From English-në Shqip L.3

Si shkruhen dhe si lexohen fjalët në gjuhën shqipe

Në gjuhën shqipe fjalët lexohen ashtu siç shkruhen pa deformime tingujsh apo shkronjash. Kur kemi mësuar alfabetin, kemi thënë se shkronjat apo tingujt, kanë vetëm një formë shqiptimi dhe nuk dalin në dy apo më shumë forma, prandaj fjalët shqiptohen ashtu siç shkruhen dhe anasjelltas, shkruhen ashtu siç shqiptohen.

Pra në shqip nuk ka deformime në:

-shqiptimin e tingujve: a-ej; e-i; i-aj; u-a; oo-u(y); y-uaj; g-xh; th-dh; c-s; c-k; etj. Pra zanoret nuk deformohen, por shqiptohen veç në formën që i kemi mësuar, po kështu edhe bashkëtingëlloret e ndryshme. Në anglisht shumë fjalë zanoret i shqiptojnë në formë të ndryshme dhe mund të sjell shembullin: dad-ded; daddy-dedi; daily-deili; date-deit; decay-dikei; gap-gep; gape-geip; gaze-geiz; decency-disnsi; dike-daik, diamond-daimënd; do-du; to-tu; too-tu; duck-dak, dye-dai; dynamite-dainemait; etj, por ka edhe bashkëtingëllore që shqiptohen ndryshe në fjalë të ndryshme si: gape-geip; gem-xhem; genera-xhenërë; generic- xhinerik; thank-thenk; than-dhen; that-dhet; ceiling-siling; censor- sensë; claw-klo; cup-kap; doctor-doktor; call-koll; sugar-shugë; sure-shor; etj.

Në gjuhën shqipe lexohen vetëm ashtu siç shkruhen dhe jo me ndryshime tingujsh.

Shikoni si shkruhen dhe lexohen këto në shqip:

datë; ditë; dru; bukë; dorë; them; dhen; gem; cili; cila; dy; dyer; dje; diamant; xham; xhuxh, etj. Pra kështu shkruhen e kështu lrxohen pa pasur asnjë ndryshim tingullor

-mos shqiptim të ndonjë tingulli: Si zakonisht tingulli që ka tendencë për të mos u shqiptuar në anglisht është bashkëtingëllorja r si tek shumë fjalë, por unë po marr disa nga ato si shembull: car-kaa; certain-sëtn; certainly-sëtënli; dagger-degë; gear-gië; far- fa; farm-fam; etj. Por nganjëherë janë edhe disa bashkëtingëllore të tjera që shpesh edhe nuk shqiptohen. Shikoni si shkruhet kjo fjalë night dhe si shqiptohet ajo nait. Pra aty nuk shqiptohe as g dhe as h. Si kjo fjalë ka edhe shumë të tjera si knifenaif; knownou; etj. Në gjuhën shqipe çdo bashkëtingëllore shqiptohet e plotë ashtu siç shkruhet, prandaj gjuha shqipe është e lehtë në këtë shikim, pra në shqiptim dhe në shkrim nuk ka komplekse.

Ushtrime:

Lexojini saktë këto fjalë:

ara; arra; dera; deri; derri; dora; dita; baba; ballë; banoj; banor; bankë; cak; cenim; cep; cili; copë; bukë; cungë; lugë; dy; sy; hyj; lyej; yll, etj.

Mësoni këto fjalë në shqip:

Derë Door

Divan Sofa

Dyshek Mattress

Dhomë Room, chamber

Karrige Chair

Kopsht Garden

Krevat Bed

Kuzhinë Kitchen, cookery

Oborr Yard, courtyard

Shtëpi Hose, home

Tavolinë Table

Disa togfjalësha me këto fjalë:

Dhoma e gjumit Bedroom

Dera e dhomës së gjumit Bedroom’s door

Dhomë ngrënieje Dining room

Dhomë ndenjeje Siting room

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s