Alfabeti shqip
Albanian alphabet
1
Dikush nga ju duhet të më kujtojë alfabetin anglisht (english alphabet)
Për ta mësuar një gjuhë sa më mirë, është e rëndësishme që, krahas shqiptimit të saktë, ta dini ta shkruani dhe ta lexoni atë gjuhë, prandaj është e rëndësishme dhe parësore ta mësoni së pari alfabetin e gjuhës shqipe të cilin po e paraqes më poshtë:
Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 tinguj.
A, B, C, Ç, D, Dh, E, Ë, F, G, Gj, H, I, J, K, L, Ll, M, N, Nj, O, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, U, V, X, Xh, Y, Z, Zh.
Nga këto janë 7 zanore:(vowels)
A(a), E(e). Ë(ë), I(i), O(o), U(u), Y(y).
Këto zanore shqiptohen thjeshtë ashtu siç shkruhen dhe veç në një formë tingëllore.
Le t’i shqiptojmë së bashku si shqiptohen në shqip!
A! E! Ë! I! O! U! Y!
Përsëritini, ju lutem, disa herë secilën zanore që t’i mësoni t’i shqipton bukur e saktë!
Bëni kujdes dhe shqiptojini saktë zanoret Ë dhe Y. Përsëritini, ju lutem, disa herë secilën prej tyre derisa të mos e keni problem shqiptimin e tyre.
2
Bashkëtingëlloret
Bashkëtingëlloret në gjuhën shqipe janë 29 dhe shqiptohen duke i shtuar nga pas secilës prej tyre zanorën ë.
Le t’i shkruajmë në fillim se cilat janë:
B, C, Ç, D, Dh, F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.
Le t’i shkruajmë si mund t’i shqiptojmë:
Bë, Cë, Çë, Dë, Dhë, Fë, Gë, Gjë, Hë, Jë, Kë, Lë, Llë, Më, Në, Një, Pë, Që, Rë, Rrë, Së, Shë, Të, Thë, Vë, Xë, Xhë, Zë, Zhë.
Le t’i përsërisim edhe një herë së bashku duke i shqiptuar korrekt në shqip!
Kini kujdes tek këto bashkëtingëllore kur i shqiptoni:
C, Ç, Dh, G, Gj, J, L, Ll, Nj, Q, Rr, Sh, Th, X, Xh, Z, Zh.
Siç shihet edhe nga paraqitjet e mësipërme disa nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe janë paraqitur me dy shenja(shkronja) dhe këta janë:
Dh, Gj, Ll, Nj, Rr, Sh, Th, Xh, Zh.
Edhe bashkëtingëlloret nuk ndryshojnë në shqiptim në fjalë të ndryshme, por ashtu siç i shohim të shkruara, ashtu duhet t’i shqiptojmë.
Përsërisim edhe disa herë të tjera alfabetin në shqip që të mësojmë mirë si shqiptohen shkronjat e gjuhës shqipe.
Pyetje:
Ku qëndrojnë ndryshimet mes alfabetit shqip dhe alfabetit anglisht?
Sa zanore ka alfabeti shqip?
Sa bashkëtingëllore ka alfabeti shqip?
Si duhet t’i shqiptojmë bashkëtingëlloret e alfabetit shqip?
Cilat janë vështirësitë tuaja që të mundemi t’i shpjegojmë përsëri dhe ju t’i mësoni e kuptoni më mirë?
Ushtrohuni ta lexoni dhe mësoni korrekt përmendësh alfabetin shqip kur të jeni në kohën e lirë.
Fjalë që duhet të mësoni dhe të mbani mend nga ky mësim:
Albanian English
Alfabet Alphabet
Ashtu So
Bashkëtingëllore Consonante
Fjalë Word
Gjuhë Languge, tongue
Kujdes Be careful, care, attention, beware.
Ndryshme Diferent
Ndryshoj Change, alter, modify
Shkronjë Letter, character
Shkruaj Write
Shoh Loock, see, watch.
Shqiptoj Pronounce
Tingull Sound, ring, bell.
Zanore Vowel