Të mësojmë të flasim shqip From English -në Shqip L.1

Parathënie

Gjatë punësDuke qenë se kalova një pjesë të jetës sime në emigrim dhe duke parë se shumë familje shqiptarësh po i rrisin fëmijët e tyre në kushte emigrimi duke i shkolluar veç në gjuhën e atij vendi ku jetojnë, por gjithnjë me dëshirën që t’ua mësojnë atyre edhe gjuhën shqipe, gjuhën e tyre dhe të të parëve të tyre, ndërmora të paraqes këtu disa mësime për fillestarët që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën tonë amtare. E mirëkuptoj atë pjesë të shqiptarëve që janë dhe e gjejnë veten në vështirësi për t’ua mësuar fëmijëve të tyre gjuhën me të cilën janë rritur vetë ata prindër, gjuhën amtare shqipe, në kushte kur nuk ka shkolla shqipe, në kushtet kur nuk kanë një mësues që t’u japë mësim gjuhe fëmijëve të tyre, por ama, duke pasur parasysh edhe fjalët lapidar të të madhit Gjergj Fishta për gjuhën shqipe:

“Pra mallkue njai bir Shqyptari,

që këtë gjuhë të Perëndisë,

trashëgim, që na la i pari,

trashëgim s’ia len ai fëmisë!”

gjithnjë duke i parë ato vargje, jo si një mandat detyrues, por si një mandat dëshire parësore, i këshilloj që me se dhe sa të munden të bëjnë përpjekje vetiake për t’ua mësuar gjuhën atyre.

Shpeshherë më bie rasti të shoh fëmijë në familje shqiptare që kanë mjaft vështirësi për t’u shprehur në shqip, madje ka nga ata që nuk dinë të flasin fare, edhe pse e kuptojnë gjuhën e prindërve të tyre. Prindërit shprehin gjithnjë dëshirë që fëmijët e tyre duhet ta mësojnë gjuhën shqipe, por pak këmbëngulin vetë ata që t’ua mësojnë atyre aq sa munden, duke hequr dorë përfundimisht, ngaqë nuk dinë si t’ua mësojnë. Me këto mësime që mendoj të paraqes këtu gradualisht duke filluar nga sot, shpresoj t’u vij në ndihmë atyre që dëshirojnë shumë ta arrijnë qëllimin e tyre sadopak të jetë e mundur. Mësimet e para janë për të gjithë ata fëmijë që janë fillestarë dhe nuk dinë, apo nuk e kanë guximin të shprehen në shqip, por edhe për ata prindër të të gjithë kategorive të shkollimeve të tyre, mjafton të dinë të lexojnë shqip, aq sa ata mund dhe kanë dëshirë të lexojnë shtypin e ditës e me këto mësime të operojnë me fëmijët e tyre gradualisht dhe me shumë durim. Më pas mësimet u takojnë atyre që janë pak më të shkolluar deri edhe mësues të mirëfilltë të gjuhës shqipe.

Shpeshherë prindërit ankohen se nuk e kanë kohën e nevojshme për t’u marrë me fëmijët e tyre për t’ua mësuar gjuhën atyre, por unë këmbëngul se duhet gjetur koha e duhur, ashtu siç gjendet koha për t’i argëtuar me lodra, apo për t’i shëtitur në park, mundet që edhe disa minuta t’ia kushtojnë edhe kësaj gjëje. Prindër, provojeni ta merrni si një lojë me fëmijët duke u bërë mësues e nxënës. Provojeni t’i vendosni fëmijët para sfidash në formë konkursi, apo gare, se fëmijët e dëshirojnë dhe e kanë në gen shpirtin e garës, se duan të tregojnë se sa të aftë janë para një sfide apo gare. Stimulojini ata, kur merrni një përgjigje, qoftë edhe kur ju nuk jeni të kënaqur aq sa dëshironi, pse i inkurajoni e i motivoni t’i futen punës me më shumë kënaqësi. U thoni fjalë inkurajuese si: “Të lumtë, sot shoh se je treguar izoti(e zonja)!” “Ti ke mjaft aftësi dhe do ta mësosh shpejt gjuhën shqipe!” “Bravo! Sot më kënaqe dhe më bëre krenar!”, etj. si këto që ju vetë mund t’i zgjidhni sipas rastit, por kurrë mos përdorni fjalë e shprehje dekurajuese, se ato ia heqin dëshirën dhe vullnetin atyre për të mësuar më tej. Pra duhet durim e takt si dhe motivim tek ata për t’ia arritur qëllimit tuaj sa më mirë.

