From English-në Shqip L.8

Si mund të pyesim të tjerët për diçka që duam të dimë

1

Kur jemi në rrugë, apo në ndonjë vend tjetër dhe duam të pyesim për orën, mund t’i drejtohemi dikujt kështu:

Ju lutem, sa është ora?

Përgjigjja:

Ora është shtatë e një çerek për 7:15, ose

Ora është katër e gjashtëmbëdhjetë minuta për 4:16, ose

Ora është tetë pa njëzet e pesë minuta për 7:35, ose

Ora është dhjetë e gjysëm për 10:30.

Pra, kur ora nuk e ka kaluar X:30 gjithnjë themi:

Ora është (një numër që shënon orën) e (numrin që shënon minutat).

Kur ora e kalon X:30 gjithnjë themi:

Ora është (numri që pritet të shënojë ora pas disa minutash) pa (numrin e minutave që duhen për ta plotësuar orën). Kështu për këto shifra që përcaktojnë kohën themi:

9:46-themi: Ora është dhjetë pa katërmbëdhjetë (minuta), pasi duhen edhe 14 minuta që ora të bëhet 10:00.

5:37-themi: Ora është gjashtë pa njëzet e tre (minuta), pasi duhen edhe 23 minuta që ora të shkojë 6:00.

4:55-themi: Ora është pesë pa pesë, pasi duhen edhe 5 minuta që ora të shkojë 5:00.

Shikojini me kujdes si i kemi shkruar përgjigjet e para. E kemi vënë në kllapa fjalën minuta, pasi edhe mund ta përdorim, por edhe po nuk e thamë, nuk ndryshohet kuptimi i përgjigjes.

Pyetje dhe ushtrime:

Si mund t’i drejtohemi dikujt për ta ditur kohën?

Cilat mund të jenë përgjigjet kur ora është: 3:13; 6:27; 8:22; 12:15?

Si mund të përgjigjemi kur ora është: 2:34; 11:41; 10:30; 10:47?

Ushtrohuni duke dhënë përgjigje për këto raste kohësh:

3:03; 9:12; 1:56; 5:15; 7:30; 8:26; 8:36; 4:45.

2

Kur ndodhemi në një dyqan dhe duam të blejmë diçka pyesim:

Ju lutem, sa kushton kjo (xhaketë, triko, këmishë, apo pallto)? (ne mund të pyesim duke treguar vetëm per njërin artikull)

Përgjigjja mund të jetë:

Kjo xhaketë kushton nëntë mijë e pesëqind lekë(9 500 lekë).

Kjo këmishë kushton 500(pesëqind) lekë.

Kjo triko kushton 1 200(një mijë e dyqind) lekë

Pyetni njëri-tjetrin duke u vendosur në rolet e blerësit dhe tjetri të shitësit për gjëra që dëshironi të blini në një dyqan.

Ushtrohuni me pyetje dhe përgjigje për ta mësuar mirë komunikimin në shqip.

Mundet të pyesim edhe kështu:

Sa është çmimi i këtij artikulli? Ose Sa e ka çmimin ky artikull?

Përgjigjja mund të jetë: Çmimi i këtij artikulli është….; Ky artikull e ka çmimin…..!

Ushtrohuni me pyetje e përgjigje për çmime artikujsh të ndryshëm në një dyqan!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s