From English-në Shqip L.6

Të mësojmë numrat në shqip

1

Së bashku me fjalët në shqip ne na duhet të mësojmë edhe si fliten apo shkruhen me fjalë edhe numrat. Për këtë arsye ne po mësojmë sot si shqiptohen numrat sipas radhës së tyre, prandaj ju lutem mësojini saktë si shqiptohen në shqip ata. Është e rëndësishme t’i mësoni si shqiptohen e si shkruhen, pasi numrat na duhet që t’i shqiptojmë vetë, ose t’i dëgjojmë edhe prej të tjerëve në shumë raste dhe për shumë arsye të ndryshme. Për t’i mësuar numrat në shqip, duhet të shpenzojmë më shumë se një apo dy orë mësimi, prandaj ndajeni edhe këtë mësim sipas mundësive tuaja për ta fiksuar shqiptimin e saktë të tyre në memorien tuaj.

1-një;

2-dy;

3-tre;

4-katër;

5-pesë;

6-gjashtë;

7-shtatë;

8-tetë;

9-nëntë;

10-dhjetë;

11-njëmbëdhjetë;

12-dymbëdhjetë;

13-trembëdhjetë;

…………. Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

19-nëntëmëdhjetë;

2

Nga njëzet deri në 100

20-njëzet;

21-njëzet e një;

22-njëzet e dy;

………………...25-njëzet e pesë

…………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

29-njëzet e nëtë;

30-tridhjetë;

31-tridhjetë e një;…….; 37 tridhjetë e shtatë;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

39-tridhjetë e nëntë; 

40-dyzet, por edhe katërdhjetë;

41-dyzet e një;……; 46 dyzet e gjashtë;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

49-dyzet e nëntë;

50-pesëdhjetë;……; 58 pesëdhjetë e tetë;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

60-gjashtëdhjetë;

61-gjashtëdhjetë e një;……; 64 gjtëdhjetë e katër;……; 72-shtatëdhjetë e dy………; 85-tetëdhjetë e pesë;…..;88-tetëdhjetë e tetë;…….; 97-nëntëdhjetë e shtatë;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

99-nëntëdhjetë e nëntë;

100- njëqind

3

Vazhdim me numrat nga 101 e sipër

101-njëqind e një;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

200-dyqind;

201-dyqind e një;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

299-dyqind e nëntëdhjetë e nëntë;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë numrat që mungojnë këtu?

999-nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë;

1 000-një mijë

1 001-një mijë e një

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë disa nga numrat që mungojnë këtu?

1 099-një mijë e nëntëdhjetë e nëntë;

………………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë disa nga numrat që mungojnë këtu?

10 000-dhjetëmijë

…………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë disa nga numrat që mungojnë këtu?

1 000 000-një milion

…………..Ju lutem, a mund t’i thoni ju vetë disa nga numrat që mungojnë këtu?

1 000 000 000-një miliard etj.

Nuk është e nevojshme t’i thoni të gjithë numrat në shqip, por t’i mësoni si shqiptohen e si shkruhen ata.

Duhet të keni parasysh se numrat në English, sidomos kur janë me tri apo më shumë shifra shpesh e si zakonisht shqiptohen të ndarë sipas shifrave, ndërsa në shqip gjithmonë shkruhen dhe shqiptohen si një fjalë e vetme. Si shembull po paraqes këto numra:

In English: 368 three six eight; 527 five two seven; etc.

Në shqip: 368 treqind e gjashtëdhjetë e tetë; 527 pesëqind e njëzet e shtatë; etj.

Ushtrime dhe detyra:

Provoni të shkruani një numër çfarëdo dhe shqiptojeni saktë në shqip.

Si shqiptohen këta numra?

15; 28; 32; 33; 44; 45; 51; 57; 107; 177; 173; 209; 439; 1 037; 3602; 15 238.

Përpiquni t’i shkruani me fjalë numrat e mësipërm dhe ku të keni vështirësi pyesni të tjerët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s