Parafjala me dhe ndajfolja më në pranëvënie

A-çast puneParafjala me dhe ndajfolja në pranëvënie

Shpeshherë, kur shkruajmë, na takon rasti t’i pranëvëmë parafjalën me me një që luan rolin e një fjale formuese të një shkalle krahasore të një ndajfolje sasie, apo kur luan rolin e një ndajfoljeje sasie më vete. Para se t’i analizojmë pak më hollësisht, le t’u hedhim një sy me vëmendje këtyre dy teksteve të shkëputura nga një rrjet social dhe pastaj të përpiqemi të arsyetojmë se kur është bërë vendosja me korrektësi e kur jo.

Qytetarët e Shqipërisë janë sot ndër popujt më pak të përfaqësuar në rajon dhe më me pak shpresa për ndryshim, sistemi përfaqësues vazhdon të jetë i mbyllur, sistemi klientelist është dominues, oligarkia kontrollon shumicën e sektorëve përfshirë vendimmarrjen politike dhe sektorin ekonomik, dhe qytetarët ndjehen të braktisur nga një sistem i cili e ka emrin demokratik, por që në të vërtetë është një kopje e largët e sistemit demokratik që është premtuar 30 vjet më parë.

Ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit, çka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit,” shkruhet në njoftim.

Në tekstin e parë kombinimi me plus mendoj se nuk është korrekt dhe do të duhej: …me më pak shpresa…. Le ta zbërthejmë më konkretisht sikur tekstin ta ndryshonim disi: Qytetarët e Shqipërisë janë sot…..me shpresa(me pak shpresa, me shumë shpresa). Pra aty nuk e kemi përdorur pjesëzën fjalëformuese dhe koncepti është i qartë i përdorur nga ana gjuhësore. Po sikur ta ndryshonim përsëri formimin e fjalisë pa e prishur kontekstin dhe konceptin: Qytetarët e Shqipërisë sot kanë… shpresa(më shpresa, më pak shpresa, më shumë shpresa). Konceptimi nuk ndryshon, por nuk e kemi përdorur parafjalën me.

Po ta bëjmë pyetjen: Me çfarë janë qytetarët e Shqipërisë? Përgjigjja del: Me () pak shpresa.

Nga paraqitja grafike e fjalëve, fjalën e kemi vënë në kllapa për të treguar se edhe mund të mos e përdornim, po qe se ndajfolja që vjen pas saj përdoret në shkallën pohore dhe jo krahasore.

Nga gramatika e gjuhës shqipe kemi mësuar se disa ndajfolje mënyre dhe sasie, ashtu si dhe mbiemrat përdoren në tri shkallë të cilat janë:

Pohore: mirë, bukur, keq, drejt, saktë, shumë, pak, tepër, etj.

Krahasore: më mirë, më bukur, më keq, më drejt, më saktë, më shumë, më pak,

më tepër,etj.

Sipërore: shumë mirë, shumë bukur, shumë keq, shumë drejt, shumë saktë,

shumë pak, shumë tepër, etj., por nuk mund të themi: shumë shumë, por tepër shumë, jashtzakonisht shumë që mund t’i përdornim edhe për ndajfoljet e tjera të sipërshënuara.

Nga të dhënat gramatikore të sipërshënuara i bie se përdorimi: më me pak shpresa parafjala me është futur në trup të ndajfoljes pak që për rastësi konteksti është përdorur në shkallën krahasore. Pra janë më pak të përfaqësuar dhe kanë më pak shpresa se popujt e tjerë të rajonit.

Përfundimisht shohim se rendi më-me është i gabuar dhe duhej me-më dhe jo ashtu siç është përdorur në shkrimin në fjalë. Në tekstin tjetër është përdorur drejt. Por mund të ketë edhe raste kur ndajfolja vendoset para parafjalës me në renditje. Kjo ngjet kur theksi logjik bie tek ndajfolja që shoqëron një emër të rasës kallëzore të shoqëruar me parafjalën me. Edhe herë të tjera duhet të vazhdosh të punosh me kujdes! Por mundet të përdoret edhe kështu: Herë tjetër mendoj se duhet të punosh me(shumë) kujdes! Në rastin e parë duam të tregojmë vazhdimësinë e të treguarit kujdes, ndërsa në rastin e dytë duhet punuar me kujdes të shtuar(më shumë) kujdes. Fjalën “shumë” e kemi vënë në kllapa duke menduar mospërdorimin e saj, por kontekstin e nënkuptuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s