgarMe fotografin e famshëm bullgar Jordan Jordanov të cilin e mikpriti në shtëpinë e tij në Kodhel.
thumbnail_angelini lleshi (2)Lleshi me fotografin e shquar shkodran Angjelin Nënshati.
thumbnail_PICT0178 (5)Në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në vitin 1988 me rapsodin e Jugut Lefter Çipa.
Lleshi në GreqiLleshi në emigrim në Greqi
thumbnail_TOMA LLESHI NIKOLLANë mes shokësh(unë, autor i këtij shkrimi, Lleshi dhe Nikolla (Gjokhilaj), im vëlla, në një moment në Kodhel) në vitet ’70
Lleshi me prindërit e tijNjë foto mjaft e rrallë e Lleshit dalë me prindërit e tij. Është e rrallë edhe për vetë faktin, se, siç vetë shpesh e cilëson, ai gjithnjë ka qenë me aparat fotografik në dorë për të filmuar të tjerët dhe rrallëherë për t’u filmuar vetë, qoftë edhe me familjarët e tij. Siç e kam cilësuar edhe më sipër kur kam folur për jetën e tij, Prendi dhe Mrika ishin, jo vetëm dy prindër të mrekullueshëm, por edhe dy njerëz me virtyte të larta si dhe me një reputacion të mrekullueshëm në shoqëri. Ata ishin njerëz të mrekullueshëm që gëzonin respekt të veçantë, jo vetëm në Kodhel, por kudo në Zadrimë tek ata që i njihnin. Prendi ishte një mjeshtër duarartë, por si rrallëkush në kohën e tij, zotëronte aftësinë e të shkruarit e të lexuarit që i kishte mësuar nga prifti i Bërdicës kur shërbente tek ai në rininë e tij. Me këto aftësi ai u erdhi në ndihmë bashkëfshatarëve të tij duke u shkruar apo lexuar letrat e djemve që ishin ushtarë. Ndërsa Mrika ishte një grua e zgjuar, e fortë dhe shumë e shprehur, por edhe një trimëreshë dhe burrëreshë si rrallëkush në kohën e saj.
Lleshi me Zefin dhe GjovalininNë foton e mësipërme, Lleshi është me dy vëllezërit e tij: Zefin dhe Gjovalinin.

Zefi, në rininë e tij ishte një sportist i talentuar, i shquar sidomos në atletikë dhe në futboll. Gjithashtu, ai për mjaft kohë ishte trajner dhe e drejtoi ekipin e futbollit të Kodhelit duke e vendosur në një nivel mjaft të kënaqshëm.
Jana me Lleshin(xhaxhain)Me mbesën e tij, Janën, një artiste dhe mjeshtre e artit të punimit të qeramikës në Krajën të Zadrimës. Nuk i thonë kot fjalës së urtë të popullit: “Dardha bie nën dardhë!”. Edhe Jana, si Lleshi i shquar në artin e fotografimit, është një artiste dhe mjeshtre duarartë në zejën e qeramikës, jo vetëm nga format e larmishme, por edhe në pikturimet e tyre origjinale me ekzaktësi dhe stil të veçantë piktori dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të turistëve nga shumë vende të botës.

Lleshi 2

Lleshi 1Nën këmbanën e paqes në Rovereto Itali që është prodhuar dhe vendosur aty në respekt të Luftës së Parë Botërore

thumbnail_lleshi (2)Tek muret e vjetra të Sapës të cilën e ka një nga pikat më të dobëta të tij.
Lleshi me fotografët profesionistë Besim Fusha, Zamir MarikaNë Ekspozitën Fotografike 1994 me fotografët profesionistë Besim Fusha, Zamir Miraka, etj.
Lleshi me Pirro NaçenGjatë ekspozitës së vitit 1994. Lleshi me PIRRO NAÇEN, Kryetar i Shoqatës së Fotografëve Shqiptarë dhe ATASHEUN Kulturor    gjerman në atë ekspozitë.
thumbnail_PICT1725Gjatë ekspozitës fotografike në Tiranë 1994
Lleshi, D. Gazulli, Nd. GjetjaMe shkrimtarët lezhjanë Ndoc Gjetja dhe Daniel Gazulli

Ll. Prendi-Me Jorgo Volaj, mjeshtrin që i mësoi rrugën e artit të fotografisëLleshi me mjeshtrin Jorgo Volaj i cili ia mësoi artin e fotografisë dhe që i mbetet përjetësisht mirënjohës atij.

Ll. Prendi në TiranëLleshi në Tiranë në shkurt 1994 në kohën e ekspozitës së tij fotografike. Në sfond paraqitet posteri me një nga fotot e tij të rralla dhe fotoja ishte e përmasave 1m me 1m ashtu siç duket edhe aty. Në postër qëndron diçitura “VERIU NE FOKUS”