Mos e humbni durimin, por mos u ngutni t’u mësoni atyre aq shumë, sa ju mendoni se ata mund të mësojnë duke menduar veten tuaj që e flisni gjuhën shqipe kënaqshëm. Fëmijët kanë shumë vështirësi për ta mësuar gjuhën shqipe, se nuk është edhe aq e lehtë. E keni vënë re se shumë të rinj që këtu kanë ardhur fëmijë, me njëri-tjetrin preferojnë të flasin në anglisht më shumë se në shqip? I keni pyetur ndonjëherë pse e bëjnë këtë? Jo? Ja, jua them unë. Ata e kanë më të lehtë të flasin anglisht, edhe pse vetë dinë mjaft mirë të flasin shqip. Flasin shqip veç me ata që nuk e dinë edhe aq rrjedhshëm anglishten, por me të tjerët veç anglisht dhe jo për tangarllek të tyre, por për lehtësi në të shprehur.

E mira është që fëmijëve t’u mësoni gjuhën shqipe që herët, që në hapat e para të belbëzimit, se më vonë do të jetë pak vonë për ata, por jo krejt vonë. Më vonë mësohet, por përmes shumë vështirësish dhe kurrë ashtu si ne dëshirojmë. Dikush thotë se ata duhet të mësojnë gjuhën e vendit ku jetojnë, pa shqipen mund ta mësojnë edhe më vonë. Jo! Shqipen nuk mund ta mësojnë më lehtë më vonë, pasi ka shumë vështirësi shqipja për t’u mësuar e shumë më shumë se disa gjuhë të tjera e në veçanti anglishtja. E solla edhe më sipër shembullin e atyre të rinjve që kanë emigruar në moshë të vogël dhjetë-dymbëdhjetë vjeç e më të rinj akoma, lë pastaj ata që kanë lindur në një vend tjetër jashtë Shqipërisë.

Mësimet që do të paraqes më poshtë periodikisht, mund të vlejnë edhe për ata fëmijë që jetojnë dhe shkollohen edhe në vendet e tjera si në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo në ndonjë vend tjetër dhe jo vetëm për ata fëmijë që rriten e shkollohen në vendet ku flitet veç anglishtja. Aty e kam titulluar: From English-në shqip, por kjo nuk do të thotë se duke i zëvendësuar fjalët në anglisht që paraqiten aty për analogji, në italisht, frengjisht, greqisht, gjermanisht, apo në ndonjë gjuhë tjetër, nuk do të kishte mundësi të funksionojë. Mjafton që ju prindër, apo mësues t’i filloni nga më e thjeshta e duke shkuar shkallë-shkallë drejt një përfundimi që ju synoni e dëshironi.

Si profesionist i fushës së mësimdhënies së gjuhës shqipe, kam vënë re se mjaft shqipfolës duke përfshirë këtu edhe elitat e veçanërisht ata të medias, flasin me mjaft vulgarizma, duke u bërë shembull jo i mirë për dëgjuesit apo ndjekësit e tyre. Nuk e kam fjalën këtu shkarjen nga norma duke përdorur dialektalizma gjuhësore kur shprehen, por e kam fjalën për shkarje nga normat gjuhësore duke përdorur, ose jo gjuhën letrare. Për këtë kam shkruar disa artikuj gjuhësorë duke e vënë theksin tek përdorimet e gabuara gjuhësore dhe pastaj tek përdorimet e duhura. I kam publikuar në WordPress dhe shoh me kënaqësi se lexohen, por ato shkrime nuk i përkasin kësaj kategorie ku po përpiqem të paraqes këtu. Ato i përkasin asaj kategorie njerëzish që dinë të flasin shqip rrjedhshëm dhe që shqipen e kanë gjuhë të parë e jo atyre që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën nga e para.

