Të mësojmë emërtimet e objekteve që na rrethojnë:
Artikuj shtëpiake
1
Thuani emrat e disa objekteve shtëpiake!
Cilat nga këto dini t’i thoni në shqip?
A mund të formoni fjali në shqip me ata emra që i dini në shqip
Shikoni këto emra dhe mundohuni t’i thoni e t’i mësoni në shqip
Door Derë;
window dritare;
sofa divan;
chair karrige;
kitchen kuzhinë;
table tavolinë;
spoon lugë;
fork pirun;
dish pjatë;
worktop banak;
sink lavaman;
dishwasher lavapjatë;
washing-machine lavatriçe;
shelf raft;
staircase shkallë;
bedroom dhomë gjumi;
sitting-room dhomë ndenjeje;
bed krevat;
mattress dyshek;
sheet çarçaf;
pillow(cushion) jastëk;
quilt jorgan;
blanket batanije ;
house shtëpi;
office zyrë;
garden kopsht;
yard(courtyard) oborr.
Ndërtoni disa fjali me disa nga emërtimet e mësipërme duke i forrmuar fillimisht në anglisht dhe pastaj thuajini në shqip.
Pyetni të tjerët si quhen në shqip objektet e tjera shtëpiake apo që ju rrethojnë dhe pastaj përpiquni t’i shqiptoni saktë.