Siç e kam cilësuar edhe në një moment tjetër, për Lleshin edhe shtypi e media ka shkruar apo intervistuar në shumë raste. Këtu më poshtë po paraqes intervistën e fotografit të shquar të ditëve tona dhënë tek Radio Kosova:
08.06.2015
Dok-Ll. Prendi foto tek intervistaLLESH PRENDI NJË FOTOGRAF I SHQUAR SHQIPTAR NË ITALI
Intervistoi: Vera Pelaj
Fotografia është art masiv! Sot, në rrjetet sociale, në gazeta e revista shikohen foto shumë interesante të cilat ngelen në kujtesë, thotë në një intervistë për Radio Kosovën, Llesh Prendi.
Më poshtë intervista me Z. Prendi, një fotograf shqiptar që veprimtarinë e tij prej fotografi e ushtron në Itali:
Radio Kosova: Z. Prendi, si u bëtë fotograf?
Llesh Prendi: Kam lindur në fshatin Kodhel të Zadrimes, në fshatin ku kanë lindur Marubët e famshëm, të cilët e kanë bërë historinë e fotografisë shqiptare. Pra, pionierët e fotografisë shqiptare.E kisha një ëndërr të fshehur për t’u bërë fotograf.Ishin vitet ’80-të, ku një kryetar kooperative më liroi nga puna që isha me detyrë atje.I thashë kam dëshirë të bëhem fotograf, e kam ëndërr…ai më bëri një nder të jashtëzakonshëm dhe në saje të tij, u futa në kurs dhe fillova aktivitetin e fotografisë.
Radio Kosova: Në Shqipëri e ndjekët kursin?
Llesh Prendi: Po, në Shqipëri. Pas mbarimit të specializimit, puna e parë që kam bërë, kam shkruar dhe jam njohur me fotografët e mëdhenj si Pirro Naqe, që ishte kryetar i Shoqatës së Fotografëve Shqiptarë, me fotografin e madh shkodran Angjelin Nenshadi dhe fotografin me origjinë nga Kodheli i Zadrimës, Kel Kodheli, që vdiq në vitet ’90-të, e nuk arriti të bëjë fotografi të lira në demokraci. Kam njohur fotografin, më të madhin shqiptar Besim Fusha, të cilët më kanë ndihmuar pa kursim për ecjen në karrierën time të fotografisë.
Radio Kosova: Në itali, erdhët për të studiuar fotografinë?
Llesh Prendi: Në Itali kam ardhur në nëntor të vitit 1994. Fatmirësisht erdha më vizë të rregullt me familjen.Jetoj që 19 vjet në Vicenca.Në fillim pak u aktivizova me fotografinë ngase ishte çështja e mbijetesës.Pastaj, shpjet u futa në grupe italianësh.Piktori i shquar në Vicenca, Rosi, më aktivizoi dhe nisa aktivitetin në Shoqatën e Artistëve të Huaj.Piktorëve, skulptorëve dhe fotografëve të huaj.Shumë vite më parë, një gazetë italiane pati bërë një artikull për mua, e që vlerësohesha. Kam botuar fotografi edhe në shtypin italian, por edhe në atë shqiptar.
Radio Kosova: A ju vlerësojnë italianët për punën që bëni?
Llesh Prendi: Po. Më kanë pritur më shumë dashamirësi dhe shprehin shumë simpati për fotografitë e mia. Një kritik italian, në ekspozitën e fundit që pata hapur në Vicenca, më pati thënë: “Kjo është fotografia e vërtetë”. Në një konkurs në facebook, që quhet fotografia javore, në fotografinë time janë tri gra që janë të ngarkuara me dru.Ato janë nga Kallmeti i Lezhës. Një kritik i fotografisë, më krahasoi foton time me një fotograf të famshmë hungarez Robert Capa, të luftës së Dytë Botërore, i cili kishte bërë fotografinë në Sicili. Të them të drejtën, si shqiptar që jam, u ndjeva krenar që krahasohesha me një fotograf kaq të madh.
Radio Kosova: Çka është fotografia?
Llesh Prendi: Fotografia është një art shumë i zhvilluar. Në vendin tim, mirë pati thënë një kritik shqiptar, se fotografia sot për sot është në shkallën e parë të arteve në Shqipëri. Madje edhe përpara artit të pikturës.Kjo, përsëri e ka zanafillën me Marubin e famshëm, që ishin të parët që e bënë fotografinë në Shqipëri e në Ballkan.Sa për kuriozitet në e kemi fotografinë edhe përpara suedezëve. Shqiptarët janë me fotografinë e parë që është Kazazi, që do të jetë bërë në pranverë atëherë kur Marubët ikën nga fshati im, dhe në shenjë respekti të 166 vjetorit të fotografisë së parë, promovohen në facebook fotografi bardh e zi, kryesisht nga Shqipëria ashtu siç ishte, pa zbukurime, realitet i ashpër, fëmijëria e ashpër, njerëzit, portretet…fotografia është gjithçka në jetë. Fotografi do të thotë: Loja me Dritën. Marubi thoshte: “Fotografët duhet të fotografojnë deri në orën 10.00, pastaj ta mbyllin makinën fotografike”! Ai e kishte idenë të loja me dritën.Pra, fotografia e bukur bëhet paradite, thoshte Marubi i famshëm.
Radio Kosova: Kur do ta hapni ekspozitën e radhës dhe ku?
Llesh Prendi: Kam një ëndërr që në Piacenca të Italisë, në vendin ku lindi Marubi, të hapi një ekspozitë fotografike me foto të zgjedhura në vite e t’i paraqes atje. Për këtë nuk do nxitohem, por e kam projekt.
Radio Kosova: Jeni nga Kodheli, fshat afër vendlindjes së të madhit Gjergj Fishta. A dini diçka që nuk din opinioni për të?
Llesh Prendi: Pata fatin që vitin e kaluar, kur u bë inaugurimi i bustit të të madhit Gjergj Fishta, që për fatin tonë, kosovari Sabri Novosella, investoi për bustin. Ishte kënaqësi e madhe që qëllova aty.Është për keqardhje që në shtëpinë e të madhit Gjergj Fishta, nuk është bërë rikonstruksion.Po t’i shikoni fotografitë e asaj shtëpie, të atij burri të madh, është e mjerueshme, është e pafalshme.Ajo po rrënohet dhe si duket, politika nuk ka kohë të merret me të madhin Gjergj Fishta.Ai, për ne ka qenë gjithçka.Babi im i dinte përmendësh vargjet e “Lahutës së Malcisë”.Fishta, u ringjall në vitet ’90-të.Kam pasur fatin, që në meshën e parë pas vitit ’90-të, në përvjetorin e parë të meshës së Gjergj Fishtës, në Troshan të Lezhës, bashkë me fotografin e madh Anxhelin Nenshadi.Aty bëra me qindra shkrepje nga aparati fotografik. Kur do t’i dixhitalizojë filmat, do të kem kënaqësinë që të hedhi gjithë aktivitetin që u bë atë ditë, që kishte me mijëra persona. Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm, për të madhin Gjergj Fishta.
Radio Kosova: Çka të thoshte babai për Gjergj Fishtën?
Llesh Prendi: Gjergj Fishta për ne ishte gjithçka, ishte një yll i madh, ishte një vigan. Fatkeqëisht, atëherë flitej pak për të.Por, babai im më fliste mua. Ai punonte me priftërinjt, i thoshin atëherë rroktar! Ka punuar në Bërdicë, me një prift, i cili plakut tim, që në rini, në vitët ’30-të, i kishte mësuar të shkruaj dhe të lexojë. Plaku im ishte nga të vetmit pleq në Zadrimë që dinte të shkruante dhe të lexonte.Ai, më ka lënë një libër të shtypshkronjës së Shkodrës, 102 vjeçare, e cila ndodhet në shtëpinë time.Babai fliste me një simpati të jashtëzakonshme për Fishtën.Ashtu siç flasin të gjithë zadrimorët dhe bashkëjetuesit e këtij njeriu të pavdekshëm.
Radio Kosova: Po për At Zef Pllumin?
Llesh Prendi – Librin e At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, e kam në dorë për të dytën herë duke e lexuar. Më mbush me shumë emocion një burrë vigan për një qëndresë të tillë që ka bërë në ato kohë të vështira.Qëndresa e tij, është frymëzim për gjenerata të tëra.
Radio Kosova: Çka përpiqeni të përçoni përmes fotografisë, për shqiptarët?
Llesh Prendi: Shqipëria është një vend me histori dhe kulturë me shumë interes. Në vitet ’90-të, me rënien e Murit të Berlinit, erdhën në vendin tonë shumë fotografë të huaj dhe kërkonin që të filmonin gjithçka që shihnin.Mua më pëlqen shumë portreti, natyra, etj. Kam disa portrete që nuk i fali me asnjë çmim sepse janë pjesë e historisë së vendit tim. Paraqes njeriun me karakter të fortë shqiptar, punëtorin, fëmijët… që edhe këto më japin kënaqësi kur i fotografoj! Janë pjesë e historisë sonë.Pastaj duhet përmendur edhe veshjet tona tradicionale, që duhet pranuar se po pakësohen dita ditës.
Radio Kosova: Çka do t’i porosisnit fotografët e rinj?
Llesh Prendi: Fotografia është art masiv! Sot, në rrjetet sociale shikohen foto shumë interesante.Gazetat dhe revistat, poashtu paraqesin foto që të ngelen në kujtesë. Shumë kush mendon se profesioni i fotografit është i lehtë… gabohen! Që të jesh fotograf, duhet të jesh artist, piktor, intelektual e punëtor! Sakrificat për këtë profesion, nuk numërohen.Që të jesh fotograf, me thoshte Pirro Nace, një kritik dhe fotograf i mirënjohur në Tiranë, duhet të lexosh pa ndërprerë libra, poezi e romane, që të kapësh portretet që paraqesin shkrimtarët.Pra, fotograf do të thotë të jesh një njeri i formuar dhe të sakrifikosh sikur një gjuetar për të kapur fotografinë çdo ditë.Jo për të vrarë, por për ta ruajtur historinë e vendit tënd. Të bëjnë sa më shumë foto dhe t’i ruajnë ato në arkivat e tyre. Fotografët shkodran, për mua ishin dhe mbeten gjithnjë frymëzim për punën time.