Duke llogaritur të gjitha kategoritë e atyre që dëshirojnë të mësojnë të flasin shqip, si ata që dinë ca fjalë e fjali, por nuk dinë të shprehen edhe aq rrjedhshëm, si ata që nuk dinë fare, por kanë dëshirë ta mësojnë gjuhën shqipe, gradualisht e pak nga pak do të paraqes leksion pas leksioni disa materiale mësimore dhe lexuesi mund t’i marrë në kohën që mundet sasinë që mund të gëlltisë brenda një kohe. Pra të marrë në mundësinë dhe dëshirën e tij aq sa mundet dhe jo më shumë se mundet. Një mësim edhe mund ta ndajë në disa pjesë që ngarkesa të mos jetë e papërballueshme. Vetë nuk mund të përcaktoj sa duhet për një e sa për një tjetër duke mos ditur kapacitetin e secilit, ndaj po i paraqes kaq duke u munduar t’i ndaj në pjesë ditore çdo mësim e ndonjë duke e lënë veç si një pjesë të vetme. Uroj, gjithashtu të kem ndihmuar sadopak në këtë drejtim për të gjithë ata që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën tonë të bukur dhe shumë shprehëse!

Mësimi i parë

(The first lesson)

Të flasim shqip

Let as speak Albanian

1

Të njihemi me njëri-tjetrin

Let as know each other

Përshëndetje studentët! Unë jam mësuesi juaj i gjuhës shqipe. Pak nga pak së bashku do të mësojmë si duhet komunikuar në gjuhën shqipe me njerëzit tanë që flasin këtë gjuhë. Dëshiroj të komunikoj me ju veç në gjuhën shqipe, por kur nuk kuptoni, më pysni pa hezitim dhe unë do t’ju përgjigjem pa përtesë e me kënaqesi. A jeni të një mendjeje me mua të komunikojmë kështu që ta mësojmë më mirë gjuhën shqipe? Atëherë le të fillojmë pa vonesë dhe na shkoftë mbarë e unë ju uroj suksese e kënaqësi gjatë punës tonë të përbashkët!

Hello my dear students! I am your Albanian language teacher. Slowly-slowly we together will learn how to talk in Albanian to people and relations who speaks Albanian. I wish to speak to you only Albanian language, but, when you don’t understand something, don’t hesitate to ask me and I’ll answer you with my pleasure. Are you agree with me to communicate in Albanian to learn beter this language? Then let’s start as soon and I wish all the best for this and I wish for you success and happiness during your learning!

Kur takojmë njerëz që nuk i kemi njohur më parë dhe për ndonjë arsye të veçantë na duhet të njihemi për më shumë, i pyesim se si quhen, ose na pyesin ne si quhemi, prandaj na duhet t’u drejtohemi kështu:

When we met poeple that we did’nt know before and we wish to know each other, we ask them how we can kall on their name so:

Si ju quajnë? Përsëriteni pyetjen disa herë me radhë që ta mësoni ta shqiptoni drejt.

What is your name?(What others call you?)

Ose mund të pyesim kështu:

Si e keni emrin? Përsëriteni edhe këtë pyetje disa herë.

What is your name?

Përgjigjja për variantin e parë është:

Mua më quajnë Xhek. –You can call me Jack. (My name is Jack.)

Mua më quajnë Edi. –You can call me Eddie. (My name is Eddie)

Mua më quajnë Luis. – You can call me Lewis.(My name is Lewis)

Ose me pyetjen e dytë mund të përgjigjemi:

Unë e kam emrin Toni, ose: Emri im është Toni.

My name is Tony.

Ushtrohuni duke pyetur njëri-tjetrin për pesë minuta.

Ask each other in 5 minutes.

2

Pyetje dhe përgjigje për t’u njohur më shumë:

Cuestions and answers to known more.

