From English-në Shqip L.5

Fjalët e mirësjelljes

1

Krahas përshëndetjeve të rastit me njerëzit që na rrethojnë, ne duhet të mësojmë dhe të mbajmë mend disa shprehje të mirësjelljes sonë në shqip. Ju mund t’i dini mirë të gjitha fjalët dhe shprehjet e mirësjelljes në anglisht dhe fare mirë mund të mësojmë si përdoren në shqip. Të tilla janë:

Në shqip                                                                 In English

Ju lutem.                                                               Please.

Ju faleminderit.                                                   Thank You.

Kënaqësia ime.                                                           My pleasure.

Gëzohem që u pamë!                                          Nice to see You!

Gëzohem që u njohem!                                       Nice to meet You!

Fjalët dhe shprehjet e mësipërme në shqip mund të shprehen edhe me forma të tjera në komunikim me njerëzit që na rrethojnë. Kur i kemi shumë të afërm dhe në marrëdhënie familjare, u drejtohemi në njëjës si: Të lutem! ose Të falemnderit! Por edhe shprehjet e tjera mund të paraqiten me këto forma: Ishte kënaqësia ime…, ose Kam kënaqësinë t’ju them….., Me të gjithë kënaqësinë time; Ishte kënaqësi që të pashë; Ishte kënaqësi që u takuam; Është kënaqësi me u njohtë me ty! Etj.

Pra në gjuhën shqipe përdoren të dyja format kur u drejtohemi të tjerëve me fjalë dhe shprehje të mirësjelljes dhe kryesisht në:

Shumës kur u drejtohemi:

1- Dy ose më shumë personave;

2- Personave që nuk i kemi të afërm apo të njohur të zakonshëm, ose nuk janë miq apo shokët tanë të afërt;

3- Personliteteve shtetërore ose personaliteteve VIP.

Njëjës kur i drejtohemi një personi të afërm apo që e kemi shok ose mik dhe që kemi një komunikim të zakonshëm dhe konfidencial.

2

Por ne shpesh kemi nevojë t’u drejtohemi të tjerëve për një ndihmë të veçantë. Në këto raste duhet që të mos i harrojmë edhe fjalët dhe shprehjet e mirësjelljes si: Të(ju) lutem, a mund të më tregoni se ku gjendet stacioni i trenit?  When we ask about train station

Të lutem a mund të më tregosh se ku mund ta marr një taksi?  When need a taxi

Të lutem a mund të ma tregosh se ku mund ta gjej këtë adresë?  About any address

A mund ta përdor librin tuaj, të lutem?  When we claim for a book to friends

Pra edhe kur kërkojmë një ndihmë, ashtu si edhe në anglisht, ne duhet t’i drejtohemi dikujt me mirësjellje dhe pastaj të pyesim se çfarë dëshirojmë të dimë a të kemi si favor nga dikush.

Pyetje dhe detyra:

Si i drejtoheni njëri-tjetrin për një ndihmë?

Si e falenderoni një person për një favor apo ndihmë?

Provoni të përdorni sa më shpesh fjalët e mirësjelljes në shqip.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s