Lleshin dhe artin e tij e kanë vlerësuar dhe vazhdojnë ta vlerësojnë edhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe e njohin e unë mes tyre, veç sa kam bërë një ekspoze modeste timen për të, pasi profesionalizmi i tij flet aq shumë sa e kam pasur mjaft të vështirë ta përfshijë të plotë këtu. Megjithatë këtu më poshtë po paraqes mendime dhe opinione të atij rrethi shoqëror e miqsor që Lleshi ka pasur dhe që unë kam mundur të kontaktoj me të, por edhe të paraqitur në rrjetet sociale e media të ndryshme.

Fotografia e ditësthumbnail_Digitalizzato_20190624 (5)thumbnail_Digitalizzato_20190624 (3)thumbnail_Digitalizzato_20190624 (6)Ky dokument që mban datën 8 shkurt 1994 verteton se Lleshi ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe i Shoqatës “Gjon Mili”, por, gjithashtu është edhe një rekomandim që artistit t’i jepej një studio nga rrethi i Lezhës, por që kurrë nuk iu dha. Gjithashtu, aty i jepet një vlerësim maksimal i punës së tij.

Ashtu siç e kam cilësuar edhe më sipër, aktivitetin e tij Lleshi e shtrin edhe jasht vendit dhe atje tërheq vëmendjen e shtypit vendas, sidomos atij Italian. Pa komente të thelluara po paraqes disa foto dokumentare të shtypit italian:Gazetat italiane për Ll. PrendinGazeta italianeGazetë italiane.pngthumbnail_IMG_20190615_174940_382

Opinione dhe vlerësime nga miq dhe shokë të Lleshit

Angjelin Lazri, një nga penat e reja ndër më të spikatura në ditët e sotme në një status në Facebook, duke postuar këtë foto origjinale të fotografit, shkruan këtë status:

Përshëndetje miqësi!
Jemi “të mëdhenjë” me selfie.
E bëmë të “famshëm” veten.
Por për këtë MITIN shqiptar, u ka shkuar ndonjëherë mendja?!
13266083_1124898157562810_7681699792568939065_n

Ky është Llesh Prendi!!!
Një jetë në sfidë me kohën dhe gjithmonë i fituar!
Koha gjunjëzohet para tij për çastet më të bukura të ndalura përjetësisht. — with Llesh Prendi.
Llesh Prendi është artisti i heshtur, i vetmi artist që kohën e ndali duke i marrë më të bukurën, për t’ia dhuruar përjetësisë. E kam dashamirë!
Ndërsa në një shënim tjetër për Lleshin ai shprehet kështu:
” Fotografin e mirënjohur Llesh Prendi, e njoh që kur isha në tetëvjeçare. Kam fotografi nga Lleshi në konkurime mes shkollash, si dhe më vonë në grupin folklorik të Dajçit të Zadrimës. Edhe sot, duke qenë se ai jeton familjarisht në Itali, jemi takuar sa herë në evente të ndryshme të Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve ku ka ekspozuar edhe disa nga kryeveprat e tij. Lleshi, njeriu i mirë, i palodhur, kudo dhe përherë i pranishëm, i heshtur, këmbëngulës me atë makinë që në dorën e tij thua se bën magji! Ai pikturon, skulpturon dhe stampon në film më të bukurën e asaj që ka përball! E fikson në kohë për t’ia dhuruar përjetësisë! Çdo shkrepje është art! Llesh Prendi është “MARUBI” i sotëm i Zadrimës, i krahinës së tij të vendlindjes, krahinë të cilën e ka prezantuar më së miri në shumë ekspozita nga Lezha në Tiranë… Të kesh mik Llesh Prendin është krenari! “