Kur duam ta njohim më shumë njëri-tjetrin bëjmë edhe pyetje të tjera dhe kryesisht se çfarë moshe kanë të tjerët; nga vijnë; ku jetojnë; sa vëllezër dhe motra kanë, etj.

Pyetje për moshën:

Sa vjeç jeni?

How old are you?

Përgjigjja:

Unë jam dhjetë vjeç. Unë jam njëzetë e pesë vjeç. Unë jam tridhjetë e gjashtë vjeç.

Por për të pyetur ndokënd për moshën mund të bëjmë edhe këto pyetje:

Ç’moshë keni? ose

Cila është mosha e juaj?

Përgjigjja mund të jetë e njëjtë për të trija rastet e pyetjeve.

Pyetje për datëlindjen:

Kur keni lindur?

When you born?

Përgjigjja duhet të jetë:

Unë kam lindur me tetë Mars 2003.

Nganjëherë mund të pyesim edhe kështu:

Cila është ditëlindja juaj?

What is your birthday?

Përgjigjja

answer:

Ditëlindja ime është më 21 mars 2006.

My birthday is twenti first of march 2006.

Ushtrohuni duke pyetur njëri-tjetrin për moshën dhe ditëlindjen.

3

Pyetje për origjinën e bashkëbiseduesit tonë:

Prej nga je?

Where are you from?

Përgjigjja:

Unë jam nga Londra; Unë jam nga Kenti; Unë jam nga Burreli; Unë jam nga Laçi; Unë jam nga Kosova; Unë jam nga Shqipëria, etj.

Pyetje për vendbanimin:

Ku banoni(jetoni)?

Where do you live?

Unë banoj(jetoj) në Dagenham; Unë jetoj në Hornchurch; Unë jetoj në London, etj.

Ushtrohuni duke pyetur njëri-tjetrin për origjinën dhe pastaj ku banojnë!

4

Pyetje për të afërmit

Sa vëllezër dhe motra keni?

Howmany brothers and sisters you have?

Përgjigjja:

Ne jemi tre vëllezër dhe kemi një motër, ose Unë kam dy vëllezër dhe një motër.

Si t’i quajnë vëllezërit?

What name have your brothers(sisters)?

Përgjigjja:

Vëllain e madh e quajnë Luis dhe tjetrin e quajnë Edi. Më i vogli quhet Xhek.

Ushtrohuni duke pyetur njëri-tjetrin për vëllezërit dhe motrat!

Pyetje në përfundim të mësimit:

Si ju duk juve mësimi i sotëm?

How is lesson today?

A keni ndonjë gjë që nuk e kuptoni?

Have you got anything you don’t understand?

A mendoni se mund të vazhdojmë me mësime të tjera në ditët në vazhdim?

Do you think we can continue to other lessons in future?

A mund të ushtroheni me njëri-tjetrin duke e pyetur për ato që sot mësuam?

Can you do exercise to each other about this lesson we learn today?

Cilat janë dëshirat tuaja për të ditur më shumë nga sa mësuam sot?

Çfarë dëshironi t’ju mësoj në të ardhmen? Përpiquni dhe bëni një pyetësor tuajin për ato gjëra që nuk i kuptoni si dhe për ato që dëshironi më shumë t’i mësoni.

What do you wish to learn from me in future? Try and do a questionare about you wish to learn more.

Fjalët që duhet t’i mësoni dhe t’i mbani mend nga ky mësim:

Albanian(shqip) English

Banoj Live, dwell, reside, lodge.

Emri Name, noun

Flas(flasim) Speak, talk, converse, dicourse.

Jetoj Live, be alive, exist, reside, dwell.

Mësim Lesson, teaching, learning

Mësoj Teach, learn.

Mosha Age

Motër(motra) Sister

Njoh Know, rekognize

Njëri-tjetrin Each other

Përgjigje Answer, reply, response

Përsëris Repeat, reiterate, revew.

Pyetje Cuestion, interrogation

Shqip Albanian

Ushtroj(ushtrohem) Exercise, practice, drill.

Vëlla(vëllezër) Brother

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s