Përdorimi i gabuar i disa emrave dhe i përemrit “kush”

 

Tom Gjokhilaj

A- Dagenham fotoGjuha shqipe është pasuria më e vyer që na lanë trashëgim brez pas brezi të parët tanë, ndaj ne na bie për detyrë, jo vetëm ta ruajmë atë si gjënë më të shenjtë që na identifikon si komb, por edhe të kujdesemi qe ta trashëgojmë atë tek brezat e rinj sa më të pastër e sa më të saktë. Në pamjen e parë dikush mund të thotë: “Epo ne ashtu po veprojmë dhe po e lëmë trashëgim ashtu siç na e lanë të parët tanë e këtu s’ka vend për vërejtje e ankesa.”

Vazhdoni leximin e Përdorimi i gabuar i disa emrave dhe i përemrit “kush”

Rreth përdorimit të gabuar të disa foljeve në të folurin e përditshëm

A-IMG_1252

Në përgjithësi norma letrare është vendosur dhe pranuar nga të gjitha trevat shqipfolëse aty nga viti 1973 në Kongresin Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe edhe pse duhet thënënë se me qenë se u vu mbi bazat e toskërishtes dhe pati mjaft rezerva nga individë dhe gjuhtarë që i përkisnin trevave të tjera të gegërishtes. Edhe unë për vetën  time kam pasur gjithmonë rezervat e mia për këtë çështje për disa arsye, por, gjithësesi, jemi të detyruar ta pranojmë normën letrare të ngulitur tashmë në të gjitha strukturat e gjuhës së shkruar dhe të folur në të gjitha trevat shqipfolëse.

Vazhdoni leximin e Rreth përdorimit të gabuar të disa foljeve në të folurin e përditshëm