Piktori Mikel Paluca në një komunikim me të i drejtohet me këto fjalë që paraqiten në këtë foto:

thumbnail_12795293_1140742445960689_720427881138974503_nPikturë kompozim nga piktori Mikel Paluca sipas një grup fotosh autentike të Llesh Prendit.IMG-20190607-WA0006

Opinion nga Marian Bunaj
Lleshi dhe Marian BunajLlesh Prendi dhe Marian Bunaj
Nuk kam ndonjë aftësi të shpreh mendimet e ndjenjat nëpërmjet të të shkruarit, por gjithësesi do të mundohem të përmbledh në mënyrë sadopak të pranueshme morinë e ndjesive dhe mendimeve për një mik si Llesh Prendi. Lleshi dhe fotografia nuk janë binom por sinonime. Një gjë e tillë ndodh vetëm atëherë kur një profesionist kthehet në një përbërës të mjetit të tij shprehës, në këtë rast të aparatit fotografik.
Për të shtjelluar sadopak këtë, më duhet të kthehem shumë vjet mbrapa me imagjinatë në vitet e fëmijërisë sime dhe në raportin me fotografinë.
Të gjithë ne që u rritem në një realitet të zymtë e paradoksal, kemi pasur ndonjë fotografi të zverdhur të të afërmve apo tonat. Kur hynim në ndonjë shtëpi, shumë shpesh shikimin e ndalonim në ndonjë kornizë ku ishin ekspozuar foto të familjarëve. Më pas u mësuam që fotografi të shfaqej në oborrin e shkollës dhe me Praktika në qafë jepte udhëzimet se si të pozonim o si të vendoseshim në mënyrë të volitshme para objektivit. Me 25 lekë (2.5) bënjë dy kopje fotografishë 8,6 me 6,5 cm që ishte formati standart i letrës së prerë në dyshe. Shumë shpesh bënim foto në kooperim jo me shokun apo shoqen që dëshironim por me atë që ishte në gjendje të paguante gjysmën e çmimit që ishte tek dhe duhej edhe këtu të negocioje kush të paguante 12 e kush 13 lekë të vjetra të asaj kohe për të pasur njërën nga kopjet. Aparati në qafën e fotografit ishte për mua një objekt i mahnitshëm. Me vezullimet e lenteve e të matalit ngjyrë argjendi. Këllefi i zi me kadifen e kuqe që lëkundej e kapur në fundin e aparatit, me bënte të ëndërroja. Kur ishte kohë e zymtë, fotografi merrte me vete “blicin” me bllokun e baterive që varej në sup me një rrip meshini të hollë si ai i aparatit. Nga një dritarëz shihej një lëng i qartë që ishte acidi i baterive. Ditën që vinte fotografi, unë isha më ëndërrues se zakonisht. Përshkoja rrugën nga shkolla në shtëpi duke imagjinuar veten time me një aparat në qafë duke shkuar shkollë në shkollë për të fotografuar fëmijët. Kur shkoja në ndonjë qytet si Milot, Laç Rrëshen, Shkodër apo Tiranë, vitrinat e repartit të fotografëve ishin për mua të parezistueshme. Ndaloja gjatë para tyre duke shqyrtuar fotot e ekspozuara. Ndonjë tentative për t’i ngjyrosur shpesh më dukej artificiale dhe përkeqësuese, por, sidoqoftë, i shqyrtoja edhe ata se a i respektonin Konturët. U zgjata pak tepër me këtë me qëllim që t’ju paraqes se si e imagjinoj unë punën që bënte miku im Llesh Prendi i cili ka hyrë në jetën time me një natyrshmëri e modesti prekëse. Fotot e Lleshit i kam ndeshur në Facebook dhe më kanë befasuar me realizmin e tyre e sidomos me aftësinë që ka fotografi të rrëfejë realitetin me një shkrepje që nuk është thjesht fiksim të një imazhi të caktuar por pikërisht një rrëfim. Një qerre ngarkuar me njomishte në mes të një pellgu ku qete e djersitur pijnë ujë me nge sikur duan të zgjasin pambarim ato çaste kënaqësie. Fëmijët që ndihmojnë prindërit në punët e tyre të përditëshme apo të vjetrit e fshatit në qetësinë e tyre të ulur në pragun e shtëpive gjysëm të boshatisura, gratë që hedhin grurin apo fasulet për t’i pastruar nga gëzhutat të fotografuara në kundërdritë, duken si imazhe hyjnore. Dasmorët që vallëzojnë hareshëm në një pellg uji, pasi reshjet kanë përmbytur sheshin e dasmës. Shumë imazhe si këta që, po t’i shohësh nga ana komerciale, përbëjnë një investim të paqartë apo një shpërdorim të mjeteve, pasi një fotograf në ato kohëra duhej të përplasej për të siguruar bazën materiale që ishte e gjitha e importuar, pra e racionuar në maksimum. Shpërndarja ishte kthyer në një aktivitet fitimprurës për magazinierët apo shefat e planit që jepnin autorizimet.
Fogorafi ishte një artizan që duhej te transformonte filmin, acidin, dhe letrën e stampimit në 25 leksha. Ndërsa Lleshi i shikonte si një oportunitet për të krijuar, për të dokumentuar, për të konservuar. Në përgjithësi nuk jam polemik, por, po të krahasosh shkrepjet e Lleshit të bëra me një Praktika duke u rropatur kodërkanaleve që shërbenin shpesh si rrugë nëpër Zadrimë, shpesh ne këmbë e me këpucë të grisura o me bicikletë me kopertona të sajuar, janë shumë më domethënëse, më artistike e më me vlerë se fotot e “profesionistëve” që kishin në dispozicin mjetet më të sofistikuara të kohës e qarkullonin me motoçikleta e vetura duke vënë “aftësitë e tyre krijuese” në shërbim te propagandës.
Një foto që më ka lënë mbresa ndër të tjera është një grup grash kooperativiste në një rrugë pranë qendrës së Dajçit që me vegla në krah po shkojnë në punë. Ndoshta është foto e porositur për propagandën apo ndoshta një shkrepje spontane nga ata të Lleshit, por hapi i tyre, të mbajturit drejt të trupave të ushqyer keq e të veshur edhe më keq përmbëledh gjithë dinjitetin e femrave të Zadrimës që me sakrifica të mdha mbanin peshën më të rëndë të mbijetesës së shoqërisë në kushte minimale jetese. Punonin në kooperativë, gatuanin, lanin e shplanin. Përgatisnin veshjet e fëmijëve që të mos turperoheshin nga varfëria dhe ishin aq allegre në festat e gëzimet që celebroheshin në fshat.
Një foto ku brigada e ulur dëgjon leximin e gazetës më ka lënë mbresa sidomos kompaktësia e saj e theksuar edhe nga fiziku i ngjeshur i lexuesit të gazetës që mund të jetë brigadieri, o sidoqoftë dikush që ushqehej më mirë se të tjerët. Është një foto që në ato kohëra ishte rëndom në këndet e kuq të propagandës, por sot përcjell atmosferën e atyre viteve ku çdo i pranishem dëgjonte leximin dhe mendonte strategji nga më të ndryshmet për të siguruar mbijetesën që gërryenin dita-ditës qëndresën e moralitetin e këtyre njerëzve. Sot tata kooperativistë që ishin të destinuar të bëheshin “njeriu i ri”, janë bërë të vjetër që po përballen me vetminë e shumë e shumë pasoja të tjera që “transformimet e mëdha” po ua ofrojnë bujarisht. Portretet e këtyre ishkooperativistëve të realizuara gjatë viteve të vetmive të mëdha, janë kaq intensivë në përcjelljen e emocioneve, saqë i tejkalojnë caqet shprehese të zhanrit. Nuk duken shkrepje të çastit të tipit street pa ndonjë ndërhyrje domethënëse në postproduksion, por duken kompozime të studiura e të kërkuara. Këto resultate i kanë vetem artistët e vërtetë të pajisur me një ndjeshmëri të veçantë dhe me një respekt e dashamirësi për subjektin. Elementet e vëna në pah me shumë delikatesë si stolitë e kultit, rruzaret e kryqet, apo elemente të veshjeve tradicionale të përziera me ata ushtarake, flasin shumë për jetën që përballojnë çdo ditë këta personazhe rurale.
Më pas u njohëm me Lleshin, i cili bujarisht më përcolli një foto të shkrepur në fillim të viteve ’90 ku famlijarët e Gjergj Fishtës, përfshi familjen e gruas sime, kishin dalë me rastin e një përkujtimi të poetit ku ishte ekspozuar edhe maska mortore e tij në gips. Ajo që më preku më shumë, ishte nje foto tjetër ku gruaja ime Leonora shtatzënë kishte dalë së bashku me gruan e Lleshit duke përgatitur nuse bijën e Loro e Katrinë Gazullit në Dajç të Zadrimës. Pra me Lleshin ishim miq para sesa të njiheshim. Kjo gjë kur bëhet fjalë për një artist si ai, është një arsye krenarie që të jep përkatësia. Çdo herë që ndihemi me Lleshin, është festë e përzierje emocionesh. Mundohemi të jemi prezent tek njëri-tjetri me respektin më të madh e dashurinë që kam konstatuar jo pa habi që është reciproke. Jam i bindur që trashëgimia që lë Llesh Prendi dashamirësve të fotografisë dhe jo vetëm është me vlera të pallogaritshme, por siç ndodh rëndom tek ne deri sa të jetë gjallë artisti, nuk merret në konsideratë. Ndoshta sepse është i vetmi që njeh thellësisht vlerat e punës së tij.

Opinion nga Zef Volaj
E kam njohur artistin e fotografisë shqiptare zotërinë Elesio Llesh Prendi në vitet 80-të. Qysh në njohjet e para ( e kujtoj Lleshin me një aparat fotografik thuajse të lodhur i cili e shoqronte nëpër Zadrimë e qytetin e Lezhës perla artistësh me plot veshje e bukuri, art e melodi të vlerave zadrimore. Me vonë Llesh Prendi, sigurisht, duke rritur vlerat e tijë profesionale u bë fotografi numër një. Dhe aparati i tij i vjetër në formë, por i ri në vlera, u bë shoqërues i shumë aktiviteteve kulturore e artistike të rrethit e atyre kombëtare siç janë festivalet e këngës, Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastres 1988 etj etj. Ndër të tjera kujtoj dhe një ekspozitë fotografike të autorit Alesio Prendi, dhjetor 1988 apo fillim viti 89 kushtuar Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës 1988, ekspozitë e cila u hap në sallën e veprave të artit të pallatit të kulturës Lezhë dhe ishte ndër të parat e atij zhanri, por u ndoq dhe u vlersua për vlera të veçanta mbarëkombëtare. Të flasësh për mjeshtrin, fotografin Alesio Llesh Prendi nuk është një fjalë goje… Por puna e tijë në thelb e përbërje, pasion e përkushtim, qetësia e dashuria për artin e njerëzit kanë bërë të mundur realizimin plot profesionalizëm të shumë veprave të pavdekshme. Janë shumë vite që ashtu si ju edhe unë jetoj larg vendlindjes, larg skenës së festivaleve te këngës. Por pa dyshim janë fotot e mjeshtrit të madh Prendi që na sjellin plot krenari e nostalgji personale e shqiptare.

Llesh Prendi-Ky mjeshtër i madh i karaktereve njerëzore

Fotografia e Prendit është një gërshetim i rrallë mes portretit, historisë dhe etnokulturës në zonën më të veçantë të Shqipërisë Zadrimën.
Në fushën e etnokulturës Prendi ka paraqitë më një mjeshtëri të rrallë kostumet e zonës, të cilat ruhen me fanatizëm edhe sot e kësaj dite nga banorët e kësaj treve. Ka paraqitë gjithashtu anën shpirtnore dhe besimin e thellë që karakterizon zadrimorët!
Në fushën e historisë Llesh Prendi mbetet arkivi më i mirë i zhvillimeve historike në këtë zonë e më gjërë në Veri, të paktën në 40 vjetët e fundit. Njerëzit që lanë shenjë në kujtesën historike të Zadrimës, e Lezhës,  veçanërisht në 30 vitet e fundit, janë fiksuar të gjithë me durim e mjeshtëri, nga fotokamera e Prendit. Me durim e shpirt të madh artisti.
Për mua si amator dhe dashamirë i fotografisë, Llesh Prendi është unik në sjelljen e karaktereve njerëzore. Është mjeshtri më i mirë i portretit të karaktereve njerëzore.
Shkrepje të tilla si ai i Nanës Luke, duhet të jenë pjesë e trashëgimisë historike të fotografisë shqiptare. Duhet të studjohen nga studentët e artit dhe nga gjithkush që fotografinë e ka pasion!
Zona e Zadrimës dhe e Lezhës i ka një borxh të madh mirënjohjeje artistit dhe njeriut të mirë Llesh Prendi! Qindra shkrepje të tij janë një vlerë e pazëvendësushme që nuk duhet humbë në asnjë mënyrë!
Edmond Kaçeli
gazetar

Në një status në rrjetin social Facebook, studjuesi dhe shkrimtari I shquar lezhian Kujtim Dashi shpreht kështu për mjeshtrin Llesh Prendi, pjesëmarrës në një konkurs nërkombtar fotografik

Shënim në fb për konkursin fotografik ndërkombtar “La fede nelle mani”, ku merr pjesë edhe Llesh Prendi
Kjo foto është ekspozuar për herë të parë në ekspozitën personale fotografike të mjeshtrit Llesh Prendi në qytetin e Lezhës (Albania), në vigjilje te vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri, së bashku me Nënë Terezën (25.04.1993), pra mbi 20 vjet më parë. Kryqi dhe rruzaret brenda atyre duarve të rreshkuara të plakës zadrimore, është simbolika më e fuqishme, se si është ruajtur besimi në kohët më të vështira, kur Shqipërisë kësaj “pasurie evropiane”, siç tha Papa Francesku në vizitën e parë të tij në Evropë (Tiranë, më 21 shtator 2014), iu ndalua me ligj besimi nga diktatura komuniste. Sipas meje, Mjeshtri Prendi ka bërë një shkrepje e foto historike të rizgjimit legjitim të besimit, i cili është ruajtur e përcjellë shenjtërisht brez pas brezi pikërisht nga bartësit e kujtesës e ndjesive të moshuarit, nga nënat e gjyshet, ato që mbanin zemrat e dyert hapur, pasi “trimat” i korrnin luftërat (mjerisht disa sot pushtuesit qindravjecare, si osmanllinjtë e deri te nazifashistët etj, i pandehin si agjensi turistike, që u ka “kaluar rruga këndej”). Duart paksa të çelura si një trëndafil të kësaj nënëmadheje krijojnë imazhin e fortë si të konservimit, ashtu dhe të çeljes së dëshiruar, të zgjimit të shumëpritur dhe të shkaktojnë emocione të fuqishme. Fotoja edhe pse religjioze në thelb, natyrisht, është universale, pasi gjërat e shtrenjta e të shenjta për njeriun, sado represion, shtrëngim, dhunë etj të ushtrohet mbi të, u mbijetojnë tallazeve obskurantiste.Besimi është në duart e njeriut, si vetë liria. Sikur të isha në juri (ka mbi 40 vjet që, de facto, jam në njëfarë mënyre në “juri” vlerësuese e nxitëse të këtij mjeshtri kaq pasionant e të zot, që ka fiksuar në celuloid një pjesëz të historisë së Veriut të Shqipërisë, kryesisht) do t’i jepja maksimumin e vlerësimit për këtë foto, pasi ajo është (qoftë edhe artistikisht) kuitesenca e historisë tragjike e të mbijetimit të krishtërimit ndër shqiptarë në shekuj. Faleminderit sinqerisht Mjeshtër Prendi!

foto113.jpgNë sfond: Kel Lleshi, Kolë Toma. Pas tyre Rrok Skandaj dhe Edmond Palushi nga Baqli. Kjo foto është diku edhe më sipër, por e riparaqita në kontekst të komentit të mëposhtëm. Duke komentuar foton e mësipërme, poetesha Gjyste Dajani, Safoja zadrimore, në një status të saj shprehet:

Gjyste Dajani - CopyLala jem ( baba) dhe axha Kel, dritë paçin, se nuk jetojnë më, kurse Rrok Skandaj dhe Edmond Palushi paçin jetën e gjatë! Dy burra të urtë, të ditur, të besës, të dashur me shokë, dy burra të zgjuar që u është dëgjuar fjala në shoqëri gjithmone! Po po fukarenj kemi qenë ekonomikisht, se i tillë ishte sistemi, por kemi qenë shumë të pasur në shpirt! Kemi qenë të rrethuar nga të gjithë njerzëit e afrët dhe nga një shoqëri e bukur dhe e sinqertë! Ajo duket qartë tek fotoja që nuk janë vetëm 4 vetë, por një grumbull burrash që mblidheshin gjithmonë për të kaluar kohën së bashku në Koder të Madhe! Aty mlidheshin çdo ditë dhe bënin biseda të ndryshme midis tyre duke folur me radhë, me edukatë dhe duke thënë gjithmonë vetëm të vërteta! Një foto madhështore që do kushtonte dhjetëra mijëra lekë në qoftë se fotografi i mirnjohur Llesh Prendi do të nisej për të fituar! Me këto foto që ke shkrepur e ke bërë veten të pavdekshëm, i nderuar Llesh Prendi, dhe kjo nuk është e vetmja, por ke shuuumë si kjo në të gjithë Zadrimën. Të falenderoj me gjithë zemër, sepse me këtë foto vërtetova se vërtet çdo foto flet sa 1000 fjalë! Gj. Dajani…………..Lezhe

 

Ll. Prendi me VerënSa e veshtirë qenka të përmbledhesh me fjalë atë çfarë ka transmetuar gjithmonë tek ne Axha! Nuk do të mjaftonte një libër për të të bërë një potret të thjeshtë, sepse edhe vetë fotografia është një lloj “komunikimi” me botën e jashtme në një moment të caktuar. Është lidhja jonë artificiale dhe e kushtëzuar: me natyrën, ngjarjet, njerëzit dhe cdo gjë tjetër përreth nesh. Nuk është histori rrugësh, gurësh balte, buzëqeshjesh, tendosje muskujsh në këmbë, në duar, supe të njomura, uri, etje, dhimbje, petale lulesh mbi sup, përplasje, aksidente. Të gjitha, të gjitha janë brenda tij ,malet, me shtigjet, është shiu, është rruga e borëruar në të cilën mbeten një çast gjurmët e gomave, është një sy fotografi që të fikson edhe kur je mbi biçikletë, është koha shumë e veshtirë, varfëria që edhe kur të ngjitet në supe e ti duhet ta mbash pa e mallkuar kurrë! Mendoj që të gjithë e kanë për nder që të kenë qoftë dhe një foto nga dora e tij. E shpesh fjala për të është e vakët, e pafuqishme që ta zbërthejë atë që do të thotë. Gjithçka, fillon nga impulsi shpirtëror që krijon edhe identitetin krijues, ndërsa epiqendra e krijimtarisë së tij është njeriu. Atmosfera që përshkon fotografitë e tij artistike, zbërthen shumëçka edhe nga bota e tij, sepse për Llesh Prendin, artist i fotografisë përmes veprave “shkruan” edhe autobiografinë e tij artistike e jetësore. Për këtë dhe gjithçka që ka të bëjë me të si artist dhe me veprat e tij! Nuk më ngelet të them tjetër jo vetëm si mbesa ( e preferuar) e tij, por si adhuruese e pashoqe e artit të tij, then se jemi shumë me fat, sepse nga Axha kemi perjetësuar femijerinë dhe çdo eveniment familjar. Ai është berthama e familjes tonë. Nuk kujtoj një herë të mos jemi ndjerë mirë dhe të përkëdhelur nga ai. Shpirtërisht ndaj tij ndjehem borxhli gjithë jetën. Me asnje lloj vlere as respekti nuk mund të shlyhet gjithë ajo dashuri e pakushtëzuar që ai bashkë me bashkëshorten e tij Matildën kanë investuar tek ne që në rritje!

Me shumë dashuri dhe respket Vera Kukaj

Pas njëpublikimi në rrjetin social Facebook nga një adhurues i fotove të mjeshtrit Llesh Prendi mjeft frekuentues të këtij rrjeti kanë komentuar dhe kanë shprehur opinionet e tyre të pavarura për artin e tij, ndaj këtu gjej rastin t’i paraqes disa nga ato duke ruajtur autenticitetin e tyre origjinal.

Hile Lushaj:Rrespekt e mirnjohje per fotgrafin e nderuar Llesh Prenin i cili qe ne mosh te Re i sherbej kodhelit,zadrimes e ma gjer si fotograf specialist me pasion e mjeshtri i uroime suksese ne vazhdimsi be punen krijuse si fotograf i nderuar Rrespekt te veqant????

Agostin Cin Marini:Bravo z.Llesh, te uroj per punen tuaj fisnike, me te vertete jeni arkiva e gjalle e Zadrimes, me fotot tuaja ne krenohemi, te uroj ta vazhdosh artin e bukur te fotografise,per te cilen ne kemi shume nevoje, respekt per ju

Ndreke Nikaj:Arti eshte i veshtire por nje vlere e pallogaritshme, eshte sakrifice e pamatur por nje pasuri e pazevendesueshme ku miku e dashamiri im Llesh Prendi, eshte dhe mbetet ikone e fotografise Zadrimore e me gjere. Shkrepjet e tij jane e mbajne gjalle historine e lavdishme te ketij populli t’urte e punetor, arsimdashes e fisnik. Lumturi pafund Llesh Prendi!

Edmond Kaceli: Eshte ndër të rrallët fotografë shqiptarë!

Lin Shtjefni: Shume vite te lumtura plot shendet dhe suksese!Je nje arkive e gjalle o mjeshter i footoggrafise !Je krenaria e Zadrimes!Shume respekt nga Lin Shtjefni !

  • Agostino Lumci: Pershendetjet e gjithashtu komplimentet ma te sinqerta per ju Zotni i nderume !Fotot Tuaja ,shprehin kjartë realitetin e jeten nje Populli te mjerum prej kulshedres komuniste ,Qe per vite e vite me radhe e shkrumoi ate krahin (Zadrimen)Tone duke perdore torturat ma çnjerzore.

Kol Ndoci: Zotni Llesh,foliminderit fort per kenaqesine qe me sjell duke ripare keto foto qe asht jeta e veshtire me te cilen e ndeshen Zadrimoret dhe gjithe Shqiptaret ne ato vite

Në mbyllje

Sigurisht, këtu u përpoqa të paraqes pak gjëra nga ajo fotogaleri e pasur e fotografit të talentuar zadrimor Llesh Prendi, por jam i sigurt se kam paraqitur shumë pak duke qenë se ai ka bërë me qindra e mijëra shkrepje me aparatin e tij, jo vetëm në vendlindjen e tij në Kodhel, jo vetëm në Zadrimën e tij që e adhuron pafundsisht për vlerat e mrekullueshme që ajo ka, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi, Itali, Hollandë dhe shumë vende të tjera të botës ku shkeli këmba e tij. Sigurisht, sot kushdo mund të bëjë fotografi cilësore dhe nga ky këndvështrim, një mendje mediokre mund të thotë: “Po pse paska kaq rëndësi një fotograf në ditët e sotme, kur sot ka mjete mjaft të sofistikuara dhe mund të bëhen foto shumë më cilësore se janë bërë ato foto që janë paraqitur aty?” Përgjigjja është fare e thjeshtë. Po, sot shumëkush mund të bëjë çudira me mjetet e sotme të teknologjisë tejet të sofistikuar, madje edhe për këtë rast mund të përdorim shprehjen e famshme të ditës “S’keni parë gjë akoma!”, se teknologjia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit e nuk mund ta thotë, se çdo sekond teknologjia evulon gjithnjë e më shumë. Po, sot mund ta kthejnë Kuazimodon në një Alen Delon, apo Elvis Presli, Riçard Gir, Xhorxh Kluni apo Bred Pitt, sigurish, jo me anë të bisturisë me ndonjë operacion plastik, por me magjinë e teknologjisë që vjen gjithnjë e më shumë duke u sofistikuar, por ama, askush nuk mundet ta riprodhojë të kaluarën realisht ashtu siç ka ndodhur. A mund të zëvendësohen Lalumierët e famshëm dhe epoka e tyre me pamjet reale nga ajo kohë? A mund të ringjallet epoka e Marubëve dhe vlerat dokumentare që ata i dhuruan asaj epoke dhe mbarë historisë shqiptare? A do mundej ndonjëri prej nesh t’i ringjallnim ato momente nga e kaluara jonë e aq më tepër, të ringjallim ata protagonistë të fotove të mjeshtrit Llesh Prendi dhe t’i rifiksojmë realisht, ashtu siç ai i ka paraqitur në kohë reale. Por jo vetëm kaq. Secili prej nesh mund të bëjë selfie me shumicë e po të mos na pëlqejnë, i fshijmë e i ribëjmë shumë e shumë herë të tjera derisa ta pëlqejmë veten dhe pastaj i postojmë në rrjetet sociale duke ua postuar miqve tanë të na i pëlqejnë, si të ishim ne më të bukurit e botës, por ama ato janë gati foto artificiale që nuk thonë pothuajse asgjë reale. Madje, dikush që mund të ketë mjaft cene në fizionominë e tij, me mjetet e sotme mundet t’i riparojë dhe jo me bisturi, por me kompiuter e me teknologji elektronike pa harruar se ajo pamje mund të jetë veç në atë foto të stisur, ndërsa portretet e Lleshit, edhe pse janë balle të rrudhosura nga vuajtjet e vështirësitë e jetës, edhe pse këmbëzbathur dhe me zhele në trup, prap janë të bukura, pse shpalosin një botë të bukur shpirtërore edhe ashtu reale siç janë paraqitur.
Sot gati e kemi harruar sa janë mrekullitë e botës, se çdo ditë shohim nëpër rrjetet sociale foto të montuara aq mjeshtërisht sa gati të besohet se një shkëmb mbi det ka ekzaktësisht formën e një dragoi dhe po gëlltit peshq me gojën hapur, apo diku në një lëndinë dy pemë të çuditshme që janë në formë njeriu dhe po puthen buzë më buzë. E dimë fare mirë se mutacionet gjenetike krijojnë edhe forma të çuditshme bimësh apo kafshësh, por jo aq sa fantazia njerëzore me anën e teknologjisë arrin t’i krijojë me fotomontazhe nga më të çuditshmet e këtu mund t’ju sjellim me mijëra raste të tilla që sot rrjetet sociale i publikojnë, por mendojmë se është pa vend, madje edhe e pamoralshme të shfaqim këtu qoftë edhe një monstër të tillë për ilustrim.
Si përfundim, mund të them dhe e theksoj se fotografë si Llesh Prendi e ndonjë tjetër qenë, janë dhe do të jenë nderi dhe krenaria e Zadrimës, se evidentuan dhe dokumentuan përmes fotove anët më të mira të saj në ato kohëra kur nuk njihej, jo vetëm facebook-u apo instagrami, por as telefoni nuk ekzistonte(celularët), lë pastaj të ishte kaq i sofistikuar sa ç’është sot e aq më tepër që do të jetë nesër dhe në të ardhmen. Mjeshtërisht Lleshi na krijoi dhe na dokumentoi një histori që brezat do ta kenë si busull për ta njohur të shkuarën me të gjitha anët e mira dhe të këqia që pati ajo dhe pa diskutim ne dhe brezat e ardhshëm do t’i jemi mirënjohës pafundësisht për thesaret e çmuara dokumentare përmes fotografive që krijoi ai në vite dhe vazhdon të krijojë edhe sot.Lleshi

4 mendime mbi “LLESH PRENDI MARUBI I DITEVE TONA

  1. I’m reaply enjoying the design aand layout of your
    blog. It’s a very easy on the eyes which makes it much more enjoyable foor me tto come here and visit
    morre often. Did you hire out a developer to create your theme?

    Superb work!

    Pëlqejeni

  2. Unquestionably believe that which you said. Your favorite justification seemed tto be on the
    web the easiest thing to be aware of. I say to you, I certaijly get irked while people think about wortries
    that they just do not know about. You managed to hitt the nail upon thee top and also defined out the whole thing without having side-effects ,
    eople could take a signal. Will likely be back to geet more.
    Thanks

    Pëlqejeni

  3. Woah! I’m really digging the template/theme of this site.
    It’s simple, yet effective. A lot of times it’s
    hard to get that “perfect balance” between usability and visual appearance.
    I must say you’ve done a excellent job with this.

    In addition, the blog loads super fast for me on Safari.
    Exceptional Blog!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s